|
Beogradi "tė ketė qasje pragmatike nė Kosovė"
|
|||||||||||||||||||||||
Ish i dėrguari i posaēėm i BE-sė pėr Kosovėn, ambasadori Wolfgang Petritsch ka deklaruar se tensionet nė Mitrovicė do tė vazhdojnė
gjithnjė pėrderisa tė mos ketė njė zgjidhje pėrfundimtare tė problemit tė Kosovės.
Nė njė intervistė pėr BBC-nė, ambasadori Petritsch tha se problemi nė Mitrovicė ėshtė problem i sigurisė i cili pa masa tė
sigurisė tė ndėrmarra nga BE-ja, e mbėshtetur nga NATO, nuk do tė mund tė kontrollohet dhe nuk do tė mund tė shmangen incidentet.
Petritsch tha se Beogradi nuk do tė pėrafrohet me BE-nė derisa nuk ka njė shkallė tė bashkėpunimit dhe tė pranimit tė njė niveli tė fakteve nė terren dhe shtoi se Beogradi duhet tė tregojė njė qasje pragmatike, qė tė mos inkurajojė dhunėn nė Kosovė, kudoqoftė. Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zotin Petritsch dhe fillimisht i kėrkoi njė vlerėsim se ku i sheh ai problemet nė veri tė Kosovės nė kėtė kohė? Petritsch: Janė disa probleme. Natyrisht krejt kjo duhet parė me sfondin se Mitrovica do tė mbetet vatėr e krizės pėr shumė vjet tė ardhshme, gjithnjė pėrderisa problemi i Kosovės tė mos jetė zgjidhur plotėsisht dhe kam frikė se kjo nuk do tė ndodh pėrpara se i gjithė rajoni tė bėhet pjesė e BE-sė. Pėrderisa ky tė jetė njė problem i sigurisė ėshtė me rėndėsi tė vendosen plotėsisht trupat e domosdoshme dhe mbi tė gjitha BE-ja ka filluar tanimė tė mbikėqyrė operacionet policore nė Kosovė, por kjo duhet tė zbatohet sepse nuk ėshtė ende plotėsisht operacionale. Unė besoj, sikur e thash, njė problem i sigurisė qė do tė mbetet i tillė gjithnjė pėrderisa problemi i Kosovės nuk zgjidhet plotėsisht. BBC: Pra do tė shohim njė pranverė tė nxehtė sivjet, siē ėshtė paralajmėruar? Petritsch: Nuk do tė duhej tė profetizohej nė kėtė ēast, por duhet tė jemi realist se pa masa tė sigurisė tė ndėrmarra nga BE-ja, me mbėshtetje tė trupave tė NATO-s, nuk do tė jetė e lehtė tė kontrollohen dhe tė shmangen ato incidente. Ėshtė me rėndėsi tė rivendoset rendi dhe ligji, tė ndiqen autorėt, tė pėrcaktohet se kush janė ata, dhe kjo I takon policisė. Nė nivelin politik ndėrkaq, duhet tė provohet tė bisedohet shtruar me udhėheqėsit politikė gjithandej, filluar nga Beogradi e nė Prishtinė dhe mbi tė gjitha nė Mitrovicė. Nėse do tė ketė njė pėrpjekje tė pėrbashkėt dhe tė koordinuar, nga tė gjithė nivelet e vendimarrjes politike, do tė jetė e mundur tė arrihet njė hap drejt vendosjes sė njė gjendjeje tė qėndrueshme atje. BBC: Por ambasador, Mitrovica ėshtė qytet i ndarė. Institucionet e Kosovės nuk kanė kontroll atje. Ēfarė roli luan Beogradi tani? Petritsch: Pėrfundimisht Beogradi ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm atje dhe jo gjithmonė rol konstruktiv. Mendoj kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn BE-ja duhet tė komunikojė me Beogradin me qėndrimin se devijimi nga bashkėpunimi jo i lehtė, pra devijimi nga kjo do tė ketė pasoja politike pėr Serbinė. Beogradi nuk do tė pėrafrohet mė BE-nė derisa nuk ka njė shkallė tė bashkėpunimit dhe tė pranimit tė njė niveli tė fakteve nė terren, dhe unė kėtu nuk po flas pėr njė njohje formale nga Beogradi sė shpejti, por duhet tė kėtė njė qasje pragmatike nga ana e Beogradit qė tė mos inkurajojė dhunėn nė Kosovė, kudoqoftė, meqė ka edhe pjesė tė tjera tė Kosovės ku jetojnė serbėt meqė ata janė tė varur nga konsolidimi i kushteve te jetesės dhe atyre politike. BBC: Por EULEX-i ėshtė i pranishėm nė veri. A nuk ka ardhur koha qė ky mision tė marr pėrsipėr pėrgjegjėsinė dhe tė kontrollojė plotėsisht veriun? Petritsch: Ėshtė e qartė se EULEX-i duhet tė marrė udhėheqjen nė kėtė rast, por ai nuk ėhstė plotėsisht operacional ende dhe ky ėhstė problemi politik tė cilin ne tė gjithė e dimė qė ka ēuar drejt kėsaj situate tė palakmueshme. Por, nė fund do tė jetė EULEX-I njė forcė udhėheqėse dhe njė forcė kryesore e vendosjes sė rendit dhe tė ligjit gjithandej pėrfshirė edhe Mitrovicėn. BBC: Mė lejoni njėherė mė keni thėnė se problemi i Mitrovicės duhet tė zgjidhet sipas modelit tė Bėrēkos. Mendoni ende se ka njė ndėrlidhje mes kėtyre dy ēėshtjeve? Petritsch: Ajo qė kam dashur tė vė nė pah, dhe qė ėshtė keqkuptuar kur ėshtė komentuar pastaj, Bėrēko ishte njė vatėr krize e problemit tė Bosnjės. Ajo u zgjiudh shumė mė vonė se Dayton-i dhe nuk u pėrfshi nė marrėveshje, por pastaj lėvizi shumė shpejt drejt pėrmirėsimit tė situatės. Kjo ėshtė ajo qė kam menduar. Pra njė qasje e ndėrmarrė atje, dhe natyrisht ishte njė qasje shumė mė e pėrqėndruar e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Bėrēko, kjo si njė model i aplikuar nė situatėn konkrete nė veriun e Kosovės mund tė informojė mbase vendimarrėsit nė Bruksel se si tė procedohet. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||