|
Kush ėshtė fajtor pėr Mitrovicėn
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Qeveria e Kosovės ka ndarė 100 mijė euro pėr kompensimin e dėmeve nė pronat e shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės qė u dogjėn
fundjavėn e kaluar nga njė grup serbėsh.
Nė njė numėr incidentesh qė kanė ndodhur ditėt e fundit nė veri tė Mitrovicės iu ėshtė vėnė flaka disa dyqaneve tė shqiptarėve, ndėrsa si pasojė e mjeteve shpėrthyese janė lėnduar gjashtė zjarrfikės serbė. Situata nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės vazhdon tė mbetet e tensionuar, por nėn kontrollin e KFOR-it dhe EULEX-it qė kanė shtuar praninė e tyre nė veri. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, thotė pėr BBC-nė se pėrmes kompensimit tė dėmeve materialeve qė iu janė shkaktuar pronave tė shqiptarėve, qeveria synon tė nxisė normalizimin e jetės pėr banorėt e atjeshėm. "Ėshtė njė stimulim pėr tė rikthyer punėn dhe jetėn nė atė pjesė, ėshtė njė pėrkujdesje pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės nė cilėndo pjesė tė territorit, sikur qė ėshtė edhe njė pėrkushtim politik pėr Kosovėn, pėr qytetarėt dhe ēdo pjesė tė saj", u shpreh ai nė njė intervistė pėr BBC-nė. Zėvendėskryeministri Kuēi tha se pėrveē shtimit tė masave tė sigurisė nė veri tė Mitrovicės, qeveria ėshtė nė bisedime me autoritetet ndėrkombėtare, nga tė cilat ka kėrkuar qė tė shtojnė presionin ndaj Serbisė pėr tė ndalur nxitjen e veprimeve tė dhunshme nė Kosovėn Veriore. "Qeveria ėshtė duke i marrė tri masa paralelisht, nė radhė tė parė me organet e rendit nė Kosovė duke rritur shkallėn e gatishmėrisė sė tyre, nė koordinim tė plotė me KFOR-in dhe EULEX-in. Angazhimi i dytė ėshtė qė tė ketė koordinim dhe kontakt tė plotė me qytetarėt e pėr t'i stimuluar qė tė vazhdojnė jetėn atje, pėr tė mos pasur panik dhe pėr tė rritur shkallėn e besimit nė institucionet vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė. Angazhimi ynė i tretė janė kontaktet me bashkėsinė ndėrkombėtare duke kėrkuar qė tė bėhet presion nė qeverinė e Beogradit, qė tė mos bėjnė veprime destruktive dhe tė dhunshme nė territorin e Republikės sė Kosovės", tha zoti Kuēi. Opozita ndėrkaq ka dalė me njė propozim konkret pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė veri tė Mitrovicės dhe parandalimin e incidenteve tjera. Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, ka propozuar hapjen e tri nėnstacioneve policore nė lagjet e banuara me shqiptarė nė veri tė Kosovės. Kjo, sipas tij, nuk do tė shkaktonte ndarje mes komuniteteve, por do tė krijonte njė brez tė sigurisė mė tė madhe, ku nuk do tė mund tė ndodhnin incidente pėr shkak tė pranisė mė tė madhe tė policisė sė Kosovės. "Ky veprim do tė mund tė zhvillohej nė harmoni me EULEX-in qė ėshtė prezent nė veri, me forcat e KFOR-it, nė mėnyrė qė njė pjesė tė asaj qė quhet rend tė ndodhė drejtpėrdrejt dhe tė garantohet prona, jeta e njerėzve, por edhe tė evitohen incidentet e mundshme ēfarė i kemi parė kėto ditė", tha z. Haradinaj. Ai kritikoi autoritetet e Beogradit tė cilat, siē tha, pėrmes shfrytėzimit tė kartave tė tyre ekstremiste nė Kosovė, po pėriqen ta destabilizojnė gjendjen dhe ta pengojnė pavarėsimin e plotė tė vendit. Lideri opozitar tha se pėrveē thirrjeve tė institucioneve tė Kosovės bėrė qytetarėve pėr vetpėrmbajtje nga dhuna, duhet tė ndėrmerren masa konkrete pėr tė garantuar sigurinė e tė gjithė qytetarėve. "Nėse ne e lėmė veriun vetėm me thirrjen pėr vetpėrmbajtje duhet ta kemi parasysh se qytetarė tė caktuar mund tė vetpėrmbahen, por poashtu qytetarė tjerė mund ta kenė agjendė provokimin e incidenteve nė vazhdimėsi. Kėsisoji pėrmes thirrjeve pėr vetpėrmbajtje ne nuk sigurojmė rend, ligj dhe qetėsi, por mund tė kemi pėrkeqėsim ė gjendjes", deklaroi tė hėnėn kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj. Reagimet serbe Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, i ka dėrguar njė notė proteste bashkėsisė ndėrkombėtare lidhur me incidentet e fundit nė veri tė Mitrovicės. Nė njė letėr drejtuar anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mon dhe presidencės ēeke tė BE-sė, zoti Tadiq ka thėnė se KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanė reaguar me kohė pėr tė parandaluar, siē ėshtė shprehur ai, sulmin mbi serbėt. Presidenti Tadiq thekson nė letrėn e tij se "autoritetet e Kosovės dhe ekstremistėt shqiptarė po pėrpiqen qė me dhunė tė provokojnė konflikte me serbėt, nė mėnyrė qė tė pengojnė zbatimin e marrėveshjes gjashtėpikėshe ndėrmjet Kombeve tė Bashkuara dhe Serbisė, qė ėshtė kundėrshtuar nga Prishtina". Nė njė reagim tjetėr lidhur me zhvillimet nė Mitrovicė, Sekretari Shtetėror serb pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq, i ka deklaruar medias nė Beograd se Qeveria e Serbisė duhet ta ndėrrojė udhėheqjen e spitalit nė pjesėn veriore tė Mitrovicės pėr shkak se komandantit tė forcave tė KFOR-it "Veri", Mishel Jakovlev,nuk i ėshtė lejuar t'i vizitojė tė tė dielėn lėnduarit nė incidentet e fundit qė kanė ndodhur nė Mitrovicė dhe kėtė e ka quajtur skandal diplomatik. Sipas Ivanoviqit, kur merret parasysh se KFOR ėshtė institucion i vetėm kredibėl, se ata po thėrriten tė intervenojnė sa here qė ndodh ndonjė incident, kur merret parasysh se Serbia ka marrėdhėnie tė ērregulluara me NATO-n dhe po orvatet t'i pėrmirėsojė, nė njė situatė tė tillė ėshtė e palejueshme njė manifestim autarkie. Komandantiti i forcave shumetnike tė KFOR-it nė sektorin verior, tha se mbi gjysmė ore kishte pritur lejen pėr tė vizituar tė plagosurit, por se kėrkesa e tij nuk ishte plotėsuar. Ndėrkohė, Kėshilli Nacional Serb nė veri tė Mitrovicės ka fajėsuar shqiptarėt pėr incidentet e fundit nė qytetin e etnikisht tė ndarė. Kryetari i kėtij kėshilli, Milan Ivanoviq, u ka bėrė thirrje qytetarėve serbė qė tė qėndrojnė tė qetė dhe tė mos i pėrgjigjen provokimeve eventuale tė shqiptarėve. "Ne nga ana jonė duhet tė bėjmė krejt ēka ėshtė e mundur, t'i thėrrasim UNMIK-un dhe KFOR-in qė tė bėjnė atė qė ėshtė punė e tyre, tė ofrojnė siguri, tė vendosin pikė- kontrolli nė vendet e duhura qė shėnojnė vijat e ndarjes etnike. Ata tani po e kontrollojnė tani gjendjen nė rrugėn ndėrmjet Mitrovicės dhe Zveēanit, sikur tė ishin kryer sulmet nga ajo anė, e jo nga ana e shqiptarėve. Ne ftojmė autoritetet tona nė Beograd qė tė reagojnė tė bashkuar dhe tė gjithė sė bashku, nė nivelin qėndror dhe lokal, tė japim kontributin tonė pėr qetėsimin e gjendjes", tha z.Ivanoviq. Nga ana tjetėr, njė pėrfaqėsuese tjetėr e serbėve, Rada Trajkoviq, ka drejtuar gishtin tek vet serbėt pėr tensionimin e gjendjes nė Mitrovicė. Zonja Trajkoviq tha se nė mesin e shqiptarėve ka gjithmonė ekstremistė qė dėshirojnė tė provokojnė incidente, por nėnvizoi se kėsaj radhe kanė qenė vet serbėt ata qė kanė gjuajtur bombė nė drejtim tė zjarrfikėsve dhe kanė sulmuar ekipin e gazetarėve tė televizionit lokal serb, Most nė veri tė Mitrovicės. Rada Trajkoviq kėrkoi nga qeveria serbe qė tė parandalojė pėrfshirjen e faktorit serb nė destabilizimin e situatės. |
LOKALE
Tirana reagon ndaj zhvillimeve nė Mitrovicė06 janar 2009 | Faqja Kryesore
Situatė e tensionuar nė Mitrovicė05 janar 2009 | Rajoni
Protesta pas plagosjes sė serbit nė Mitrovicė30 dhjetor 2008 | Rajoni
Shtohen masat e sigurisė nė Veri03 janar 2009 | Faqja Kryesore
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||