|
Sarajeva e sotme
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Sarajeva ėshtė kryeqyteti i Bosnjė dhe Hercegovinės. Qytet karakteristik ku kultura orientale dhe oksidentale ėshtė e pranishme
kudo. Por a ka mundur ky qytet me arkitekturė tė larmishme qė tė integrojė njerėzit. Kanė kaluar 13 vjet nga konflikti atje,
e megjithatė njerėzit flasin ende pėr luftėn.
Nė pjesėn e dytė tė serialit pėr Bosnjė dhe Hercegovinėn, korrespondenti i BBC-sė Nazim Rashidi, sjell njė pamje tė Sarajevės, dhe vizionet e qytetarėve tė saj. Nė qendėr tė Sarajevės zhvillohej njė protestė e qetė, ku dhjetra vetė nė radhė janė duke firmosur njė dokument nė tė cilin thuhet se ata dėshirojnė qė tė cilėsohen si "qytetarė tė Bosnjė dhe Hercegovinės", dhe jo si "boshnjakė", "serbė" apo "kroatė". Sarajeva pėrfaqėson kryeqendrėn e Bosnjė dhe Hercegovinės, dhe nga njerėzit dėgjuam se si e tillė, prej saj pritet qė tė dalin nisma tė tilla unifikuese. Unė i pyeta disa prej tyre se pse kishte nevojė pėr njė protestė tė tillė? "Kjo do tė thotė se njerėzit qė jetojnė nė Bosnjė dhe Hercegovinė dhe qė duan tė jenė boshnjako-hercegovas, nuk duan tė konsiderohen si "tė tjerėt". Sipas Kushtetutės nėse e quan veten boshnjako-hercegovas, konsiderohesh si pakicė etnike, nė vendin qė quhet Bosnjė dhe Hercegovinė", thotė njė protestues. "Dėshira ime ėshtė qė nė regjistrimin e ardhshėm tė popullsisė, tė ketė mundėsi qė tė deklarohem boshnjako-hercegovase. Tani mund tė jesh ose serb, kroat ose boshnjak, ose "tė tjerėt", thotė njė protestuese. "Sipas Kushtetutės nuk ka mundėsi tė deklarohesh boshnjako-hercegovas", thotė njė i ri tjetėr qė rri nė radhė pėr tė firmosur peticionin. "Ndihem dhe dua tė deklarohem si qytetar i Bosnjės dhe jo si boshnjak, serb apo kroat" "Ky ėshtė vetėm fillimi, qė pėr kėtė tė fillohet tė flitet nė media", thotė njė vajzė tjetėr. "Ėshtė budallallėk qė kėtu tė ndahemi si serbė, kroatė apo boshnjakė. Tė paktėn unė kėshtu mendoj", thotė njė grua mė nė moshė. Protesta zhvillohej nė qendėr, dhe duke ecur nė rrugėn e cila ėshtė vetėm pėr kalimtarė, fiton pėrshtypjen e qytetit. Godinat janė tė stilit perėndimor, disa prej tyre janė mė tė vjetra, qė reflektojnė periudha tė kaluara historike. Tė tjerat janė mė moderne dhe karaketristike pėr periudhėn e ish-Jugosllavisė, dhe nė njė moment ndodh pėrplasja me ndėrtimet karakteristike tė periudhės otomane. Pėrpara tė del Bash Ēarshia, krenaria e qytetit, ku ka shumė dyqane tė vogla, me shtėpi tė ulta njė ose dy katėshe, ku shiten sende artizanale, ėmbėlsira si dhe qebapė, byrekė dhe suxhukė tradicional. "Kjo pamje pėrplot ngjyra, gjallėri dhe kultura duhet shfrytėzuar qė tė bashkojė etnitė e ndryshme nė Sarajevė, por dhe nė gjithė Bosnjė dhe Hercegovinėn,"- thotė Haris Pashoviq, regjisor i njohur teatri, sipas tė cilit nė shoqėrinė e vendit tė tij nuk mjafton vetėm pajtimi politik. "Medoj se ėshtė po aq i rėndėsishėm, si pajtimi politik edhe komunikimi nė sferat e ndryshme tė jetės. Ajo qė unė mund tė bėj ėshtė tė kontribuoj nė fushėn ku punoj: nė fushėn e artit". "Kjo fushė ėshtė publike, kemi ndikim dhe mendoj se ėshtė legjitime, dhe se ėshtė njė detyrė e imja, qė tė shfrytėzoj pozicionin tim publik, pėr tė promovuar dhe pėr tė theksuar ato vlera tek tė cilat unė besoj dhe tė cilat janė tė drejta nga aspekti civilizues", thotė regjisori Pashoviq. Ai flet pėr njė afrim, sepse njerėzit nė Bosnjė dhe Hercegovinė, pra edhe nė Sarajevė, flasin ende pėr luftėn e viteve 90, e cila pėrfundoi 13 vjet mė parė. Gjurmėt e saj mund t'i shohėsh ende nė fasadat e godinave. Lufta ėshtė referencė pėr gjithēka. Periudhėn katėrvjeēare tė rrethimit tė Sarajevės dhe vėshtirėsitė i kujton thuajse ēdo njeri. Qyteti u mbajt gjallė nga njė tunel, qė u hap nga vetė qytetarėt dhe pėrmes tė cilit lidheshin territoret nėn kontrollin boshnjak. Thuajse tė gjithė tė sugjerojnė vizitė tek tuneli, i cili ndodhet nė lagjen periferike Butmir. Tė pret njė derė e vogėl e njė shtėpie. Nuk pret qė brenda saj tė fshihet tuneli. Por tek shtėpia gjurmėt e konfliktit janė tė qarta. Fasada e shtėpisė poshtė tė cilės ėshtė tuneli ka shumė gjurmė plumbash.
Tuneli tani ėshtė shndėrruar nė njė mini muze, i cili menaxhohet nga Familja Kolar, poshtė shtėpisė sė tė clėve ai u ndėrtua. Njė djalė i ri tek tė njėzetat thotė se gjatė luftės ka kaluar pėrgjatė tunelit. "Nuk di ē'tju them. Ndihesha i sigurtė. Atėherė nuk kuptoja ēdo tė thotė tė ecėsh nė ujė, kurse nga ana e majtė ishin kabllot qė furnizonin gjithė qytetin me energji elektrike, dhe nė anėn e djathtė tubat e naftės gjithashtu pėr furnizimin e qytetit. Sipėr teje fluturonin avionėt. Nė atė kohė nuk mendoja, por vėrtet ishte njė bombė e madhe qė nuk shpėrtheu", thotė njė nga anėtarėt e familjes Kolar. Pranė tunelit ishin edhe disa banorė tė tjerė tė lagjes periferike Butmir. Njėri prej tyre tregon eksperiancat e kalimit tė tunelit: "Kur gjendeni nė njė qytet tė rrethuar ku vritet nė ēdo mėnyrė jeta, ndėrmerr hapa ekstremė. Nuk kishim ujė, energji elektrike, gaz. Nuk kishim asnjė gjė. Tuneli ishte rruga e shpėtimit, rruga e jetės". Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se sa tė freskėta njerėzit i kanė kujtimet nga lufta edhe pas 13 vjetėsh. Nė njė cep tjetėr tė qytetit tė Sarajevės, nė lagjen "Fusha e Ali Pashės" ėshtė familja serbe Radanoviq. Prej disa vjetėsh janė rikthyer nė Sarajevė qė dominohet nga boshnjakėt. Thonė se nuk do ta ndėrronin me asnjė vend Sarajevėn. Pėr tė vetmet probleme qė flasin, janė ato ekonomike. "Nuk ka pėrparim ekonomik. Nuk flitet mė pėr problemet etnike. Nga aspekti ekonomik shteti nuk shkon pėrpara. Mbase ėshtė mė keq se sa vitet e para pas luftės, edhepse ndoshta kjo ėshtė normale, sepse pas luftės dukej sikur kishte njė zhvillim, kurse tani gjithēka ka ngecur". "Mbase njerėzve u ka mbetur vetėm tė jenė optimistė. Ata s'kanė mundėsi tė bėjnė gjė tjetėr dhe vetėm shpresojnė. Por nėse do tė ketė ndryshim, me kėta politikanė qė janė nė skenė qė nga viti 1992, nuk e di", thonė anėtarėt e familjes Radanoviq. Ē'ėshtė e vėrteta, pėrgjithėsisht kur flet me qytetarėt e Sarajevės problem kryesor pėr tė gjithė ėshtė situata ekonomike dhe gjendja e pa perspektivė. Tė gjithė kanė si referencė periudhėn e para dhe tė pas luftės. Tė gjithė flasin pėr pasojat e konfliktit dhe ėshtė e qartė se ata janė ende tė prekur prej saj. Ajo qė mė bėn pėrshtypje ėshtė intensiteti me tė cilėn pėrmendet kjo periudhė edhe pas 13 vjetėsh. Regjizori Haris Pashoviq, ėshtė njėri prej tyre qė gjithashtu flet pėr luftėn, por jep dhe shpjegimin se pse. "Nuk mund tė mos flasėsh pėr jetėn tėnde. Lufta ėshtė jeta jonė. Ajo nuk ėshtė vetėm jeta jonė, por edhe lufta ėshtė jeta jonė. Lufta ėshtė periudha mė e rėndėsishme e jetės time. Unė nuk kam nevojė qė ta harroj kėtė pjesė tė jetės, por njėkohėsisht unė nuk dua tė jetoj vetė nė atė pėrvojė, dua tė jetoj nė tė tashmen, tė lėviz dhe tė shkoj pėrpara", thotė z.Pashoviq. Sarajeva tė rrėmben, bukuria ėshtė tek stilet dhe kulturat e ndryshme. Njerėzit janė pozitivė, dhe plot me humor, siē edhe
njihen. Por ende me shenja tė dukshme nga plagėt qė ka lėnė lufta. |
LOKALE
Sfidat e Bosnjės dhe Hercegovinės 06 janar 2009 | Rajoni
Nė Banja Llukė, kryeqendrėn serbe07 janar 2009 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||