BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 05 janar 2009 - 10:04 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Situatė e tensionuar nė Mitrovicė
 

 
 
Arkiv
Ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, u ka bėrė thirrje autoriteteve ndėrkombėtare nė Kosovė qė tė parandalojnė, siē ka thėnė ai, provokimet dhe pėrshkallėzimin e konfliktit nga ana e shqiptarėve.

Pas vizitės nė veri tė Kosovės, ministri serb Bogdanoviq, ka kėrkuar nga forcat paqeruajtėse, EULEX-i dhe UNMIK-u, qė tė garantojnė sigurinė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės e nė veēanti pėr serbėt e veriut, qė sipas tij, janė tė rrezikuar.

Ministri serb pėr Kosovėn ka vizituar nė spitalin e Mitrovicės sė veriut, gjashtė zjarrėfikėsit e lėnduar nė shpėrthimin qė ndodhi dy netė mė parė, ndėrkohė qė vizita u ėshtė mohuar zyrtarėve tė EULEX-it dhe tė KFOR-it.

Media serbe ka njoftuar se pas incidenteve tė natės sė 2 janarit, edhe mbrėmė dy qytetarė serbė janė rrahur nga njė grup prej 20 shqiptarėsh, nė pjesėn veriore tė Kosovės dhe kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore pėr shkak tė lėndimeve tė lehta trupore.

Por zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės nė Mitrovicė, Besim Hoti, tha se nuk ishte nė dijeni tė shkaqeve tė rrahjes sė dy qytetarėve nė veri dhe nuk e dinte nėse incidenti kishte motive ndėretnike.

Ndėrkaq, autoritetet ndėrkombėtare nė Prishtinė kanė deklaruar se nuk do tė tolerojnė dhunėn nė Kosovė, dhe i kanė bėrė thirrje popullit tė Mitrovicės qė tė ruaj qetėsinė dhe tė ndalė ēdo veprim tė dhunshėm.

EULEX-i dhe KFOR-i kanė shtuar praninė e tyre nė veri ndėrkohė qė serbėt e kėsaj pjese kanė kėrkuar postblloqe tė pėrhershme nė disa pika tė caktuara.

Kėrkesa e udhėheqėsve serbė tė veriut ėshtė cilėsuar si pėrpjekje pėr tė ndarė Kosovėn nė vija administrative, por policia e Kosovės thotė se nuk sheh arsye pėr tė vendosur postblloqe tė tilla, meqė ato sipas saj, do tė krijonin enklava tė reja.

Policia thotė se detyrė e saj do tė jetė ruajtja e rendit dhe qetėsisė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Ndėrkohė, udhėheqės politikė tė Kosovės kanė deklaruar se nė veriun e saj duhet tė vendoset rendi dhe ligji dhe kanė fajėsuar grupe tė ndryshme, siē i kanė quajtur, tė kriminalizuara se po veprojnė nė pėrshkallėzim tė situatės.

Qeveria e Kosovės nė njė deklaratė tė saj, u ka bėrė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė kenė besim nė vendosmėrinė dhe kapacitetet e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare nė pėrpjekjet e tyre qė tė tregojnė vullnetin pėr njė Kosovė tė qetė, tė qėndrueeshme dhe tė sigurt pėr tė gjithė.

Kryetari i Mitrovicės, Bajram Rexhepi, i tha BBC-sė se qytetarėt serbė tė veriut po mbahen peng tė grupeve tė caktuara atje.

Zoti Rexhepi tha se forcat e KFOR-it do tė qėndrojnė nė veri deri mė 13 janar, pėr tė qetėsuar situatėn e krijuar.

Sipas tij, nė veri duhet tė vendoset rendi dhe ligji, dhe e cilėsoi si shumė optimiste pėrpjekjen pėr integrimin e plotė tė serbėve tė Kosovės gjatė vitit 2009.

Incidentet e ditėve tė para tė Vitit tė Ri kanė ngritur tensionet ndėrmjet komuniteteve, pak javė pas shtrirjes sė misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici nė territorin e Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake