BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 05 dhjetor 2008 - 15:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Antologji e poezisė shqipe nė anglisht
 
Librari ( arkiva)
Pėrkthyesi dhe albanalogu i njohur Robert Elsie ka promovuar nė Shqipėri librin mė tė fundit tė tij, njė Antologji tė Poezisė shqipe nė anglisht.

Antologjia pėrmban afro 50 autorė me rreth 250 poezi dhe sikurse thotė vetw autori synon tė bėjė tė njohur Shqipėrinė dhe shqiptarėt.

Zoti Elsie thotė pėr BBC-nė se me pėrkthimet e tij ai synon tė nxisė interesin pėr letėrsinė shqipe ndėr tė huajt.

Fatos Ahmati i BBC-sė bisedoi me zotin Elsie.

Elsie: Antologjia ėshtė njė antologji historike, fillon me fillimet e poezisė shqiptare deri nė ditėt e sotme. Janė afėrsisht 50 autorė dhe rreth 250 poezi, poezi gojore, e poezia letrare.

BBC: A mund tė na pėrmendni ndonjė nga autorėt mė nė zė dhe qė ju i keni mė pėr zemėr nė kėtė antologji?

Elsie: Tė gjithė autorėt qė kam pėrkthyer unė i kam pėr zemėr. Ka poezi qė pėrkthehen dhe ato qė nuk pėrkthehen dhe unė gėzohem kur mė del njė poezi nė pėrkthim. Ka dhe autorė shumė tė mirė, qė nuk pėrkthehen ose qė pėrkthehen me shumė vėshtirėsi. Ka dhe autorė tė tjerė qė dalin, tė paktėn nga unė dhe gėzohem pėr tė gjithė, p.sh pėr letėrsinė bashkėkohore me autor si Zef Zorbo apo Martin Camaj, Rrapi, Agolli, Mihal Hanxhari mė ka pėlqyer shumė, Azem Shkreli, tė cilin e kam botuar nė njė libėr tė veēantė qė ka dalė para disa muajsh nė Los Angelos. Ka dhe shumė autorė tė tjerė nga Kosova dhe Shqipėria.

BBC: Ēfarė ju ka shtyrė qė ta pėrgatitni kėtė antologji tė poezisė shqipe?

Elsie: Unė gjithmonė kam dashur tė prezantoj letėrsinė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe kam pėrshtypje qė letėrsia shqipe ėshtė mė e fortė nė fushėn e poezisė. Ēuditėrisht do tė thoja se pėr ne perėndimorėt poezia ėshtė diēka krejt skajore, qė nuk e lexojmė shumė, kurse nė botėn shqiptare poezia ėshtė qendra e letėrsisė shqiptare. Gjithmonė kam patur dėshirė tė botoj njė antologji dhe mė nė fund ka dalė.

BBC: Sa kohė ju ėshtė dashur pėr tė hartuar kėtė antologji tė poezisė shqipe?

Elsie: Unė fillova me njė antologji tjetėr para shumė viteve, nė vitet ’90 besoj, tė poezisė bashkohore shqiptare qė u botua dhe nė Londėr dhe qė prej asaj kohe kam pėrkthyer pjesė-pjesė vepra tė ndryshme, autorė tė ndryshėm, i kam vendosur nė internet nė faqen time tė internetit (www.albanianliterature.net) dhe mendova qė kishte ardhur koha pėr njė botim, njė libėr.

BBC: Sa i vėshtirė ka qenė pėrkthimi nga shqipja nė anglisht i kėtyre poezive?

Elsie: Vėshtirėsia varet shumė nga poezia dhe nga poetėt. Ju e dini qė unė kam pėrkthyer "Lahutėn e Malėsisė tė Gjergj Fishtės". Kjo ishte pėr mua pėrkthimi mė i vėshtirė nė jetėn time dhe them qė nėse arrij tė pėrkthej Fishtėn, ēdo gjė tjetėr ėshtė e lehtė. Nuk ėshtė punė e lehtė.

BBC: Me kė poezi keni ndjerė kėnaqėsi mė tė madhe gjatė kėtij pėrkthimi?

Elsie: Unė dashurohem me ēdo poezi qė pėrkthej, kėshtu qė kur jam duke punuar me njė poet apo me njė poezi, ėshtė ky poeti qė mė intereson mė shumė, pastaj filloj me njė tjetėr dhe ėshtė ai qė mė pėlqen mė shumė.

BBC: Ju thatė pak mė parė se synimi i botimit tė Antologjisė Shqipe dhe krejt librave tuaj nė shqip, ėshtė pėr ta bėrė sa mė tė njohur Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Nė fakt ēfarė interesi ka pasur pėr kėto botime?

Elsie: Besoj se Antologjia e Poezisė nuk ėshtė diēka qė shitet shumė, janė vetėm pak njerėz qė interesohen pėr poezinė shqiptare, ėshtė dhe njė tirazh i vogėl. Kurse pėr librat e tjerė, varet nga tema. Historia pėr shembull shitet mė shumė, proza mund tė shitet mė shumė, varet nga librat. Nuk them qė jam bestseller, nuk kam asnjė pretendim pėr kėtė.

BBC: Nė mos gaboj z. Elsi, ju kėtė vit keni nxjerrė rreth pesė libra. Ēfarė libri tjetėr keni nė dorė?

Elsie: Disa libra janė botuar. Siē e thashė ėshtė Azem Shkreli qė u botua nė Los Angelos. Kam botuar Udhėrrėfimi i Eduart Lear, piktori anglez, qė u botua nė Londėr para disa muajve dhe tani ka dalė nė gjuhėn shqipe. Kam botuar gjithashtu Pėrshkrimin e Evlija Ēelebiut, nė gjuhėn shqipe. Kam disa projekte, por nuk dua tė flas konkretisht sepse nuk di nėse do tė realizohen apo jo. Problemi im kryesor ėshtė pėr tė gjetur njė botues pėr librat. Ide kam shumė, por ėshtė mjaft e vėshtirė tė gjesh botues sepse tregu ėshtė i vogėl.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake