Botuar: E martė, 18 nėntor 2008 - 11:02 CET
Parlamenti e ka filluar diskutimin pėr kodin e ri zgjedhor.
Deputetėt grevistė kanė marrė pjesė nė seancė duke folur dhe duke pėrsėritur kundėrshtimin e tyre ndaj projekt-kodit zgjedhor tė pėrgatitur me konsensusin e dy partive tė mėdha.
Seanca ishte parashikuar tė niste tė hėnėn, por u shty pėr t'u dhėnė mundėsi disa partive pėr t'u njohur me projektin.
Disa parti tė vogla, tė kryesuara nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim kanė kėrkuar dy javė kohė.
Sipas sekretarit te pergjithshėm tė kėsaj tė fundit, Petrit Vasili, kjo ėshtė njė e drejtė legjitime e tyre qė ua njeh Rregullorja e parlamentit.
Nė kampin e PS-sė, kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, tha pėr BBC-nė se pretendimet e LSI-sė janė njė keqinterpetim i rregullores sė parlamentit.
Ndėrkaq, kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, duke konfirmuar mbledhjen e parlamentit, tha se ishin kapėrcyer tė gjitha afatet kohore pėr zhvillimin e saj, ndėrsa shtoi se nuk priste befasi nė miratimin e Kodit ashtu siē ishte hartuar nga Komisioni i Reformės Zgjedhore.
Kjo, thotė korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė, nuk nėnkupton pėrfilljen e kėrkesave tė deputetėpve grevistė.