BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 21 nėntor 2008 - 09:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Polemika pėr buxhetin e vitit 2009
 

 
 
Kuvendi i Shqipėrisė
Kuvendi i Shqipėrisė
Parlamenti shqiptar ka nisur mes polemikash mjaft tė ashpra debatin rreth buxhetit tė shtetit pėr vitin e ardhshėm.

Ashtu sikurse pritej, ai mori trajtat e njė fushate elektorale, ndonėse ajo ėshtė ende larg. Si zakonisht, nė krye tė debatit ishte kreu i qeverisė, Sali Berisha, i cili e quajti buxhetin e vitit tė ardhshėm si mė tė madhin nė historinė e Shqipėrisė qė e afron atė me standardet e Bashkimit Europian.

“Ai pėrfaqėson finishin e suksesshėm tė njė katėrvjecari, pėr t'i hapur rrugėn njė fillimi tė ri tė madh”, tha zoti Berisha. Ai nėnvizoi faktin tashmė tė njohur se buxheti i vitit tė ardhshėm ėshtė mė i madhi nė historinė e Shqipėrisė. Ai kap vlerėn e rreth 5 miliardė dollarėve.

Kryeministri shqiptar, i cili udhėheq dhe maxhorancėn e djathtė, u shpreh i bindur se partia e tij do tė fitojė zgjedhjet e ardhshme pėr shkak tė mbajtjes se premtimeve tė dhėna.

Nė shifrat e shumta qė solli zoti Berisha, binte nė sy rritja e pensioneve dhe pagave nga 50 deri nė 110 pėr qind, rritja e investimeve nė fushėn e arsimit si dhe investimet nė rrjetin rrugor, pėr tė cilin ai tha se janė 8 herė mė tė larta se nė kohėn e qeverive socialiste. “Ky ėshtė njė buxhet kampion dhe kampioni tė mund “ u tha kryeministri Berisha kundėrshtarėve tė tij tė opozitės sė majtė.

Opozita e quajti buxhetin e paraqitur si tė dėshtuar. Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Erion Braēe tha se qeveria e zotit Berisha nuk kishte mbajtur asnjė premtim.

“Ky buxhet nuk jep asnjė lloj shprese”, tha zoti Braēe. “Shqiptarėt janė me borxhe, por do t'i paguajnė duke hequr nga pushteti Sali Berishėn”, shtoi nėnkryetari i grupit parlamentar socialist.

Debati ka vazhduar deri nė orėt e para tė mėngjesit, por votimi pėr buxhetin e ri tė shtetit pritet tė bėhet tė hėnėn e ardhshme.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake