|
Brown takon Sejdiun e Thaēin
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Britanisė Gordon Brown ka pritur nė njė takim nė Downing Street presidentin e Kosovės Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin
Hashim Thaēi.
Zyrtarė britanikė thonė se takimi i kryeministrit britanik me udhėheqėsit kosovarė ėshtė nė vazhdėn e mbėshtetjes britanike pėr pėrparimin qė ėshtė arritur deri tani dhe pėr tė ēimentuar marrėdhėniet e mira ndėrmjet dy vendeve. Njė zėdhėnės i Downing Street-it tha pėr BBC-nė pas takimit se kryeministri Brown i ka inkurajuar udhėheqėsit kosovarė tė angazhohen pėr arritjen sa mė shpejt tė njė marrėveshjeje pėr vendosjen e EULEX-it nė tė gjithė Kosovėn. "Ai (Gordon Brown) theksoi se Britania e Madhe ėshtė e angazhuar pėr stabilitetin e njė Kosove tė pavarur nė njė Ballkan tė qėndrueshėm," tha zėdhėnėsi i kryeministrit britanik. Ai tha se diskutimi kryesor ishte rreth misionit tė ardhshėm tė BE-sė pėr sundimin e ligjit qė po planifikohet pėr Kosovėn. "Ne i bėmė thirrje delegacionit tė Kosovės qė tė angazhohet me BE-nė pėr tė garantuar njė zgjidhje tė shpejtė tė negociatave," tha zėdhėnėsi britanik. "Ne nuk mbėshtesim njė plan ose tjetrin, ne duam qė ata tė punojnė shumė pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet e tanishme dhe ne duam qė tė dy palėt tė angazhohen nė mėnyrė konstruktive nė kėto diskutime," tha zėdhėnėsi i kryeministrit Gordon Brown. Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tha pas takimit se pala kosovare kishte shprehur qėndrimin e saj tė prerė kundėr planit gjashtė-pikėsh tė OKB-sė. Zoti Sejdiu tha pėr BBC-nė se kundėrshtimi i Prishtinės kishte hasur nė 'mirėkuptim'. Ne kemi dhėnė argumentat tona pse ai plan pėr Prishtinėn ėshtė i papranueshėm" tha z. Sejdiu i cili pėrmendi edhe pėr BBC-nė arsyet e kundėrshtimit tė planit. "Vėrejtjet tona themelore janė nė rradhė tė parė nė qasjen e gabuar qė ėshtė marrė. Prishtina ėshtė anashkaluar nė kėtė proces, nuk janė marrė vėrejtjet tona qė ne i kemi dhėnė qė nga fillimi dhe ēėshtja tjetėr ėshtė se nė tri fusha tė rėndėsishme qė shprehin dhe shtetėsinė e njė vendi apo sovranitetin e vendit, qė janė policia, doganat dhe gjyqėsori, tė cilat, nė njė formė apo njė tjetėr, dilet nga kuadri qė ne e kemi parashikuar dhe e kemi vėnė nė sistemin e pėrgjithshėm nė kuadrin e Kornizės Kushtetuese tė Kosovės". Presidenti i Kosovės tha se nuk arsye pse EULEX-i tė mos vendosej nė Kosovė nė dhjetor sipas parashikimeve dhe se kėtė gjė autoritetet kosovare ia kanė pėrcjellė dhe zyrtarėve britanikė. "Paralelisht kemi dhėnė po ashtu dhe zotimin tonė, dhe dėshirėn tonė vullnetin tonė dhe pėrkushtimin drejtpėrdrejt qė tė kemi njė vendosje sa mė tė shpejtė tė EULEX-it nė Kosovė, se do tė ketė bashkėpunimin tonė, se EULEX-i do tė jetė nė mandatin ndėrkombėtar si ėshtė parashikuar nė projektin Ahtisari," tha ai. Ambasadori britanik nė Kosovė Andrew Sparkes tha nė njė intervistė pėr BBC nė shqip para takimit se "Britania e inkurajon Kosovėn tė vazhdojė me ndėrtimin e njė shteti shumėkombėsh, nė pėrputhje me planin gjithpėrfshirės tė Ahtisaarit qė ėshtė njė bazė e marrėveshjes pėr pavarėsi." Britania, tha ambasadori Sparkes, ėshtė aktive nė emėr tė Kosovės nė BE dhe nė OKB pėr tė promovuar kursin e Kosovės dhe ligjshmėrinė si komb me tė ardhmen qė mund tė ndihmojė nė botė. Zoti Sparkes tha se rreth negociatave qė janė zhvilluar pėr vendosjen e EULEX-it nė tė gjithė Kosovėn duhet gjendur "njė rrugė pėr tė nėnvizuar pozitiven e qė ėshtė pėrkushtimi i plotė i udhėheqjes kosovare pėr rolin e EULEX-it nė gjithė vendin." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||