|
Ilir Meta flet pėr BBC-nė
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Parlamenti shqiptar pritet tė fillojė diskutimin dhe miratimin e kodit tė ri zgjedhor, pavarėsisht nga kėrkesa e disa partive
tė vogla pėr shtyerjen e tij pėr dy javė .
Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili, tha se kjo kėrkesė ishte njė e drejtė legjitime e tyre qė ua njeh Rregullorja e parlamentit shqiptar. Nė kampin e PS-sė, kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, tha pėr BBC- nė se pretendimet e LSI-sė janė njė keqinterpetim i rregullores sė parlamentit, kurse kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi, tha se nuk priste befasi nė miratimin e Kodit, ashtu siē ishte hartuar nga Komisioni i Reformės Zgjedhore. Ndėrkaq, duke folur pėr programin e mėngjesit tė BBC-sė, kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, e quajti arrogancė konsesuale vendosmėrinė e PD- PS-sė pėr tė miratuar njė kod qė, sipas tij, garanton manipulimin e votave. Seladin Xhezairi bisedoi me zotin Meta dhe fillimisht e pyeti se si e vlerėsonte ai situatėn e krijuar? Zoti Meta: Mendoj se situata ėshtė nė njė rrugė pa krye, pėr arsye se arroganca konsesuale PD- PS, synon njė Kod qė tė garantojė manipulimin e votave nė favor tė kėtyre dy forcave politike pėrmes diskriminimit tė forcave tė tjera politike dhe njėkohėsisht pėrmes shkeljes tė gjithė rregullave tė njė loje tė barabartė duke cėnuar jo vetėm kushtetutėn tonė e cila shprehet shumė qartė pėr barazinė nė zgjedhje dhe pėr barazinė e votės, por njėkohėsisht duke cėnuar shumė rėndė edhe principet ndėrkombėtare pėr zgjedhjet dhe vetė rekomandimet e OSBE ODIHR-it, sidomos pėr proēesin e administrimit tė zgjedhjeve. Pra, them se ka arritur nė njė rrugė pa krye pasi kuptohet se ēdo kalim me forcėn e kartonit tė kėtij lloj kodi nuk mund ta ndėrpresė pėr asnjė sekondė kontestimin ndaj kodit. BBC: Zoti Meta, a jeni njohur me projektligjin mė tė ri? Zoti Meta: Ne nuk jemi njohur pėrfundimisht sepse nuk kemi ne dorė njė material pėrfundimtar tė kodit por pak a shumė ne i dimė ato pikat mė tė rėndėsishme tė tij dhe e kemi shume te qartė mėnyrėn sesi ėshtė kompozuar proēesi i administrimit tė votave, si njė proēes tėrėsisht monopol i PD-sė dhe i PS-sė. BBC: Ju keni kėrkuar dy javė kohė pėr shqyrtimin e kėtij projektligji. Zoti Meta a do tė thotė kjo se nėse u jepet ky afat, do tė ndėrprisni grevėn e urisė? Zoti Meta:Nuk ka lidhje kjo me kėtė ēėshtje, mendoj se mė keni kėrkuar tė respektohen proēedurat normale tė kuvendit tė Shqipėrisė dhe njėkohėsisht ju besoj se e keni dėgjuar edhe ambasadorin e OSBE-sė I cili e ka bėrė tė qartė dje se kodi ka jo pak probleme dhe se kėrkohet kohė pėr t'u diskutuar dhe pėr t'u miratuar, megjithatė ne nuk kemi iluzione se do tė ndėrmerren iniciativa pėr t'i dhėnė kohė kėtij debati, sepse nuk ka patur asnjėherė qėllim nga PD-ja dhe nga PS-ja pėr tė realizuar njė konsesus sa mė tė gjerė dhe sa mė tė shėndetshėm qė garantonte njė kod tė standartave vėrtetė ndėrkombėtare. Ata qė pėr tre orė nuk u menduan shumė dhe pėrmbysėn kushtetutėn, sigurisht qė me kartonat e tyre mund tė bėjnė edhe kėtė akt tjetėr qė unė do t'a konsideroja kriminimal pėr zgjedhjet e ardhshme nė Shqipėri dhe pėr vetė perspektivėn demokratike tė Shqipėrisė. BBC: Kur mendoni t'i jepni fund grevės sė urisė? Zoti Meta:Mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk mė mbetet mua thjesht pėr ta vendosur dhe qė do tė gjykohet nė kohėn mė tė pėrshtatėshme.
Megjithatė, dua tė them se greva e urisė nuk ka qenė dhe nuk mbetet njė qėllim nė vetevete, ajo besoj se ka arritur me mjaft
sukses deri tani tė sensibilizojė mbarė opinionin kombėtar vendas, por edhe njė pjesė tė mirė tė komunitetit ndėrkombėtar
pėr atė rrezik tė madh qė i kanoset demokracisė nė vendin tonė dhe kemi fituar njė pėrkrahje shumė tė madhe sidomos brenda
vendit duke ndėrgjegjėsuar njerėzit pėr rrezikun nė tė cilin ndodhen liritė e tyre pas pėrmbysjes sė Kushtetutės dhe nė prag
tė miratimit tė njė kodi tėrėsisht pėrjashtues dhe cėnues ndaj votės sė lirė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||