http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 13 tetor 2008 - 11:25 CET

Boshkovski "do tė kandidohet pėr president"

Nė Maqedoni, ish Ministri i brendshėm Lube Boshkovski, i cili akuzohej pėr krime lufte ndaj civilėve shqiptarė, por qė u gjet i pafajshėm nga Gjykata e Hagės, ka bėrė tė ditur se do tė hedhė kandidaturėn pėr president.

Ish Ministri i brendshėm Lube Boshkovski qėndroi nė Hagė nga viti 2005.

Rreth dy muaj pasi u kthye nga Haga, z. Boshkovski ka shprehur ambicje politike.

Edhe pse anėtar i VMRO DPMNE-sė tė Kryeministrit Nikolla Gruevski, ai thotė se do tė kandidojė pėr president mė vete.

Nė intervistėn dhėnė tė pėrjavshmes "Fokus", z. Boshkovski paralajmėron se mund tė krijojė edhe subjekt politik.

Ai thotė se nė garėn presidenciale po hyn pėr shkak se "qytetarėt kanė kėrkuar njė gjė tė tillė prej tij".

Pėr BDI-nė e cila kryesisht doli nga ish UĒK-ja, dhe ndaj tė cilės nė vitin 2001, ai luftonte, thotė se ajo tani pėrfaqėson njė faktor politik.

Kurse pėr rastet e tjera tė Hagės, qė hetojnė veprimet e UĒK-sė dhe qė janė kthyer nė gjykatat e Maqedonisė, thotė se duhet tė mbyllen me marrėveshje politike.

Nė intervistėn e njėjtė, z. Boshkovski thotė se nuk pajtohet me shumė politika tė VMRO DPMNE-sė, ndėr tė cilat edhe pėr atė pėr emrin.

Sipas tij njė kompromis me Greqinė duhet tė gjendet sa mė shpejt.

Nga VMRO DPNE nuk kanė reaguar pėr kėtė deklarata.

Presidenti nė Maqedoni zgjidhet nė zgjedhje direkte, tė cilat pritet qė tė zhvillohen nė pjesėn e parė tė vitit qė vjen.