Prishtina zyrtare ka pėrshėndetur njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Maqedonisė dhe Malit tė Zi, duke e quajtur kėtė si sinjal se njohjet do tė vazhdojnė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė Beogradit pėr ta ndalur kėtė proces.
Zėvendėskryeministri Ramė Manaj i ka thėnė BBC-sė se njohjet qė kanė ndodhur mbrėmė janė dhurata mė e mirė qė i kanė ardhur popullit tė Kosovės, njė ditė pasi Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė me kėrkesė tė Serbisė, votoi qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė deklarohet pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
"Vendimet e qeverive tė dy vendeve fqinje tė Kosovės pėr njohjen e realitetit tashmė tė krijuar, konfirmojnė pėrcaktimet e tyre pėr gatishmėrinė e ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė tyre tė fqinjėsisė sė mirė, kontributit, paqės, stabilitetit dhe bashkėpunimit rajonal si dhe pėr integrimet euro-perėndimore tė gjithė rajonit.
Janė mė shumė se njohje dhe ato tregojnė se pėrpjekjet e Beogradit zyrtar kundėr pavarėsisė sė vendit tonė, definitivisht dhe pėrfundimisht janė tė paefektshme", u shpreh z.Manaj.
Zėvendėskryeminsitri Manaj tha se njohja nga Podgorica dhe Shkupi do tė ndikojė nė vazhdimėsinė e marrėdhėnieneve tė mira tė Kosovės me shtetet fqinje.
Ai shprehu keqardhje pėr mėnyrėn se si ka reaguar Beogradi ndaj aktit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi.
"Nė emėr tė qeverisė sė Kosovės shpreh keqardhjen pėr veprimet reminishente tė udhėheqjes serbe duke shpallur non grata ambasadorin e Malit tė Zi nė Beograd, veprime kėto qė pėrkujtojnė epokėn e vjetėr tė parahistorisė, kur koha llogaritej sė prapthi", theksoi zėvendėskryeministri Ramė Manaj.
Nga ana tjetėr, nėnkryetari i Aleancės Kosova e Re nė opozitė, Ibrahim Makolli tha se njohjet e mbrėmshme nga dy ish republikat jugosllave, janė mė tė rėndėsishmet qė i janė bėrė Kosovės qė nga shpallja shtet i pavarur dhe Sovran.
"Njohjet nga shtetet fqinje tashmė paraqesin fundin e iluzioneve tė Serbisė se Kosova do tė mbetet e izoluar nga fqinjėt e saj. Kėto njohje pos tjerash kanė edhe njė efekt tjetėr, nėse disa nga vendet tė cilat kanė qenė tė pozicionuara kundėr shtetit tė pavarur tė Kosovės e kanė bėrė kėtė pikėrisht duke pėrdorur elementin se shteti i pavarur dhe Sovran rrezikon fqinjėt e saj, njohja nga fqinjėt e parė nga Maqedonia dhe Mali i Zi dėshmon mė sė miri se kjo "frikė" nėse ka ekzistuar te dikush, tashmė ėshtė e tejkaluar", tha z.Makolli.
Sipas tij, reagimi i Beogradit pėr dėbimin e ambasadorit malazias nga Serbia ka qenė i pritshėm.
"Nėse jo pėr tjetėr, sė paku pėr opinionin e brendshėm tė Serbisė, por unė konisderoj se pikėrisht njohja e Kosovės nga kėto dy shtete fqinje e forcon paqėn dhe stabilitetin nė Ballkan, sikur qė krijon mundėsi tė reja pėr ura lidhės nė mes tė popujve tė rajonit", deklaroi deputeti i opozitės, Ibrahim Makolli.
Ndėrkohė njė pėrfaqėsues politik i serbėve tė Kosovės, Rangjell Nojkiq ka vlerėsuar se njohja e pavarėsisė nga Mali I Zi dhe Maqedonia ėshtė bėrė nėn presionin e komunitetit shqiptar qė jeton nė kėto dy shtete.
"Mendoj se ky ėshtė njė hap logjik qė ka mundur tė pritet, duke pasur parasysh se edhe Maqedonia edhe Mali i Zi janė shtete shumėetnike dhe kanė njė numėr tė konsiderueshėm tė shqiptarėve.
Subjektet politike shqiptare janė shumė tė rėndėsishme nė tė dyja shtetet, para se gjithash pėr faktin se nė Malin e Zi, z.Gjukanoviq nuk do tė mund tė formonte qeverinė pa mbėshtetjen e partive shqiptare dhe boshnjake. Situatė e ngjashme ėshtė edhe nė Maqedoni, ka presione tė fuqishme tė partive shqiptare dhe ato kanė kontribuar nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės", tha ai.
Zoti Nojkiq shprehu bindjen e tij se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga dy shtetet fqinje, e sidomos nga Mali i Zi do tė ndėrlikojė pėr njė kohė situatėn nė rajon.
"Mendoj se kjo situatė nė masė do tė komplikojė marrėdhėniet ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi, edhepse nuk pres lėvizje tė rėndėsishme diplomatike, por me siguri do tė ketė njė ftohje tė raporteve pėr shkak tė kėtij veprimi", theksoi njėri nga pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės, Rangjell Nojkiq.
Me Malin e Zi dhe Maqedoninė ėshtė ngritur nė 50 numri i shteteve qė kanė njohur deri tani pavarėsinė e Kosovės, gati tetė muaj pas shpalljes sė saj.
Analisti Milazim Krasniqi vlerėson se njohja e Kosovės nga dy shtetet fqinje ėshtė vonuar pėr shkak tė presioneve tė fuqishme tė Serbisė mbi to.
Ai thotė se jo rastėsisht, Podgorica dhe Shkupi e kanė shtyer vendimin pėr pranimin e Kosovės deri pas miratimit tė kėrkesės sė Serbisė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė lidhur me kėrkimin e opinionit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
"Ato (Mali i Zi dhe Maqedonia) kanė kėrkuar njė tajming, njė kohė tė pėrshtatshme, njė moment kur Serbia ka pasur njė ndjenjė triumfalizmi pas miratimit tė rezolutės nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Nė kėtė aspekt mendoj qė ka qenė njė moment i planifikuar saktėsisht qė tė shėrbejė edhe si njė amortizues ndaj triumfalizmit qė veē ka filluar nė Serbi tė riciklojė nacionalzmin agresiv", tha analisti Milazim Krasniqi.