|
Vazhdon greva e shėndetėsisė
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Punonjėsit e shėndetėsisė kanė vazhduar pėr tė dytėn ditėn grevėn e filluar tė hėnėn.
Greva po vazhdon pas dėshtimit tė arritjes sė njė marrėveshjeje me qeverinė pėr rritjen e pagave. Udhėheqės tė Sindikatės sė Shėndetėsisė thonė se rritjet e pagave tė ofruara nga qeveria nuk i plotėsojnė nevojat e punėtorėve tė shėndetėsisė dhe ato, sipas tyre, janė rritje tė pėrkohshme. Qeveria e Kosovės ka ofruar njė skemė tė rritjes sė pagave pėr punėtorėt e shėndetėsisė deri nė 40 euro pėr tre muajt e fundit tė kėtij viti. Greva e punėtorėve tė shėndetėsisė thuhet se mund tė zgjasė deri nė zgjidhjen e problemit. Ministria e Shėndetėsisė thotė se pret njė zgjidhje tė shpejtė tė kėtij problemi. Valė grevash Autoritetet kosovare arritėn tė shmangin njė protestė tė punonjėsve tė policisė duke marrė nė shqyrtim njė projekt pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre. Muajin e kaluar qeveria siguroi njė rritje tė pagave tė punonjėsve tė arsimit, duke shmangur njė grevė tė tyre. Paralajmėrim pėr grevė kanė bėrė edhe punonjėsit e sistemit tė drejtėsisė. Por, zėvendėsministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Gjergj Dedaj, i tha BBC-sė se i duhet dhėnė njė mundėsi qeverisė sė Kosovės pėr tė zgjidhur problemet dhe ka shtuar se grupe tė caktuara duan tė realizojnė qėllimet politike me anė tė protestave. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||