BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 09 tetor 2008 - 10:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Nimetz me propozim tė ri
 

 
 
Metju Nimetz
Z. Nimetz ua bėrė propozimin tė dėrguarve tė tė dy palėve
Ndėrmjetėsi i Kombeve tė Bashkuara nė bisedimet greko-maqedonase pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė, Metju Nimetz, u ka ofruar pėrfaqėsuesve tė qeverisė sė Shkupit dhe Athinės nė Nju Jork njė propozim tė ri.

Jo zyrtarisht mėsohet se propozimi i ri i z. Nimetz pėr emrin e Maqedonisė ėshtė "Republika e Maqedonisė Veriore".

Propozimi thuhet se ėshtė shumė mė konkret, por jo pėrfundimtar.

Z. Nimetz propozon qė emri i propozuar prej tij tė jetė pėr komunikim tė pėrgjithshėm, si me Greqinė, ashtu edhe me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Sipas njoftime, me tė, vendet qė e kanė njohur Maqedoninė me emrin e saj kushtetues, nuk janė tė detyruara qė tė pėrdorin emrin e ri.

Pala maqedonase pėr nė Nju Jork u nis pa qėndrim tė unifikuar.

Opozita, e mbėshtetur edhe nga presidenti, Branko Cėrvenkovski pranon njė emėr qė do tė pėrcaktonte pozitėn gjeografike tė Maqedonisė, por me kusht qė ai tė mos cėnonte identitetin kombėtar tė popullit maqedonas.

Ndėrkaq, qeveria mbėshtet idenė e njė formule tė dyfishtė: qė emri kushtetues i Maqedonisė tė pėrdoret pėr komunikim ndėrkombėtar, ndėrsa me Greqinė tė arrihet zgjidhje kompromisi.

Qėndrimi i Greqisė

Greqia ka deklaruar se do ta shqyrtojė me 'predispozicion konstruktiv' paketėn e ideve tė negociatorit Nimetz dhe ka shprehur besimin se ėshtė e mundur tė gjendet njė zgjidhje pėrfundimtare e mosmarrėveshjes me Maqedoninė pėr ēėshtjen e emrit.

Ndonėse negociatori nuk ka dhėnė hollėsi mbi pėrmbajtjen e ideve tė veta qė u paraqiti dy negociatorėve respektivė, shtypi nė Greqi thekson se lėvizja e fundit e zotit Nimetz, do ta vėrė Athinėn para njė dileme serioze.

Shtypi grek komenton tash e tutje do tė ketė shumė rėndėsi se cila nga palėt do tė marrė pėrsipėr koston, nė rast se e refuzon, propozimin e zotit Nimetz.

Ndėrkaq, i vetmi reagim zyrtar i Athinės ka ardhur nėpėrmjet zėdhėnėsit tė ministrisė sė jashtme, i cili nė njė deklaratė pėr shtyp qė u lėshua tė mėrkurėn nė mbrėmje, bėn tė ditur se propozimi po shqyrtohet "me vėmendjen e domosdoshme dhe predispozicion konstruktiv".

"Greqia dėshiron sinqerisht zgjidhjen pėrfundimtare tė kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme, nė mėnyrė reciprokisht tė pranueshme, pa fitimtarė dhe tė mundur", thuhet nė deklaratė, duke pėrfunduar se pala greke beson se kjo zgjidhje mund tė bėhet e mundur.

 
 
LOKALE
Gates kėrkon zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit
08 tetor 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake