|
Debate pėr pavarėsinė e gjyqėsorit
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njė projektligj i qeverisė pėr funksionimin e administratės sė pushtetit gjyqėsor ka shkaktuar debate tė shumta.
Gykatėsit janė shprehur kundėr tij me argumentin se projekti cėnon pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor. Debati pritet tė pėrfshijė edhe politikėn. Opozita i ka dhėnė shenjat e para se ėshtė kundėr projektit tė qeverisė. Ndėrkohė, nuancat politike mund tė dallohen edhe nė kundėrshtimin qė po merr projekti nė Kėshilin e Lartė tė Drejtėsisė, qė drejtohet nga Presidenti i Republikės. Dhe nuk ėshtė sekret se marrėdhėniet e presidentit me Partinė Demokratike nė pushtet nuk janė tė shkėlqyera. Njė nga arsyet e klimės sė ftohtė qė ekziston nė kėto marrėdhėnie, ka qenė dhe mbetet pikėrisht ndikimi indirekt mbi pushtetin gjyqėsor. Nė fakt, projekti zgjeron kompetencat e personelit administrativ tė gjykatave dhe pikėrisht tė kancelarėve. Ky i fundit, gjithnjė sipas projektit tė qeverisė, do tė jetė i varur nga ministri. Shumica e autoriteteve tė pushtetit gjyqėsor nuk kanė ngurruar publikisht tė shprehin mosaprovim ndaj projektit tė qeverisė. Nė kėtė frymė u shprehėn disa prej drejtuesve tė gjykatave tė mbledhur nė njė takim konsultativ nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Nė kėtė takim ishte i pranishėm edhe edhe ministri i drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj. Zoti Alibeaj e mbron projektin duke thėnė se ai nuk cėnon gjykatėsit dhe se ata do tė jenė tė ēliruar nga funskionet administrative dhe do tė kenė mundėsi tė pėrqėndrohen vetėm nė dhėnien e drejtėsisė. Ēėshtja ėshtė debatuar edhe nė komisionin e ligjeve nė parlament ku janė thirrur pėr diskutime palėt e interesuara, gjykatėsit dhe kancelarėt e gjykatave. Nyja e paqartė e problemit mbetet mėnyra se si projekti do tė kalojė pėr miratim nė parlament. Sipas burimeve tė BBC-sė shumica nė pushtet do tė mundohet ta paraqesė ligjin si tė kalueshėm me shumicė tė thjeshtė 50% +1 e votave. Por opozita, gjithashtu sipas burimeve tė BBC-sė, do tė pretendojė shumicėn e cilėsuar tė 3/5 e votave nė parlament, qė do tė thotė detyrim pėr tė arritur konsensusin shumicė-opozitė. Qė kėtu kuptohet se polemikat do tė nisin herėt. Opozita mund ti kujtojė shumicės se projektligji pėr administratėn e pushtetit gjyqėsor duhet tė jetė pjesė e paketės sė ligjeve pėr pushtetin gjyqėsor, tė cilėt kėrkojnė shumicėn e cilėsuar tė votave nė parlament. Qeveria synon ta kalojė projektin dhe nė kėtė mėnyrė tė ketė mundėsi tė ndikojė mė shumė nė sistemin e drejtėsisė, i cili konsiderohet si njė nga sektorėt mė tė goditur prej korrupsionit. Kurse, sipas opozitės, ky ndikim pėrkthehet nė kontroll, pra varėsi e pushtetit gjyqėsor. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||