BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 29 shtator 2008 - 09:04 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Berisha kėrkon reformė brenda drejtėsisė
 

 
 
Selia e qeverisė shqiptare
Selia e qeverisė shqiptare
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka kėrkuar njė reformė brenda fushės sė drejtėsisė, duke e konsideruar tė papranueshme qė gjykatės dhe prokurorė nuk janė ulur nė bankėn e tė akuzuarve nga drejtėsia kur ka patur raste tė korruptimit tė tyre.

Sipas kryeministrit, Shqipėria renditet ndėr dhjetė vendet mė tė mira nė botė pėr lufėtn kundėr korrupsionit.
Zoti Berisha tha se 224 zyrtarė janė arrestuar nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit nė tre vitet e fundit tė qeverisjes sė tij.

Kėta deklarime kryeminstri Berisha i ka bėrė dhe pas publikimit tė shifrave pėr pėrceptimin e korrupsionit, publikuar nga “Trasparence International”, ku veēohej se Shqipėria kishte bėrė progres nė luftėn kundėr korrupsionit, duke zbritur nga vendi i 105-tė nė listė nė vendin e 85-tė.

Opozita e majtė ka qėndrime krejt tė kundėrta me qeverinė pėr nivelin e pranisė sė korrupsionit.

Sipas opozitės, korrupsioni ėshtė nė nivele tė larta dhe se qeveria nuk e ka mbajtur premtimin pėr ta luftuar atė, argument mė tė cilin erdhi nė pushtet para tre viteve.

Opozita thotė se edhe 'tragjedia e Gėrdecit e ka shkakun tek niveli i lartė korrupsionit nė nivelet qeveritare'.

Qeveria ka deklaruar se pėr kėtė tragjedi po bėhen hetime intensive nga prokuroria shqiptare, por edhe nga ekspertė tė huaj.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake