|
Kermabon 'i gatshėm tė shkoj nė Beograd'
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shefi i misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici, Yves de Kermabon, i tha BBC-sė se ėshtė i gatshėm qė tė udhėtojė nė Beograd
sa mė shpejtė tė jetė e mundur pėr tė takuar zyrtarėt e lartė serbė, me qėllim tė vendosjes sė lidhjeve teknike.
Zoti de Kermabon tha se takimi me zyrtarėt serbė ka pėr qėllim vendosjen e njė situate ku mbretėron rendi dhe ligji, nė pjesėn veriore tė Kosovės. Ai tha se ka patur shenja tė mira nga disa udhėheqės serbė pėr EULEX-in dhe e cilėsoi kėtė si njė fillim tė njė procesi sė shtrirjes sė misionit evropian. Beogradi zyrtar e ka kundėrshtuar vendosjen e misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici nė Kosovė, duke e cilėsuar atė si mbėshtetės sė pavarėsisė sė Kosovės. Serbėt e veriut tė Kosovės nuk e kanė pranuar shtrirjen e kėtij misioni nė vendbanimet e tyre duke e cilėsuar atė si joligjor. Shefi i EULEX-it tha se misioni i tij do tė ketė rolin kėshillues dhe ai nuk do tė kontrollojė drejtėsinė dhe policinė nė Kosovė meqė, sipas tij, kėto dy fusha janė pėrgjegjėsi e vetė institucioneve tė Kosovės. Mirėpo, zoti de Kermabon nuk e pėrjashtoi mundėsinė e pėrdorimit tė pushtetit tė tij ekzekutiv nė raste tė caktuara. Me zotin de Kermabon bisedoi Arbėr Vllahiu i BBC-sė dhe e pyeti nėse vendosja e misionit tė EULEX-it nė Kosovė do tė mund tė shtyhet edhe pėrtej parashikimeve: De Kermabon: Na duhet kohė pėr shtrirjen tonė pėr arsye shumė pragmatike. Por ne do ta arrijmė kėtė kapacitet pėr tė pėrmbushur misionin tonė dhe pėr tė marrė udhėheqjen nė fushėn e rendit dhe tė ligjit nga fundi i vjeshtės. Marrė parasysh shtrirjen nė gjithė Kosovėn, unė shpresoj se kėtė gjė do ta bėjmė gjithashtu deri nė fund tė vjeshtės. Unė nuk mund tė marr njė qėndrim rreth kėsaj ēėshtjeje, sepse ju e dini situatėn kėtu. Ne duhet tė punojmė shumė dhe kemi dy nivele tė punės, nga poshtė-lart dhe anasjelltas. Fillimisht tė punojmė nė terren pėr tė shtrirė EULEX-in, tė flasim pėr tė dhe tė sqarojmė se ēka ėshtė ai, se ėshtė nė interes tė tė gjithėve dhe tė bindim popullin e Kosovės e nė veēanti pakicėn serbe se ėshtė nė interes tė tyre tė punojnė me EULEX-in. Por na duhet gjithashtu njė proces nga lartė poshtė, nė kėtė rrafsh udhėheqėsit politikė, tė punojmė me Beogradin me qėllim qė ta bėjmė mė tė lehtė shtrirjen. BBC: Ju thoni se qėllimi juaj juaj ėshtė shtrirja nė gjithė territorin e Kosovės. E pėrfshinė kjo edhe veriun e saj? De Kermabon: Absolutisht po. Ėshtė thėnė, ėshtė nėnvizuar dhe sqaruar kjo punė edhe nga unė, edhe nga 27 vendet anėtare tė BE-sė dhe nga vetė zoti Solana. Ky ėshtė qėndrimi dhe rruga pėr ta arritur kėtė qėllim, do tė jetė e vėshtirė por do ta nėnvizoja sėrish se nė fund tė fundit ne do tė shtrihemi nė gjithė Kosovėn. BBC: Zoti de Kermabon, nė disa deklarata tė mėhershme keni thėnė se nė disa pjesė tė Kosovės, ku jetojnė serbėt, EULEX-i ėshtė demonizuar. Besoni se edhe pėr kundėr demonizimit tė EULEX-it ju mund tė filloni punėn atje? De Kermabon: Mendoj se ne duhet tė fillojmė punėn atje dhe sėrish ky ėshtė qėndrimi. Ėshtė e vėrtetė se shumė njerėz dhe nė veēanti nė enkalavat serbe, nuk e dinė se ēka ėshtė EULEX-i. Kjo pėr shumė arsye, pėr shkak tė propagandės, apo pėr arsye politike dhe unė nuk dua tė elaborojė mė shumė. Por EULEX-i kurrė nuk i ėshtė sqaruar kėsaj populate. Prandaj ne duhet ta sqarojmė dhe t'ia bėjmė me dije tė gjithėve se ėshtė njė mision teknik dhe nė interes tė popullatės. Ne mund t'i japim garanca popullatės dhe nė veēanti pakicės serbe se do tė kenė qasje nė drejtėsi, nė polici, nė lirinė e lėvizjes dhe nė atė tė pronės, pra tė drejtat individuale. Jam i sigurtė se kur ta sqarojmė kėtė, EULEX-i do tė jetė i mirėpritur. Mund tė jeni nė dijeni se kėto javėt e fundit disa vlerėsime nga udhėheqėsit serbė se EULEX-i duhet mirėpritur dhe duhet pranuar. Mendoj se ėshtė puna qė po bėjmė tani qė tė vendosim tė vėrtetėn pėr EULEX-in dhe qė ta bėjmė atė tė pranueshėm pėr tė gjithė. BBC: Mė konkretisht ju mendoni nė udhėheqėsit serbė nė veri, ata qė janė zgjedhur pas krijimit tė komunave tė reja? De Kermabon: Jo pėr momentin. Unė mendova nė disa udhėheqės serbė nė jug tė Kosovės. Por gjithashtu unė mund tė takojė disa udhėheqės serbė qė vijnė nga Beogradi me qėllim tė bisedimit me ta. Unė jam i gatshėm qė tė shkojė sa mė shpejt tė jetė e mundur nė Beograd pėr tė vendosur kėto lidhje teknike, me institucionet serbe. Kjo me qėllim tė vendosjes sė njė gjendjeje tė rendit nė veriun e Kosovės. BBC: Keni provuar t'i vendosni kėto lidhje? Dhe me kė? De Kermabon: Jo personalisht pėr momentin. Por disa zyrtarė tė tjerė i kanė vendosur ato. Mund tė them se javėn e kaluar nė Bruksel udhėheqėsit politikė serbė, zoti Tadiq, Cvetkoviq, Gjeliq e Jeremiq, kanė qėndruar nė BE dhe kanė takuar zotin Solana dhe unė e di se kjo cėshtje ėshtė diskutuar. Pra ky ėshtė hapi i parė. BBC: Kur mendoni se kjo ēėshtje mund tė zgjidhet? De Kermabon: Sa mė shpejtė tė jetė e mundur. Por ėshtė e vėshtirė tė jepet njė kohė e caktuar. Ne po lėvizim. Siē e shihni kemi shenja tė mira. Ky ėshtė fillimi I procesit. BBC: Sipas planit tė zotit Ban Ki Moon pėr riknofigurimin e UNMIK-ut, mendohet tė fillohet njė proces I dialogut. Do tė jetė pjesė e tij edhe shtrirja e EULEX-it? De Kermabon: Jo, kjo ėshtė ēėshtje e UNMIK-ut dhe e OKB-sė. Ju e dini se si ėshtė situata dhe cili ėhstė misioni I kryeadministratorit. BBC: Misioni juaj ėshtė kėtu. Por Kosova ka Kushtetutėn e saj dhe institucionet e Kosovės do tė shtrihen nė gjithė territorin e saj sipas kėsaj Kushtetute. Do tė shtriheni edhe ju bazuar nė Kushtetutėn e Kosovės? De Kermabon: Unė do tė punoj sipas planit tim tė aksionit dhe sipas Rezolutės 1244 nė bazė tė sė cilės ky mision ėshtė vendosur. Misioni nė kuadėr tė fushės sė pėrgjegjėsive tė mia, pra nė fushėn e rendit dhe tė ligjit, ėshtė qė tė asistojė institucionet e Kosovės nė kėtė mision tė pėrmirėsimit. Pėr t'ju pėrjgigjur pyetjes suaj na duhet kohė dhe duhet tė jemi tė durueshėm. Ėshtė njė proces qė po ndodh dhe na duhet durim qė t'I ofrojmė institucioneve tė Kosovės dhe vetė misionit tim, njė kohė pėr tė qenė eficent. BBC: Ju konsideroni se mund tė keni pėrplasje me institucionet kosovare dhe me vetė Kushtetutėn e Kosovės? De Kermabon: Jo nuk e besoj. Unė kam marrėdhėnie tė mira me udhėheqėsit tuaj politikė dhe nė javėn e ardhshme do tė kemi njė takim nė kuadėr tė njė bordi pėr sigurinė pėr tė vlerėsuar gjendjen. Ne punojmė sė bashku nė fushėn e drjetėsisė, policisė dhe tė doganave. Dhe puna e jonė e pėrbahkėt ėshtė e mirė. BBC: Pra ju do t'i udhėzoni ata? De Kermabon: Ne do tė sjellim kėtu ekspertė shumė tė mirė evropianė, nga 27 vende anėtare tė BE-sė, me njė pėrvojė shumė tė mirė, me qėllim qė tė punojnė sė bashku me homologėt e tyre lokalė. Nė baza ditore, t'I mbikėqyrin dhe t'I kėshillojnė ata me qėllim qė tė sjellin vlerat evropiane kėtu nė Kosovė, qė ta ndihmojnė Kosovėn nė kėtė rrugė. Pra qė tė pėrmirėsojnė gjėrat nė fushėn e rendit dhe tė ligjit. Pra kjo ėshtė pjesa kryesore e misionit tim. Ne kemi disa fuqi ekzekutive pėr tė vepruar nė disa cėshtje tė ndjeshme, ku autoritetet lokale janė pėrgjegjėse, por qė nuk janė aq tė afta pėr tė punuar, meqė kjo ėshtė e ndėrlidhur me historinė e Kosovės, dhe ėshtė shumė e ndjeshme. Prandaj do tė jetė mė e mira qė tė kemi disa njerėz ndėrkombėtar qė tė merren me kėto ēėshtje. Ose qė tė pėrmirėsojnė disa gabime apo tė lirojnė disa njerėz qė janė tė korruptuar ose nuk kanė shumė shkathtėsi pėr punėn. Unė e cilėsoj kėtė pjesė tė punės sė misionit si shumė tė dobishme por jo si pjesė kryesore. Ajo ėshtė pjesė e pėrgjegjėsive dhe llogaridhėnies sė autoriteteve lokale. Ne jemi kėtu tė ndihmojmė dhe tė mbėshtesin udhėheqėsit kosovarė nė kėto fusha. BBC: Cila do tė jetė fuqia juaj? Tė kėshilloni, tė asistoni, apo mbase tė impononi vendime pėr institucionet kosovare? De Kermabon: Ne mund tė arrijmė nė njė fazė kur mund tė imponojmė disa vendime. Por unė thash se pjesa kryesore e misionit ėshtė tė kėshillojė dhe t'i bėjė njerėzit kėtu pėrgjegjės. T'i bėjė ata tė kuptojnė se ata duhet tani tė marrin pėrgjegjėsitė pėr tė krijuar tė ardhmen e tyre dhe tė merren me kėtė fushė. Ne mund t'i mbėshtesim, t'i asistojmė, t'i kėshillojmė por ndonjėherė ne edhe mund t'I korrigjojmė ata nėse nuk janė nė rrugė tė mirė. Por ideale pėr mua do tė ishte tė shmang pėrdorimin e kėtij pushteti ekzekutiv. Jam i gatshėm ta bėj por nėse mund ta shmangė, meqė udhėheqėsit kosovarė janė tė pėrkushtuar pėr misioin, do tė ishte ideale. BBC: Pra ju do tė punoni nė drejtėsi dhe polici. Kjo nėnkupton se do t'i kontrolloni kėto dy segmente? De Kermabon: Nuk mė pėlqen fjala kontroll. Unė nuk kam synim qė tė kontrollojė por qė tė kėshillojė. Kontrolli do tė jetė nė duart e udhėheqėsve tuaj politikė. Ne jemi kėtu qė t'I ndihmojmė ata, jo qė tė kontrollojmė drejtėsinė dhe policinė. Duam qė t'ju sjelllim atyre vlerat evropiane, pėrvojėn dhe shkathtėsitė tona dhe qė tė ecim sė bashku drejt pėrmirėsimeve dhe njė demokracie tė vėrtetė kėtu nė Kosovė. BBC: Ju pėrmendėt luftimin e korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar. Si mund t'I ndihmoni institucionet e Kosovės nė kėtė fushė dhe a mendoni se edhe njerėzit qė janė nė pushtet mund tė jenė pjesė e hetimeve? De Kermabon: Fillimisht mbase do tė duhej tė identifikonim tė gjitha rastet qė janė nė pritje, kėtu bėhet fjalė pėr krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe pastaj tė punojmė me policinė, me gjykatėsit dhe prokurorėt me qėllim tė zgjidhjes sė kėtyre rasteve si dhe t'u ofrojmė atyre mbėshtetje nė kėtė situatė tė vėshtirė. Unė jam I sigurtė se do tė pėrballemi me sfida tė rėnda nė kėtė fushė tė krimit tė organizuar dhe tė korrupsionit. Pėr mua ne kemi kėtė hap tė parė tė zgjidhjes sė rasteve nė pritje, e dyta tė hetojmė dhe tė mbėshtesim institucionet tuaja kėtu dhe sė fundi tė zgjidhim kėto raste sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ky ėshtė procesi dhe kjo ėshtė pėrgjegjėsia dhe mbėshtetja qė ne mund tė japim pėr institucionet nė kėto fusha. Gjithashtu duhet qė sa mė shpejtė tė vendosim rrjetin me tė gjitha organizmat e BE-sė pėr tė luftuar krimin e organizuar, kėtu pėrfshihet EUPOL, EUJUST. Me qėllim tė zgjidhjes sė rasteve nė pritje dhe vazhdimit tė punės ne duhet tė vendosim lidhjet me institucionet e BE-sė pėr tė qenė mė tė suksesshem. Kjo sepse kėto raste nuk janė tė vendosura vetėm nė Kosovė por mund tė kenė edhe lidhje dhe pasoja edhe pėr vendet e tjera tė rajonit. BBC: Zoti de Kermabon a mendoni se institucionet kosovare, udhėheqėsit kosovare janė tė gatshėm qė ta luftojnė korrupsionin dhe krimin e organizuar? De Kermabon: Mendoj se po. Kam takuar udhėheqėsit tuaj dhe kryministrin i cili duket shumė i vendosur pėr tė luftuar kėto raste tė vėshtira si dhe tė luftojė krimin e organizuar dhe korrupsionin. E gjej njė pėrkushtim tė madh pėr kėtė. Unė tani nuk jam nė pozicion qė tė veprojė sepse siē e dini jemi ende nė fazėn e vendosjes. Ta shohim se cili do tė jetė rezultati dhe si mund tė punojmė sė bashku dhe pastaj tė velrėsojmė punėn e pėrbahskėt. Por unė shoh njė pėrkushtim tė madh qė tė luftojmė sė bashku korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ėshtė njė sfidė e madhe dhe kemi shumė punė pėr tė bėrė. Nuk mund tė zgjidhim ēdo gjė brenda muajsh, ditėsh por na duhet mė shumė kohė. Kur tė fillojmė procesin duhet tė ecim pėrpara. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||