|
Wickers: 'Vendimin e mori qeveria kosovare'
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kreu i grupit tė ekspertėve britanikė qė u ftuan nga qeveria pėr tė vlerėsuar punėn e universiteteve private nė Kosovė, tha
tė enjten se nuk kishte rekomanduar mosrregjistrimin e studentėve tė rinj.
Shefi ekzekutiv i Kėshillit Britanik pėr Akreditim, dr. Stephen Wickers tha nė njė intervistė pėr BBC-nė se ky vendim, ishte marrė nga autoritetet kosovare. Kėshilli Britanik pėr Akreditim u ftua nga qeveria e Kosovės pak muaj mė parė pėr tė vlerėsuar punėn e institucioneve private tė arsimit. Ndėrkohė, para pak javėsh, qeveria vendosi qė tė mos licencojė e akreditojė asnjė nga afro 30 institucionet private tė arsimit tė lartė nė Kosovė. Ajo po ashtu urdhėroi ndalimin e regjistrimit tė studentėve tė rinj nė kėto institucione gjatė kėtij viti akademik. Eksperti britanik tha se sipas mendimit tė tij, universiteteve private duhej t'u ishte dhėnė dhe njė vit kohė, deri nė funksionimin e organizmit kosovar: Agjencisė Kosovare pėr Akreditim Institucionet private tė arsimit e kanė kundėrshtuar vendimin e qeverisė duke e cilėsuar atė si nė kundėrshtim me raportin e Kėshillit Britanik dhe si njė vendim tė ndėshkimit kolektiv. Arbėr Vllahiu i BBC-sė zhvilloi njė bisedė me dr. Wickers dhe fillimisht i kėrkoi tė sqaronte detyrat e ekspertėve britanikė, kur u ftuan tė vlerėsojnė punėn e institucioneve private tė arsimit nė Kosovė. Dr. Wickers: Ne jemi ftuar nga qeveria e Kosovės qė tė fillojmė kėtė proces, sepse para pavarėsisė ata kishin punuar pėr kėtė brenda disa vitesh dhe ata kishin njė komision tė ekspertėve. Ajo qė ne ėshtė dashur tė bėjmė, ishte tė shikojmė ligjin aktual tė Kosovės, tė shikojmė rregulloret qė janė hartuar mbi bazėn e atij ligji si dhe tė marrim parasysh njė ose dy parime tė tjera, mbi bazėn e tė cilave punon Agjensia e re pėr Akreditim e Kosovės. Psh ata kishin shqetėsimin se mos rastėsisht ,personeli i Universitetit tė Prishtinės po punonte edhe punė private, por gjithashtu kishin shqetėsimin se sa ish-doktorė shkencash po punonin nė kurse tė ndryshme. Pra, thjesht, ne duhej tė shikonim kėto fusha dhe pastaj tė gjejmė, aq sa mundemi, pėr institucionet private, e pastaj tė raportojmė tek qeveria. Ne nuk kemi menduar dhe nuk mendojmė se ėshtė e drejta jonė qė tė rekomandojmė gjėra tė tilla si psh nėse kolegjet duhet tė lejohen qė tė regjistrojnė studentėt kėtė vit. Pikėpamja ime personale do tė ishte se duhet t'u jepet njė vit afat, por ky ėshtė vendim qė duhet ta marrė qeveria. Por marrėveshja qė bėmė ishte qė tė ne tė raportojmė dhe pastaj qė komisioni i ekspertėve qė ishte duke punuar pėr tre vjet dhe qeveria tė merrte vendim. BBC: Do t'i kthehemi sėrish ēėshtjes sė rekomandimeve, por mė lejoni dr. Wickers ēfarė gjendje gjetėt ju nė fushėn e arsimit privat nė Kosovė? Dr. Wickers: Disa prej tyre kanė njerėz shumė tė talentuar dhe ofrojnė programe shumė tė dobishme. Nėse shikoni rekomandimet tona, ne identifikuam faktin se sektori privat pėrkujdeset shumė mirė edhe pėr njerėzit qė punojnė dhe qė duan tė studiojnė gjithashtu, part time, pėr njerėzit qė janė nė qendrat e tjera dhe qė nuk mund tė shkojnė nė Prishtinė e tė studiojnė tre vjet, por gjithashtu kanė edhe drejtime tė specializuara qė Universiteti i Prishtinės nuk ofron. Psh drama, ku gjetėm institucion tė vogėl por qė ishte e fortė, pastaj moda ishte njė tjetėr. Prandaj ne mendojmė se ka shumėcka qė institucionet private kanė mundėsi tė ofrojnė. Mendoj se ana negative ėshtė se ligji kosovar thotė se nuk mund tė jetė Universitet njė institucion qė nuk ka tė paktėn tre mijė studentė nė pesė fakultete. Disa nga Universitetet kishin fakultete plotėsisht boshe. Ato mund tė kenė psh fakultetin juridik qė ka shumė studentė, apo fakultetin e biznesit qė gjithashtu ka shumė studentė, por mund tė kenė tri fakultete tė tjera qė nuk kanė asnjė student, pėr tė pėrmbushur kėrkesat e ligjit. Shqetėsimi ynė do tė ishte mė i madh nėse do tė jepej e drejta pėr tė marr grada shkencore pa akreditim tė saj nga qeveria, mė shumė se sa arsimimi tė ndalet. Mendoj se ka vend pėr arsim privat nė ēdo vend, pėrfshirė edhe Kosovėn. Mendoj se kolegjet private japin njė kontribut tė madh kur kemi njė vend me 40 pėr qind tė papunėsisė atėherė shumėllojshmėria e arsimit, njė vėmendje e madhe pėr nevojat e ekonomisė kosovare, pėr nevojat e individėve, mbase edhe duke i dhėnė njė rast tė dytė njerėzve, tė cilėve arsimimi u ėshtė ndėprerė pėr shkak problemeve gjatė njė dekadė e gjysmės sė fundit. Me qėllim tė bashkimit me komunitetin botėror tė arsimit, ėshtė me rėndėsi qė qeveria t'i marrė seriozisht pėrgjegjėsitė e saj duke vendosur se ēka mund tė quhet diplomė dhe ēka jo. Mendoj se ka shumė shpėrblime qė mund tė jepen nga kolegjet qė nuk quhet bachelor, master ose doktor. Sepse kėto janė pjesė tė Konventės sė Bolonjės dhe tė ligjeve ndėrkombėtare qė lidhen me tė. BBC: Dr. Wickers, kur erdhėt nė Kosovė dhe kur bėtė punėn tuaj a keni hartuar ndonjė listė klasifikuese pėr universitetet private? Dr. Wickers: Jo klasifikim, por ne kemi opinionet se cilat janė tė mira dhe tė vlefshme. Ne u ftuam nga ministria pėr shkak se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk ishte plotėsisht funksionale, por do tė jetė sė shpejti. Prandaj ne u desh tė bėjmė akreditimin mbi bazėn e ligjeve kosovare. Nėse shikoni ligjet qė kanė tė bėjnė me Universitetet, janė vetėm njė ose dy prej tyre qė kanė mė shumė se tre mijė studentė. Prandaj kishte ēėshtje thjeshė teknike si kjo, qė do ta bėnte tė vėshtirė tė rekomandohet akreditimi sipas ligjit kosovar. Ajo qė ofruesit privat do tė duhej tė siguroheshin, ėshtė se qeveria ėshtė e pėrkushtuar ndaj rekomandimeve tė tjera qė ne bėmė-se shumė kolegje private kanė shumė pėr tė ofruar. Ne gjithashtu mendojmė se shumėēka qė ėshtė bėrė, ėshtė nė nivel diplomimi. Prandaj ne kemi rekomanduar qė ministria duhet tė themelojė nje sistem pėr ofrimin e gradave pėrmes kėtyre kolegjeve dhe Universiteteve private, qė do tė aplikonin pėr tė marrė tė drejtėn pėr gradat shkencore tė prnauara nga ky organ kombėtar dhe qė tė procedojnė me kėtė sa mė shpejt tė jetė e mundur. Dhe qė gjithashtu ta kenė njė vlerėsim teknik dhe professional. Kjo me qėllim qė ato qė kanė shkollim professional tė shkėlqyeshėm, tė mund tė vazhdojnė tė funksionojnė. Nėse e shikoni gjėrėsisht duket sikur ne kemi thėnė se sipas ligjit teknikisht ne kemi thėnė se kėto vende nuk mund tė akreditohen dhe pastaj qeveria ka thėnė se ata nuk mund tė lejohen tė regjistrojnė studentė kėtė vit. Ky nuk ėshtė fundi dhe sikur e thashė, vendimi qė tė mos lejohet regjistrimi ėshtė bėrė nga qeveria dhe jo nga ne. BBC: Pra ju nuk i rekomanduar qeverisė qė tė mos lejojė regjistrimin e studentėve kėtė vit? Dr. Wickers: Ēėshtja e regjistrimit nuk ėshtė ngritur nga ne. Supozohet se nėse ne do tė themi se sipas ligjit kosovar, ashtu si e kemi parė ne, kėto nuk mund tė jenė Universitete, kjo nėnkupton se nuk mund tė akreditohen si tė tilla dhe nė kėtė rrafsh ka nevojė pėr arranxhime tė reja. Por, duhet pėrkujdesje pėr studentėt aktualė dhe mendimi im personal ėshtė se do tė duhej t'u jepej njė vit mė shumė deri sa ky proces tė zhvillohet. Por ky ėshtė vendim i qeverisė dhe ajo ka tė drejtė ligjore ta marrė njė vendim tė tillė. BBC: Dr. Wickers tė jemi konkret. Keni pasur ju ndonjė ndikim nga qeveria e Kosovės qė tė hartoni rekomandimet tuaja pėr arsimin privat? Dr. Wickers: Nuk ka asgjė nė raportin tonė qė flet pėr regjistrimin ose jo tė studentėve. Ministria ka tė drejtė tė vendosė nėse do tė lejojė regjistrimin ose jo. Por unė e di se ata janė shumė tė angazhuar qė ta zgjidhin kėtė sistem tė Agjencisė sė Akreditit, qė do tė do tė punojė nė vlerėsimin nėse kėto grada janė tė pranueshme ose jo. BBC: Pse i keni pėrjashtuar nga vlerėsimi edhe Universitetin publik tė Prishtinės dhe atė Amerikan? Dr. Wickers: Kjo ndėrlidhet me ligjin aktual ndėrkombėtar, meqė Universiteti publik ėshtė pranuar nga qeveria e Kosovės dhe ėshtė njė marrėveshje ndėrmjet vendeve qė, nėse njė Universitet ėshtė i akredituar nė shtetin e vet, atėherė pranohet nga shtetet e tjera. Brenda njė muaji unė vlerėsoj se ministria do ta ketė sistemin funksional dhe do tė marrė disa vendime tė bazuara nė atė se disa nga kėto kolegje do tė mund tė ofrojnė grada shtetėrore dhe ato do tė mund tė pranohen nė shtetet e tjera. Deri tani nuk keni patur sistem dhe po flasim kėtu pėr njė shtet tė ri tė pavarur. Me pavarėsinė, vjen edhe dėshira pėr t'iu bashkuar bashkėsisė ndėrkombėtare nė kėto baza. Pastaj nuk do tė ketė mundėsi qė Prishtina tė jetė qyteti i vetėm nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės ku do tė ketė njė Universitet qė ka vetėm 30 studentė. Kėtė nuk e gjeni askund tjetėr. Para pavarėsisė qeveria nuk kishte atė kompetencė, tani e ka. Nuk mendoj se do ta shtyjė pėr njė kohė tė gjatė, meqė kujtoj se ajo po e shqyrton kėtė ēėshtje dhe shumė shpejt do ta kemi kėtė sistem funksional. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||