Botuar: E enjte, 21 gusht 2008 - 10:16 CET
Qeveria shqiptare ul nė 15 pėrqind taksėn e sigurimeve shoqėrore qė biznesi privat, vendas dhe i huaj, duhet tė paguajė pėr punonjėsit e tij.
Brenda dy vitesh taksa e sigurimeve shoqėrore ėshtė ulur me 25 pėrqind.
Kryeministri Sali Berisha e quan kėtė masė si njė tjetėr lehtėsim qė i bėhet biznesit privat dhe tė huaj nė kuadrin e atij qė ai e quan revolucion fiskal nė vend.
Por opozita thotė se qeveria po minon skemėn e pensioneve nė vend duke ulur sigurimet shoqėrore dhe duke rritur taksat. Kreu i PS Edi Rama i quan tė pavėrteta ato qė kryeministri Berisha i quan arritje tė mėdha tė shtatėmujorit mujorit nga qeveria e tij.
Ekspertėt e ekonomisė thonė se masa e qeverisė pėr uljen edhe mė tė taksės sė sigurimeve shoqėrore bėhet pėr ta joshur biznesin privat pėr tė siguruar punonjėsit e tij dhe pėr ta nxjerrė atė nga informaliteti.
Nė Shqipėri njė pjesė e konsiderueshme e bizneseve nuk i paguajnė detyrimet ligjore pėr sigurimin e punonjėsve duke pretenduar taksėn e lartė ndėrsa punonjėsit e pranojnė kėtė situatė pa reaguar.