BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 28 gusht 2008 - 10:14 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėrleshje mes shqiptarėve dhe serbėve
 

 
 
Paqėruajtės polakė tė dislokuar nė Mitrovicė gjatė trazirave tė mėhershme
Mitrovica ka qenė skenė e pėrleshjeve ndėretnike qė nga 1999-a
Tė paktėn katėr persona janė lėnduar tė enjten rreth mesnatės, gjatė njė pėrleshjeje mes grupeve shqiptare dhe serbe nė veri tė qytetit tė Mitrovicės nė Kosovė.

Zyrtarė tė policisė sė Kosovės thanė se katėr tė lėnduarit janė serbė.

Pėrleshja ka ndodhur nė lagjen "Tre Soliterat", nė afėrsi tė urės kryesore mbi lumin Ibėr, qė ndan qytetin nė veriun e dominuar nga serbėt dhe nė jugun e banuar nga shqiptarė.

Movitet e pėrleshjes nuk dihen ende zyrtarisht.

Policia thotė se grupe tė shqiptarėve dhe serbėve kanė goditur njėri-tjetrin me gurė.

Forcat policore kanė arritur tė ndajnė tė dyja grupet dhe kanė bllokuar urėn mbi lumin Ibėr dhe janė vendosur nė lagjen ku ka ndodhur pėrleshja.

Mediat serbe kanė njoftuar edhe pėr tė shtėna sporadike nga armė zjarri.

Tensionet ne veri janė pėrshkallėzuar qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė muajin shkurt.

Pavarėsia e Kosovės kundėrshtohet fuqishėm nga serbėt e Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake