BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 21 gusht 2008 - 09:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėr doganat 'duhet bashkėpunimi i Beogradit'
 
Lamberto Zannier, shef i UNMIK-ut
"Ėshtė nė interesin e Beogradit tė ndalet kontrabanda nė atė zonė"
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier thotė se pėr rivendosjen e dy pikave doganore nė veri tė Kosovės, tė cilat u dogjėn nga protestuesit serbė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nevojitet bashkėpunimi i Beogradit.

Janė bėrė mė shumė se gjashtė muaj qėkur dy pikat doganore nė kufi tė Kosovės me Serbinė nuk po funksionojnė, duke i shkaktuar humbje tė mėdha buxhetit tė Kosovės, si pasojė e rritjes sė kontrabandės sė mallrave.

Zoti Zannier beson se rivendosja e pikės doganore nė Leposaviq dhe asaj nė Zubin Potok do tė jetė mė e lehtė, nėse pėr kėtė sigurohet mbėshtetja e autoriteteve tė Beogradit.

"Ėshtė bindja ime qė tė kemi funksionim tė plotė tė doganave nė portėn 1 dhe 31 ėshtė shumė e rėndėsishme tė kemi bashkėpunim me Beogradin. Mendoj se ėshtė nė interesin e Beogradit tė ndalet kontrabanda nė atė zonė, tė sigurohemi qė ka kontrollė tė plotė atje," tha zoti Zannier.

Doganat janė njė prej ēėshtjeve pėr tė cilat Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mon ka propozuar bisedime ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Kreu i UNMIK-ut Lamberto Zannier tha se kėto bisedime qė ende nuk kanė filluar, nuk duhet tė politizohen as nga pala kosovare, as nga ajo serbe.

"Kjo ēėshtje nuk ka nevojė tė politizohet dhe nuk ka nevojė tė lidhet me statusin e Kosovės. Ne nuk duam qė ēėshtja e statusit tė pėrfshihet nė bisedimet pėr doganat qė janė bisedime teknike, tė cilat do tė ndikojnė nė rritjen ekonomike tė tė dyja vendeve. Do tė ishte fatkeqėsi nėse kėto bisedime mbesin peng e debateve tė ndėrlikuara politike pėr statusin" u shpreh zoti Zannier.

Ai tha se Kosova dhe Serbia janė dy zona tė ndryshme doganore.

"Fakti qė tėrė Kosova ėshtė njė zonė e ndarė doganore duhet tė pranohet edhe nga Beogradi, pavarėsisht nga interpretimi i ēėshtjes sė statusit. Kosova si zonė e vetme doganore mund tė jetė e ndarė nga zona doganore e Beogradit, por unė nuk kam propozuar asnjėherė qė brenda zonės doganore tė Kosovės, tė formohen nėnzona. Unė kurrė s'kam menduar se kjo do tė ishte njė ide e mire," tha shefi i UNMIK-ut, duke hedhur poshtė disa njoftime nė media, sipas tė cilave z.Zannier kishte propozuar krijimin e njė nėnzone doganore nė veri tė Kosovės.

Autoritetet serbe e konsiderojnė edhe mė tutje Kosovėn si pjesė tė Serbisė dhe janė kundėr vendosjes sė pikave doganore ndėrmjet dy vendeve.

Zyrtarė tė qeverisė sė Serbisė kanė thėnė se ndėrmjet Kosovės e Serbisė nuk duhet tė ketė zonė doganore.

Ndėrkohė Ministri kosovar i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala i ka thėnė BBC-sė se qeveria e Kosovės ka plane konkrete pėr rihapjen e dy pikave doganore nė Kosovėn Veriore nė kufi me Serbinė dhe po punon me autoritetet ndėrkombėtare qė kjo tė ndodhė sa mė shpejt.

"Ne jemi nė bashkėpunim tė ngushtė me KFOR-in dhe me institucionet tjera ndėrkombėtare pėr tė rivendosur elementet e nevojshme qė kontrolli nė veri tė jetė jo vetėm nė aspektin e doganave, por edhe nė aspektet tjera tė sundimit tė ligjit, kėshtu qė kėto ditė, mbase kėto javė, veprimet konkrete do tė jenė tė konfimruara edhe nga vet terreni," deklaroi ministri Shala.

Ai tha se Prishtina do tė mirėpriste ndihmėn e Beogradit pėr ēėshjen e doganave dhe shprehu gatishmėrinė pėr bisedime me Serbinė si dy shteteve fqinje.

"Ēdo ndihmė qė mund tė jetė si dy shtete pėr tė mirėn e qytetarėve tė Kosovės dhe tė rajonit, ne jemi tė gatshėm tė bashkėbisedojmė dhe tė ulemi tė diskutojmė, pėr tė mirėn e mirėqenies sė qytetarėve, pėr tė mirėn e funksionimit tė ligjit pėr tė gjithė, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre dhe pėr tė mirėn e qetėsimit tė situatės nė rajon e konsolidimit tė fqinjėsisė sė mirė ndėrmjet Kosovės e Serbisė," tha Ministri i Ekonomisė dhe Financave nė qeverinė e Kosovės, Ahmet Shala.

Oficerėt doganorė janė tė gatshėm tė kthehen nė dy vendkalimet kufitare me Serbinė pas krijimit tė kushteve tė sigurisė, thotė zėdhėnėsi i Shėrbimit Doganor tė Kosovės, Adriatik Stavileci. Sipas tij, ekipet lėvizėse tė Shėrbimit Doganor tė Kosovės tė vendosura nė veri tė vendit, po bėjnėpėrpjekje pėr tė parandaluar kontrabandėn e mallrave nė kėtė pjesė. Megjithatė zėdhėnėsi Stavileci tha se humbjet qė po i shkaktohen buxhetit tė Kosovės nga mosfunksionimi i dy pikave doganore konsiderohen mjaft tė mėdha.

"Sa i pėrket humbjeve tė buxhetit nga mosfunksionimi i dy pikave doganore nė veri tė Kosovės, nuk mund tė themi se kemi njė pėrllogaritje tė saktė, sepse nuk posedojmė tė dhėna tė sakta se ēka futet nė vendkalimet kufitare pasi nuk kemi staf atje. Nėse e bėjmė njė pėrllogaritje prej shkurtit deri tani, ne vlerėsojmė se dėmet janė mbi 8 milionė euro," tha zėdhėnėsi i doganave nė Kosovė, Adriatik Stavileci.

Shkatėrrimi i dy pikave doganore nė veri tė Kosovės, ėshtė pasuar me braktisjen e vendeve tė punės nga mė shumė se 40 oficerėt doganorė serbė, tė cilėt e kanė zgjedhur kėtė mėnyrė pėr tė shprehur mospajtimin e tyre me pavarėsinė e Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake