http://www.bbcalbanian.com

Scheffer: Integrimi rruga e vetme pėr Ballkanin

Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i tha BBC-sė se krijimi i njė force tė re tė sigurisė nė Kosovė do tė jetė nė interes tė qėndrueshmėrisė nė rajon, por edhe nė interesin e vetė serbėve.

Por zoti Scheffer ka thėnė se kjo forcė do tė mund tė ishte mė e pėrafėrt me njė forcė franceze "xhandarmėrinė".

Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s ka theksuar se qeverisė sė re nė Beograd i duhet ofruar njė mundėsi qė tė vendosė pėr pėrparėsitė e saj dhe pėr marrėdhėniet me NATO-n.

Sipas tij, qėndrueshmėria nė rajon nuk ėshtė e mundur pa Serbinė.

Jaap de Hopp Scheffer ka shfaqur shpresėn se nė prag tė samitit tė ardhshėm tė NATO-s, nė pranverė tė vitit tė ardhshėm, Shqipėria do tė bėhet anėtare me tė drejta tė plota e Aleancės veri-atlantike.

Ai ka kėrkuar mė shumė fleksibilitet nga ana e Maqedonisė nė zgjidhjen e problemit tė emrit, pėr tė mundėsuar anėtarėsimin e saj nė NATO.

Arbėr Vllahiu, zhvilloi njė bisedė me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, nė Bruksel.

BBC: Zoti Scheffer, roli i NATO-s nė Kosovė, nė tė kaluarėn ka qenė vendimtar. Si e shihni ju tani vazhdimin e pranisė ushtarake ndėrkombėtare nė Kosovė?

Scheffer: Roli i KFOR-it dhe NATO-s, si dhe qėndrimi e mandati i tij, ėshtė i bazuar mbi Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė. Kėshtu do tė vazhdojė gjithnjė pėrderisa tė mos ketė njė Rezolutė tjetėr qė e zėvendėson atė 1244. Prandaj KFOR-i ėshtė atje dhe do tė vazhdojė tė qėndrojė gjithandej Kosovės pėr aq kohė sa tė jetė e pėrshkruar nga OKB-ja.

BBC: Por ēka pas Rezolutės 1244?

Scheffer: Kjo i takon KS tė OKB-sė tė vendosė. Ndėrkohė, ne kemi parė shpalljen e pavarėsisė dhe e dini se jo tė gjithė anėtarėt ose aleatėt e NATO-s, e kanė njohur Kosovėn, por kjo nuk e ndryshon faktin se KFOR-i ėshtė atje dhe do tė qėndrojė atje nė njė tė ardhme tė parashikuar.

Kjo ėshtė pranuar edhe nga aleatėt qė e kanė pranuar dhe nga ata qė nuk e kanė pranuar. Nė kėtė mėnyrė, KFOR-i nuk ėshtė i prekur nga zhvillimet. Ju e dini se KFOR-i gėzon njė besim tė plotė nė Kosovė edhe nga shumica shqiptare, por edhe pakica serbe.

BBC: Por NATO-ja po planifikon qė tė ndihmojė nė krijimin e njė force tė re tė sigurisė nė Kosovė. Si mund tė arrihet kjo?

Scheffer: Sė pari, mendoj se kur flasim pėr detyrat e reja, njė mjedis i sigurt ėshtė paraparė edhe me 1244, ka tė bėjė me krijimin e njė force tė sigurisė dhe kjo veē tjerash, mund tė jetė edhe nė interes tė serbėve.

Por si e definojmė njė forcė tė sigurisė? Natyrisht se ajo do tė ketė njė detyrė tė kufizuar dhe mbase fjala "xhandarmėri" do tė ishte mė e pėrafėrta me tė.

Dikush duhet ta bėjė kėtė. Dikush duhet ta mbikqyrė shpėrbėrjen e TMK-sė dhe ngritjen e kėsaj force tė re. Kush tjetėr do ta bėnte kėtė, do tė ishte pyetja ime retorike?

Ajo ėshtė kėrkuar nga qeveria nė Prishtinė, ėshtė pėrkrahur nga ajo.

Mendoj se kjo ėshtė nė interes tė qėndrueshmėrisė dhe sigurisė nė rajon dhe vėrtetė shoh njė lidhje mes Rezolutės 1244 dhe asaj qė po bėn KFOR-i nė kornizat e detyrave tė reja.

BBC: Prishtina e ka pranuar kėtė dhe po e pėrkrah. Por Beogradi po e kundėrshton kėtė forcė. Madje zyrtarė tė tij kanė thėnė se NATO po e krijon shtetin e tij nė Kosovė?

Scheffer: Mendoj se kjo nuk ėshtė e drejtė. Unė kam biseda zyrtare e jozyrtare me miqtė e mi nė Beograd dhe unė e di se ata kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė kritikė, por mendoj se unė mund tė provoj tė paktėn t'ua sqarojė se ēfarė nėnkupton kjo, se cila ėshtė historia e KFOR-it pėr ta bėrė kėtė.

Unė e kuptoj se ėshtė e vėshtirė pėr ta. Unė e njoh Beogradin dhe i njoh miqtė e mi dhe nuk e mohoj se ėshtė e vėshtirė pėr ta, por ne duhet tė vazhdojmė dialogun me ta. Mendoj se nė njė periudhė afatgjate kjo ėshtė edhe nė interesin e tyre.

BBC: A ėshtė NATO e pėrgatitur qė tė ndihmojė nė dialogun Prishtinė-Beograd, posaēėrisht nė veri, meqė kemi parė shumė probleme atje?
Trupa tė Nato-s nė Kosovė
Scheffer thotė se Nato vepron nė Kosovė nė bazė tė rezolutės 1244

Scheffer: Nuk mendoj se NATO-ja duhet tė marrė rolin e ndėrmjetėsit politik. Ky nuk ėshtė roli i NATO-s, por siē e thashė NATO-ja ka njė mandat shumė mirė tė kornizuar dhe tė pėrshkruar sipas Rezolutės 1244 dhe ky ėshtė KFOR-i, qė ofron njė siguri dhe qėndrueshmėri nė gjithė rajonin.

Mendoj se NATO-ja nuk duhet tė marrė njė rol nė ndėrmjetėsim. Duke e thėnė kėtė unė e kam pjesė tė punės sime qė tė kem marrėdhėnie tė mira edhe nė Prishtinė edhe Beograd.

Me kėtė sinqerisht shpresoj se qeveria e re nė Beograd, do tė kėrkojė, ashtu sikurse edhe unė, njė dialog konstruktiv mes Serbisė dhe NATO-s.

BBC: Por si e shikoni ju kėtė marrėdhėnie. Mendoni se Serbia ka obligime pėr stabilitet nė Kosovė, marrė parasysh problemet nė veriun e Kosovės?

Scheffer: Unė nuk po flas pėr obligime. Mendoj se nė raportet NATO-Serbi, Beogradi duhet tė vendosė bazėn. T'i ofrojmė kėsaj qeverie tė re njė mundėsi qė tė stabilizohet. T'i ofrojmė asaj njė mundėsi tė vendosė pėr pėrparėsitė e saj.

E njoh presidentin Tadiē, ministrin Jeremiē dhe ata janė miq tė mirė. Ne mund tė kemi njė dialog tė hapur me ta, por t'i lejojmė qė tė vendosin ata njė bazė pėr bashkėpunimin me NATO-n.

Serbia ėshtė nė partneritetin pėr paqe, ne jemi nė njė proces tė gjetjes sė mundėsive se si t'i afrohemi njėri-tjetrit. Por le t'i lejojmė Beogradit tė vendosė.

NATO-ja ėshtė e hapur. Unė do tė zgjas dorėn time dhe do tė bėj njė afrim qė ėshtė produktiv. Unė jam optimist pėr kėtė gjė pavarėsisht faktit se e di mirė se sa tė vėshtira kanė qenė zhvillimet e fundit pėr serbėt dhe Beogradin.

BBC: Pra, ju do tė vendosi kushte pėr Serbinė para se ajo tė bėhet anėtare e plotė e NATO-s?

Scheffer: Unė nuk do tė vendos kushte. Ne kemi njė Partneritet pėr Paqe. Unė po flas pėr dialog dhe jo pėr kushte. Gjithashtu po flas pėr rrugėn qė duhet tė vendoset nga Beogradi.

Nėse e marrim rajonin, - dhe javėn e kaluar kishim nėnshkrimin e protokolleve pėr anėtarėsim nė NATO tė Shqipėrisė dhe Kroacisė dhe ky ishte njė zhvillim madhor, - atėherė si mund tė ketė njė qėndrueshmėri dhe siguri afatgjatė pa njė Serbi tė integruar plotėsisht nė strukturat euro-atlantike.

Po e them euro-atlantike me qėllim, sepse e di qė BE-ja ėshtė pėrparėsi e qeverisė nė Beograd, me shumė tė drejtė natyrisht.

Por nė tė njėjtėn kohė, nuk duhet harruar kombinimin euro-atlantik. Serbia ėshtė nė Partneritet pėr Paqe. Ne bėmė ē'ishte e mundur dhe unė bėra mė tė mirėn pėr tė marrė vendimin qė t'i ofrohet Serbisė, Partneriteti pėr Paqe. Ajo e pranoi kėtė.

Serbia, nė mos mė i rėndėsishmi, ėshtė tė paktėn njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm nė rajon. Pra, qėndrueshmėria nė rajon pa Serbinė nuk ėshtė fort e parashikueshme.

BBC: E pėrmendet Shqipėrinė. Nė Tiranė, ftesa pėr anėtarėsim nė NATO ėshtė parė si zhvillimi mė madhor nė dekadėn e fundit. Sa larg ėshtė Shqipėria nė pėrmbushjen e standardeve pėr t'u bėrė anėtare me tė drejta tė plota e NATO-s?

Scheffer: Njė hap shumė i rėndėsishėm ėshtė parė javėn e kaluar me nėnshkrimin e protokolleve.Tani ka mbetur procesi i ratifikimit i vendeve anėtare tė NATO-s dhe unė shpresoj se tė gjitha procedurat e ratifikimit dhe ju e dini se kėtu janė tė pėrfshira tė gjitha parlamentet, do tė pėrfundojnė nė kohėn kur NATO tė ketė samitin e ardhshėm, nė pranverėn e vitit tė ardhshėm, nė Strasburg nė zemrėn e Evropės.

Unė shpresoj se kjo do tė ndodhė kėshtu dhe pastaj do tė shohim Shqipėrinė dhe Kroacinė si anėtare tė NATO-s me tė drejta tė plota. Mendoj se ky do tė jetė njė vendim shumė i rėndėsishėm

BBC: Por kemi parė probleme me depot e armėve dhe municionit nė Shqipėri, por sė fundi edhe nė Bullgari. Mund tė luajė njė rol nė kėto situata NATO-ja?

Scheffer: Ka gjithnjė njė rol pėr aleatėt e NATO-s qė tė ofrojnė mbėshtetje pėr shtete e tjera. Unė e kujtoj atė incident dramatik nė fabrikėn e municioneve.

Aty ku mundet NATO-ja tė ndihmojė, do ta bėjė kėtė. Por tė mos harrojmė se reformat, - dhe ato nuk janė relevante vetėm pėr Shqipėrinė, nuk janė vendosur, sepse NATO-ja e do kėtė. Por reformat duhen bėrė, kjo ėshtė nėnvizuar fuqishėm nga ministri i jashtėm shqiptar, Lulėzim Basha, e ato duhen bėrė pėr hir tė kombit dhe shtetit jo sepse NATO-ja ose Sekretari i Pėrgjithshėm thonė se tani duhet reformuar.

Me fjalė tė tjera, NATO-ja do tė insistojė pėr tė bėrė nė Shqipėri dhe nė ēdo vend tjetėr ku ėshtė e nevojshme.

BBC: Dhe ky problem me fabrikėn e municioneve mendoni se nuk e ka dėmtuar ta themi, partneritetin me Shqipėrinė?

Schefer: Nuk mendoj se ka ndikuar, dramatike siē ishte pasi pati humbje jetėsh dhe kjo ishte dramatike.

Rrjedhojat e nevojshme gjithashtu edhe nė kuptimin politik, - nėse kam ndjekur si duhet zhvillimet, - janė nxjerrė nga ky incident i tmerrshėm dhe dramatik. Dhe kur flasim pėr procese tė tilla, NATO ėshtė gati tė ndihmojė.

BBC: Le t'i kthehemi datės ekzakte. Kur do tė jetė Shqipėria anėtare me tė drejta tė plota tė NATO-s?

Scheffer: Kjo ėshtė vėshtirė tė thuhet, pasi varet nga proceset ratifikuese nė parlamentet e tė 26 shteteve anėtare tė NATO-s.

Unė nuk mund tė parashikoj, por shpresoj se do tė jetė nė samitin tjetėr tė NATO-s nė pranverė, nė prill. Por unė nuk mund tė parashikoj rezultatin ekzakt tė saj.

BBC: Tė shkoj tani nė njė pjesė tjetėr tė rajonit, nė njė vend tjetėr nė Maqedoni. Cilat janė shanset qė Maqedonia tė kapėrcejė veshtirėsitė qė ka me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit?

Scheffer: Pėrgjigja pėr kėtė pyetje nė pjesėn mė tė madhe duhet gjendur nė Shkup. Ju e dini cili ishte rezultati i Bukureshtit. Ju e dini se edhe Maqedonisė do i ishte dhėnė ftesa, nėse do tė kishte patur njė zgjidhje pėr ēėshtjen e emrit.

Unė sinqerisht shpresoj qė qeveria e re nėn drejtimin pėrsėri tė kryeministrit Gruevski do tė gjejė njė rrugė qė tė arrijė njė marrėveshje nė ēėshtjen e emrit.

Unė do tė doja qė kjo gjė tė ndodhte qė nesėr, por ka nevojė pėr fleksibilitet.

BBC: Nga tė dyja palėt?

Scheffer: Po natyrisht, por siē kam thėnė edhe mė parė ėshtė fakt se miqtė tanė nė Shkup janė ata qė duan tė anėtarėsohen nė NATO dhe jo anasjelltas.

Greqia ėshtė anėtare, Shkupi nuk ėshtė. Me fjalė tė tjera fleksibiliteti ėshtė i nevojshėm nga tė gjitha palėt.

Por kemi njė komb qė duhet tė hyjė nė NATO dhe nuk duhet tė harrojmė se kjo ėshtė situata. Ndoshta ėshtė vėshtirė tė thuhet kjo gjė, por kjo ėshtė situata.

Ndėrkohė, unė sinqerisht shpresoj se zoti Nimitz, qė siē e dini ėshtė personi qė drejton procesin, do tė ketė mundėsinė sė shpejti qė tė angazhohet me qeverinė e re nė Shkup, pėr tė parė se sa ėshtė margjina pėr fleksibilitet.

BBC: Zoti Sheffer. Ne kemi parė zhvillimet e ndryshme nė rajon. Ne kemi parė qė Kosova ka shpallur pavarėsinė. Ne kemi parė reagimet nė Beograd dhe Moskė, si e shihni ju tė ardhmen e afėrt tė Ballkanit nė pėrgjithėsi?

Scheffer: Unė mendoj se ka vetėm njė tė ardhme pėr Ballkanin pasi sipas mendimit tim rajoni ende ėshtė njė biznes i papėrfunduar nė Evropė.

Shihni te NATO, kemi dy shtete, Shqipėria dhe Kroacia qė ndoshta vitin tjetėr do tė jenė anėtare me tė drejta tė plota nė NATO.

Ne kemi intensifikuar dialogun me Bosnjė-Hercegovinėn dhe Malin e Zi. Ne kemi Serbinė nė Partneritet pėr Paqe. Ne kemi ende ēėshtjen e pazgjidhur tė emrit.

Duke folur nga kėndi i NATO-s, kemi nė Ballkan vende qė janė nė stade tė ndryshme tė marrėdhėnies me NATO-n. Dhe e njėjta gjė ėshtė edhe pėr BE-nė. Unė e quaj rajonin biznes tė papėrfunduar dhe dua tė theksoj me forcė sa rėndėsi ka qė tė gjitha shtetet nė rajon, dhe nė kėtė duhet tė pėrkrahen edhe nga BE edhe nga NATO, duhet tė ndjekin rrugėn e integrimit euro-atlantik.

Pastaj Evropa do tė jetė njė e tėrė dhe e lirė dhe rajoni qė ėshtė njohur pėr mungesė stabiliteti, pėr rreziqet e dhunės dhe luftrave.

Ishte vetėm 12- 13 vjet mė parė qė ne pamė pėrdhunime e dhunė dhe shtėpi qė ishin pėrfshirė nga flakėt nė rajon.

Le tė ecim me forcė nė rrugėn e integrimit euro-atlantik. Ėshtė rruga e vetme dhe unė do ta pėrkrah kėtė proces me gjithė fuqinė time si Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s.

Unė nuk mund tė flas pėr BE-nė, por vetė do ta pėrkrah me sa tė mundem.