|
Sarkozy pėr bisedimet greko-maqedonase
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i francez Nicolas Sarkozy, angazhohet qė Maqedonia dhe Greqia tė gjejnė zgjidhje pėr emrin gjatė mandatit tė Francės
si kryesuese e Bashkimit Evropian.
Ėshtė e domosdoshme,qė kjo ēėshtje tė mos paraqes pengesė pėr aspiratat legjitime tė popullit tė Maqedonisė pėr tė hyrė nė NATO dhe nė Bashkmin Evropian, - thotė presidenti Sarkozi nė njė letėr dėrguar homologut tė tij maqedonas, Branko Clėrvenkovki. Presidenti i Francės ka mbėshtetur angazhimin e ndėrmjetėsit ndėrkombėtar nė bisedimet Athinė- Shkup, Metju Nimic,dhe ka kėrkuar nga kėto dy vende qė ta dyfishojnė angazhimin e tyre pėr mbylljen pėrfundimtare tė bisedimeve. Korrespondenti i BBC-sė nė Shkup rikujton se vėshtirė se do tė arrihet parashikimi qė dy vendet tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt pėr emrin kushtetues tė Maqedonisė para 9 korrikut nė mėnyrė qė Maqedonia, sė bashku me Shqipėrinė dhe Kroacinė, tė firmosė dokumentin pėr anėtarėsim nė NATO. Shefi i diplomacisė maqedonase, Antonio Milloshovski, tha tė mėrkurėn nė Shkup se nuk ka ndonjė datė se pėr pėrfundimin e bisedimeve, por se vendi i tij ėshtė i interesuar qė zgjidhja tė arrihet sa mė parė. Sipas tij, Greqia para ēdo takimi nxjerrė kushte tė reja, ndaj ėshtė mirė qė tė gjitha ēėshtjet tė shtrohen nė tryezėn e bisedimeve, duke mos pėrjashtuar as ēėshtjen e pakicės maqedonase nė Greqi: "Kėtu duhet tė kihet parasyshė edhe kthimi i pasurisė fėmijėve refugjatė tė cilėt janė shtetas tė Republikės sė Maqedonisė dhe tė cilėt njėherėsh kanė bazė qė tė fitojnė edhe shtetėsinė greke,si qytetarė tė cilėt kanė lindur nė Republikėn e Greqisė," -tha ministri i Jashtėm maqedonas, Milloshovski. Ėshtė hera e parė qė njė zyrtarė maqedonas tė hap publikisht ēėshtjen e maqedonasve tė Egjeut. Ish-shefi i diplomacisė maqedonase, Sllobodan Ēashule, thotė se hapja e kėsaj teme mund t'i vėshtirėsojė edhe mė shumė bisedimet midis Athinės dhe Shkupit. "Hapja e kėsaj ēėshtje edhe pse e arsyeshme, nga pala greke do tė konsiderohej si tentim pėr pretendime territoriale tė Republikės sė Maqedonisė,"- thotė pėr BBC-nė Sllobodan Ēashule, ish-shef i diplomacisė maqedonase. Nė vitet e 40 tė shekullit tė kaluar, thuhet se nga Greqia veriore janė shpėrngulur me dhunė disa dhjetra mijėra maqedonas. Nuk ka tė dhėna zyrtare se sa maqedonas aktualisht jetojnė nė kėtė pjesė tė Greqisė. Atoritetet nė Shkup thonė se ata nuk i gėzojnė tė drejtat e pakicave kombėtare, nuk kanė shkolla apo institucione tė tjera
kulturore, kurse vepron vetėm njė organizatė joqeveritare e cila angazhohet pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė maqedonasve
nė Greqi. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||