|
Pėrpjekje pėr dialog Prishtinė - Beograd
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zyrtarėt e misionit ndėrkombėtar nė Kosovė, kanė paralajėmruar se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, mund tė vizitojė Beogradin
nga fillimi i javės sė ardhshme pėr tė diskutuar mundėsinė e fillimit tė njė dialogu mes Prishtinės e Beogradit pėr ēėshtjet
me interes tė pėrbashkėt.
Fillimisht kjo vizitė ėshtė planifikuar tė bėhet nga fillimi i javės sė ardhshme, por ende nuk dihen tė gjitha hollėsitė e takimeve tė tij atje. Thuhet se zoti Zannier do tė donte tė pritej nė njė nivel tė lartė nga zyrtarėt serbė, megjithėse ende nuk ėshtė e qartė se si do tė duket qeveria e re e Serbisė. Vizita e zotit Zannier nė Beograd bėhet nė kuadėr tė planit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut, proces ky qė ėshtė kundėrshtuar fuqishėm nga udhėheqėsit e lartė serbė, ndėrkohė qė ėshtė pėrkrahur nga Prishtina zyrtare. Dialogu i paraparė mes Prishtinės dhe Beogradit pėr njė varg ēėshtjesh, pėrfshirė edhe policinė dhe drejtėsinė nė vendbanimet me shumicė serbe nė Kosovė, nuk do duhej tė prekte ēėshtjen e statusit, qė pėr vendet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, ėshtė pėrmbyllur mė 17 shkurt. Autoritetet kosovare kanė pranuar tė fillojnė diskutimet me Beogradin, por vetėm pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrbashkėt, ndėrsa zyrtarėt serbė e kanė parė kėtė mundėsi si rihapje tė ēėshtjes sė statusit. Marrėdhėniet mes misionit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe udhėheqjes serbe u pėrkeqėsuan qė nga periudha kur nė krye tė UNMIK-ut ishte Soren Jessen Petersen, por kontaktet u ndėrprenė vetėm kur me misionin ndėrkombėtar udhėhiqte Joackim Ruecker. Plani i rikonfigurimit tė UNMIK-ut parasheh njė periudhė shtesė prej 120 ditėsh deri nga mesi i tetorit, kur misioni ndėrkombėtar do tė duhej t'i linte vendin misionit tė ri evropian pėr drejtėsi dhe polici, EULEX. Procesi i rikonfigurimit u shty pėr katėr muaj tė tjerė, pas dėshtimit tė arritjes sė njė marrėveshjeje nė KS tė OKB-sė, pėr
njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||