BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėrpjekje pėr tė pėrballuar pasojat e Gėrdecit
 
Shpėrthimi nė Gėrdec
Autoritetet thonė shpresojnė qė dėmet tė riparohen brenda njė kohe sa mė tė shpejtė.
Nė Shqipėri dy muaj pas tragjedisė sė Gėrdecit, ku nga shpėrthimi i njė impianti armatimi municioni 26 persona humbėn jetėn dhe afro 300 u plagosėn, vazhdojnė pėrpjekjet pėr pėrballimin e pasojave.

Autoritetet thonė se deri tani janė lėvruar afro 12 milionė euro dhe shpresojnė qė dėmet tė riparohen brenda njė kohe sa mė tė shpejtė.

Por opozita ėshtė skeptike dhe dyshon se ēėshtja e Gėrdecit mund tė kthehet nė njė aferė korrupsioni.

Nė parlamentin shqiptar pėrfaqėsuesit e saj akuzuan ashpėr kryeministrin Berisha, i cili sipas tyre ndėrsa nė vigjilje tė dymujorit tė tragjedisė duhej tė ishte pranė tė dėmtuarve mori pjesė nė njė koncert festiv kushtuar anėtarėsmit tė Shqipėrisė nė NATO.

Nė Tiranė qė prej tė enjtes po zhvilohet forumi ekonomik i Krans Montanės me pjesėmarrjen e personaliteteve nga vende tė ndryshme tė botės.

Qeveria shqiptare po e shfrytėzon kėtė rast pėr tė paraqitur progresin e saj ekonomik. Kryeministri Berisha ka folur pėr pėrparime tė ekonomisė shqiptare dhe pėrmirėsim tė klimės sė biznesit, ndėrsa ka ftuar investitorėt e huaj qė tė investojnė nė Shqipėri.

Deklaratat e zotit Berisha vijnė ndėrsa opozita shqiptare thote se klima e biznesit po pėrkeqėsohet dhe se Shqipėria ėshtė klasifikuar si vendi me liri ekonomike mė tė dobėt.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake