BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 17 mars 2008 - 10:20 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Thellohet kriza qeveritare nė Maqedoni
 
Koalicioni qeveritar (arkiv)
Anėtarė tė kabinetit nga PDSH-ja thonė se do tė bojkotojnė punėn e qeverisė
Miinistrat e Partisė Demokratike Shqiptare qė bėjnė pjesė nė qeverinė e koalcionit nė Maqedoni, thanė se do ta ndėrpresin punėn.

Para disa ditėsh partia e tyre mori vendim qė tė mos jetė pjesė e maxhorancės, ndonėse ata, teknikisht, do tė vazhdonin tė kryenin detyrat.

Tė zemėruar nga njė intervistė e kryeministrit, Nikolla Gruevski, nė tė cilėn ai akuzoi PDSH-nė se po punonte pėr interesa tė huaja, ministrat shqiptarė thonė se do tė kėrkojnė leje nga partia ku tė bėhet thirrje qė asnjė shqiptar mos tė punojė nė administratėn shtetėrore pėr sa kohė qė nė krye tė qeverisė tė jetė zoti Gruevski.

 Unė do tė kėrkoj qė partia tė marrė vendim qė asnjė shqiptar tė mos marrė pjesė nė punėn e institucioneve qė i drejton Nikolla Gruevski.
 
Imer Aliu, zėvendėskryeministėr

Zėvendėskryeministri, Imer Aliu, tha se nuk mund tė punonte mė me kryeministrin Nikolla Gruevski, sepse nuk pajtohet me mėnyrat e tij tė veprimit.

"Prej kėtij momenti asnjėherė mė nuk do tė punoj me Nikolla Gruevskin. Mė vjen shumė keq tė konstatoj se ky person i papėrgjegjshėm e ēon shtetin nė humnerė, i ēon qytetarėt drejt konfliktit dhe unė nuk mund tė pajtohem me kėtė mėnyrė tė punuari. Unė do tė kėrkoj qė partia tė marrė vendim qė asnjė shqiptar tė mos marrė pjesė nė punėn e institucioneve qė i drejton Nikolla Gruevski", tha zoti Aliu.

 Bėhet fjalė pėr axhendė dhe skenare tė shteteve tė tjera, tė Greqisė, Serbisė, Kosovės
 
Nikolla Gruevski, kryeministėr

Ky reagim nga PDSH-ja vjen pas deklaratave nė njė intervistė tė kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhėnė agjencisė shtetėrore tė lajmeve, MIA ,tė shtunėn.

Zoti Gruevski e akuzoi PDSH-nė se 'punonte pėr interesa tė huaja'.

"Bėhet fjalė pėr axhendė dhe skenare tė shteteve tė tjera, tė Greqisė, Serbisė, Kosovės", tha kryeministri Gruevski nė kėtė intervistė.

Gjithashtu ai e akuzoi partinė e Menduh Thaēit se po krijonte krizė pėr shkak tė frikės sė pėrballejes nė zgjedhje ngaqė, sipas tij, nuk gėzon mbėshtetje nė elektorat.

Kėto deklarata i zemėruan shumė ministrat shqiptarė.

Edhe kryeministri Gruevski tha se nuk do tė merrej me PDSH-nė.

"Pėr mua kėto nuk janė hapa tė paparashikuara nga PDSH-ja. Unė kam shumė pėr tė thėnė. Ne pėr njė vit e gjysėm ishin bashkė. Unė i njoh edhe dobėsitė edhe gabimet e tyre. Nuk do t'u pėrgjigjem akuzave dhe ofendimeve tė PDSH-sė. Koha do tė tregojė se kush ka tė drejtė", tha kryeministri Gruevski.

Ai tha se ishte i fokusuar nė realizimin e aspiratės historike tė vendit pėr t'u bėrė anėtare e NATO-s.

Opozita maqedonase, me anė tė njė deklarate, bėri thirrje pėr seriozitet, sepse 'Maqedoninė e pret njė periudhė e rėndėsishme'.

Partia tjetėr shqiptare, BDI, kėrkoi nga PDSH-ja qė t'iu kėrkojė falje shqiptarėve pėr, siē thotė, poshtėrimin dhe degradimin e vullnetit politik.

Sipas BDI-sė kjo ka ndodhur pasi PDSH-ja u bė instrument i Nikolla Gruevskit kur u bė pjesė e kabinetit qeveritar edhe pse nuk i fitoi zgjedhjet nė mesin e shqiptarve.

Pėrēarje

Njė pėrēarje qė duket e thellė mes partnerėve tė koalicionit qeveritar VMRO DPMNE dhe PDSH-sė, erdhi pas vendimit tė kėsaj tė fundit qė tė largohej nga qeveria.

Ajo paraqiti gjashtė kėrkesa qė kanė tė bėjnė me gjendjen e shqiptarėve nė Maqedoni, tė cilat kryeministri nuk i pranoi.

Por, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e koalicionit qeveritar, prej tė premtes qeveria e Maqedonisė funksionon si qeveri pakice.

Partitė e opozitės thanė se do ta mbėshtesin qeverinė deri mė 3 prill qė vendi mos tė humbasė shansin pėr anėtarėsim nė NATO nė samitin e Bukureshtit.

Por, thellimi i krizės politike ndodh edhe nė kohėn kur tė hėnėn nė Vienė do tė vazhdojnė negociatat pėr ēėshtjen e emrit me Greqinė.

Vėzhguesit thonė se e gjithė kjo situatė mund tė dobėsojė pozicionin e Maqedonisė edhe pse Shkupi ėshtė nėn presion qė tė gjejė kompromis pėr tė evituar ndonjė veto greke kundėr anėtarsimit tė Maqedonisė nė NATO.

Subjekte tė ndryshme e pranojnė se vendi duket se po kalon njė krizė mė tė thellė se sa mendohej.

Qeveria, pėr shkak tė mbėshtetjes sė opozitės, do tė vazhdojė funksionimin.

Por, zgjidhja e kėsaj krize do tė pritet vetėm pas samitit tė NATO-s, ku opsioni i zgjedhjeve tė parakohshme tani ėshtė mė i mundshėm se kurdoherė tjetėr.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake