BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 14 mars 2008 - 09:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
EULEX synon shtrirjen nė tė gjithė Kosovėn
 

 
 
Prishtina
Misioni EULEX kundėrshtohet nga serbėt e Kosovės dhe Beogradi
Pak javė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, njė numėr i vogėl i pjesėtarėve tė misionit tė BE-sė, kanė arritur tė hapin zyrėn nė Prishtinė.

Misioni i BE-sė, qė ėshtė paraparė me planin Ahtisaari dhe me vendimin e Brukselit, duhet tė pėrqėndrohet nė fushėn e policisė dhe tė drejtėsisė.

Nė pėrbėrje tė tij do tė jenė 1800 policė, gjykatės e prokurorė.

Por tash pėr tash thuhet se vetėm 20 syresh kanė arritur tė vendosen nė pjesėn jugore tė Kosovės.

Zyrat e misionit tė BE-sė nė veri janė mbyllur pas kundėrshtimeve tė fuqishme tė serbėve tė Kosovės dhe tė Beogradit zyrtar pėr vendosjen e misionit EULEX nė Kosovė.

Por, shefi i kėtij misioni, Yves de Kermabon, tha tė enjten nė Prishtinė se ky mision do tė shtrihej nė tė gjithė territorin e Kosovės dhe qėllimi i tij ishte puna e pėrbashkėt me tė gjitha komunitetet.

 Rendi dhe ligji janė baza tė rėndėsishme nė ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe misioni EULEX do t'i ndihmojė institucionet kosovare.
 
Yves de Kermabon

Zoti de Kermabon ka thėnė se pjesa e parė e misionit tė tij ka arritur dhe se puna e tij do tė fillojė pasi tė jetė vendosur i gjithė misioni.

Sipas tij, misioni do tė pėrqėndrohet nė vendosjen e rendit dhe tė ligjit dhe nė ndihmėn pėr institucionet e Kosovės.

"Rendi dhe ligji janė baza tė rėndėsishme nė ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike, dhe ne duhet ta pėrmirėsojmė gjendjen nė Kosovė, mbi bazėn e pronėsisė sė vendorėve dhe pėrgjegjėsisė sė institucioneve kosovare, ndėrkohė qė misioni EULEX do t'i vėzhgojė dhe ndihmojė kėto institucione", tha zoti de Kermabon.

Ai tha se misioni i EULEX-it do tė pėrqėndrohet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe nė ndihmėn pėr institucionet e Kosovės nė fushėn e policisė dhe drejtėsisė.

Zoti de Kermabon, qė ka arritur nė Prishtinė pas qėndrimit nė selinė e OKB-sė nė New York pėr tė koordinuar vendosjen e misionit qė do tė udhėheqė, ka thėnė se do tė punojė pėr mbrojtjen e qytetarėve tė Kosovės dhe tė lirisė sė lėvizjes pėr tė gjitha komunitetet.

Autoritetet kosovare ndėrkaq, i kanė ofruar gjithė ndihmėn dhe pėrkrahjen e tyre misionit tė ri nė Kosovė.

Por, ato kanė kėrkuar nga ai shtrirjen e misionit tė Bashkimit Evropian nė tė gjithė territorin kosovar.

Ndėrsa serbėt e Kosovės dhe Beogradi zyrtar i kanė bėrė me dije BE-sė se autoriteti i vetėm pėr ta nė Kosovė ėshtė ai i OKB-sė, sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.

Ata kanė refuzuar qė tė bashkėpunojnė me misionin e BE-sė, tė cilin e kanė cilėsuar si pėrkrahės tė pavarėsisė sė Kosovės.

Njė zyrė e misionit qė ishte paraparė tė hapej nė veri, ėshtė mbyllur megjithėse nė kėtė pjesė tė Kosovės, pėrveē pranisė ushtarake dhe policore ndėrkombėtare, nuk ka asnjė institucion civil qė funksionon.

Analistėt thonė se misioni i BE-sė do tė ketė ende probleme deri nė vendosjen e tij tė plotė kėtu.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>