BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 12 mars 2008 - 17:31 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
UNMIK-u i kėrkon Serbisė respektimin e 1244-s
 
Ushtarė tė UNMIK-ut (arkiv)
UNMIK kėrkon qė Serbia tė zvogėlojė ndihmėn pėr strukturat paralele serbe.
UNMIK-u ka kėrkuar nga Serbia tė ndėrmarrė njė varg masash pėr tė siguruar respektimin e rezolutėn 1244 tė Kombeve tė Bashkuara pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Tė njejtėn kėrkesė pėr respektim tė rezolutės ia shtroi UNMIK-ut tė martėn qeveria e Serbisė.

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha tė mėrkurėn se Serbia duhet tė respektojė zonėn e ndarė doganore nė Kosovė dhe tė ndihmojė UNMIK-un pėr rivendosjen e shėrbimit doganor nė dy pikat kufitare, tė cilat u shkatėrruan nga protestuesit serbė dy ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Zoti Ivanko po ashtu theksoi se nė pėrputhje me rezolutėn 1244, Serbia duhet tė zvogėlojė ndihmėn e saj pėr strukturat paralele serbe si dhe tė ndihmojė pjestarėt serbė qė tė kthehen nė Shėrbimin Policor tė Kosovės, tė cilin e braktisėn nė shenjė mospajtimi me pavarėsinė e Kosovės.

Reagimi i UNMIK-u pason deklaratėn e ditės sė martė tė ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremiq, i cili tha se vetėm me respektimin e plotė tė rezolutės 1244 mund tė parandalohet pėrkeqėsimi i gjendjes nė Kosovė.

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha se administrata ndėrkombėtare pajtohet plotėsisht me kėtė deklaratė tė zotit Jeremiq, por kėrkoi nga Beogradi zyrtar qė me veprimet e tij tė dėshmojė se qėndron prapa njė deklarate tė tillė.

Serbia e mbėshtetur nga Rusia pretendon se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me rezolutėn 1244 tė Kombeve tė Bashkuara, ndėrsa tė kundėrtėn e pohojnė autoritetet nė Prishtinė si dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shumica e vendeve evropiane qė kanė njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake