BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 05 mars 2008 - 09:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Berisha optimist pėr nė NATO
 
Kryeministri Sali Berisha me homologun i tij hungarez Ferenc Gyurcsany
Kryeministri Sali Berisha me homologun i tij hungarez, Ferenc Gyurcsany
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, thotė se Shqipėria do tė marrė ēdo vendim qė duhet pėr tė pėrmbushur kriteret e anėtarėsimit nė Aleancė.

Korrespondenti i BBC-sė, Nick Thorpe, e intervistoi zotin Berisha nė Budapest gjatė vizitės zyrtare atje.

BBC: A janė kryer reforma zgjedhore dhe ajo gjyqėsore ?

Zoti Berisha: Sė pari, kėto reforma janė themelore pėr Shqipėrinė. Dua tė them se pėr kėto reforma ekziston njė klimė shumė e favorshme. Nė Parlament u votua me konsensus tė plotė Ligji pėr Sistemin gjyqėsor.

Tani po punohet pėr ligjin pėr Prokurorinė dhe disa ligje tė tjera. Ekziston ai qė u quajt pakt kombėtar pėr tė votuar tė gjitha ligjet qė lidhen me sistemin e drejtėsisė.

 Mitet duhen lėnė mėnjanė. Kjo puna e djepit mė duket shumė jo realiste. Nuk jam i sigurt nėse ata sollėn djepin e tyre apo morėn djepin tonė nė Kosovė. Megjithatė, nė njė djep mund tė rriten disa foshnja.
 
Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė

Mendoj se kemi ecur nė drejtimin e duhur dhe me rezultate konkrete.

Sė dyti, po punohet pėr reformėn zgjedhore. Pothuajse tė gjitha partitė janė dakord qė t'i pritet rruga njė fenomeni tipik shqiptar tė zgjedhjeve, i ashtuquajturi "Dushk", i cili ka qenė njė devijim tėrėsisht i papranueshėm i votės dhe qė ka shtrembėruar rezultatet.

Ka njė konsensus tė plotė pėr njė sistem proporcional, por ka debate nėse do tė jetė modeli spanjoll, bullgar, grek apo proporcional rajonal.

Gjithashtu, partitė e mėdha dhe organizmat ndėrkombėtarė janė kundėr listave tė hapura sepse mendojnė se ato dėmtojnė cilėsinė e parlamentit dhe dėmtojnė ndershmėrinė e zgjedhjeve. Ndėrsa partitė e vogla janė kundėr, ato janė pėr listat e hapura. Megjithatė, unė jam i sigurt qė do tė arrihet konsensusi.

Nė anėn tjetėr, reforma elektorale pėrfshin ēėshtjet e listės sė votuesve dhe tė ēertifikatave. Ne po kryejmė regjistrin elektronik tė popullsisė dhe listėn elektronike tė votuesve dhe procesi po ecėn mjaft mirė.

Javėn e kaluar u krye tenderi pėr kartat e identitetit dhe pasaportat dixhitale me standartet mė tė mira.

 ne jemi angazhuar se do tė marrim ēdo vendim, do tė ndėrmarrim ēdo reformė, do tė paguajmė cdo ēmim pėr tė pėrmbushur kriteret dhe kėrkesat e NATO-s
 
Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė

Zgjedhjet e ardhshme do tė bėhen me kartat e reja tė identitetit, me listat elektronike tė zgjedhėsve dhe me sitemin e ri tė adresave. Pra, do tė bėhet mė e mira e mundshme.

BBC: A keni besim se Shqipėria do tė marrė ftesė pėr tė hyrė nė NATO ?

Zoti Berisha: Kam realisht shumė shpresė, por do tė respektoj ēfarėdo vendimi qė do tė merret. Pa dyshim, ne jemi angazhuar se do tė marrim ēdo vendim, do tė ndėrmarrim ēdo reformė, do tė paguajmė ēdo ēmim pėr tė pėrmbushur kriteret dhe kėrkesat e NATO-s.

Mendoj se qeveria ime do tė punojė shumė seriozisht nė kėtė drejtim.

BBC: A ia vini fajin kryeministrit serb Koshtunica pėr zemėrimin e rritur tė serbėve kėto ditė?

Zoti Berisha: Mė vjen shumė keq pėr qėndrimin e kryeministrit Koshtunica. Mendoj se ai nuk ėshtė realist, sepse mendoj se mitet dhe politika nuk mund tė qėndrojnė sė bashku.

Mitet duhen lėnė mėnjanė. Kjo puna e djepit mė duket shumė jo realiste.

Nuk jam i sigurt nėse ata sollėn djepin e tyre apo morėn djepin tonė nė Kosovė. Megjithatė, nė njė djep mund tė rriten disa foshnja.

Nga ana tjetėr, mė duket jorealiste qė tė kėrkosh djepin nė shtėpinė e fqinjit. Nuk ėshtė aspak realiste ajo ēka thonė serbėt. Si mund t’i thuash njė kombi se djepi i tij ėshtė njė vend tjetėr? Djepi i tyre ėshtė Beogradi.

Kosova nuk mund tė jetė kurrė zemra e njė kombi tjetėr. Atje ka disa manastire, por ato kanė qenė katolike romane pėrpara se serbėt tė mbėrrinin dhe kjo ėshtė provuar.

Manastiri i Pejės ėshtė ndėrtuar nė pronat e njė familjeje shqiptare me mbiemrin Zajmi. Ata kanė qenė mbrojtės tė manastirit pėr shekuj me radhė. Mendoj se kryeministri Koshtunica duhet tė jetė mė realist.

 
 
LOKALE
Debate pėr sistemin zgjedhor
04 mars 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake