http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 27 shkurt 2008 - 10:14 CET

Muharrem Nitaj
BBC, Prishtinė

Qetėsi e brishtė nė Kosovė

Ndėrsa numri i shteteve qė kanė njohur Republikėn e Kosovės, tashmė ka kaluar shifrėn 20, duke pėrfshirė kėtu edhe Polononė qė tė martėn konfirmoi njohjen e saj, serbėt nė Kosovė dhe nė Beograd nė forma tė ndryshme kane vazhduar ta kundėrshojnė atė.

Pas protestave tė dhunshme gjatė javės sė kaluar, protestat e fundit tė organizuara nė Mitrovicė, kanė qenė krejtėsisht ndryshe nga ditėt e mėparshme.

Pėr tė parėn herė qė nga 17 shkurti, kur u bė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, protestuesit serbė tė martėn nuk gjuajtėn me gurė, nuk pėrdorėn mjete piroteknike dhe nuk ushtruan dhunė.

Lojė futbolli e imagjinuar

Pakėnaqėsinė e tyre ata e shprehėn me njė lojė futbolli, ku janė ndeshur ekipet imagjinare tė mbėshtetėsve tė pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėrshtarėvė tė saj, por duke pasur njė arbitėr amerikan, tė pozicionuar keq kundėr serbėve, siē e kishin menduar organizatorėt e lojės protestuese tė futbollit.

Nė kėtė ndeshje futbolli, organizatorėt shpallėn fitues ekipin e kundėrshtarėve tė pavarėsisė.

Zėdhėnėsi rajonal i shėrbimit policor tė Kosovės, Besim Hoti, tha se protesta kaloi e qetė dhe se numri i protestuesve kishte qenė shumė mė i vogėl se ditėve tė tjera.

Shqetėsim

Megjithėse nuk ėshtė pranuar publikisht, institucionet e Kosovės, duke pėrfshirė kėtu edhe misionin civil tė OKB-sė, UNMIK, misionin nė ardhje tė BE-sė, EULEX dhe forcėn paqėruajtėse tė NATO-s, KFOR, kanė manifestuar njė lloj shqetėsimi, pėr shkak tė rrezikut tė pėrshkallėzimit tė mundshėm tė situatės nė vendbanimet serbe.

Dy ditė mė parė, protestues serbė lėnduan rreth 20 policė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, dhe kėta tė fundit u pėrmbajtėn nga pėrdorimi i mjeteve tė dhunės pėr tė shtypur protestuesit me arsyetimin se nuk kanė pasur urdhėr pėr njė gjė tė tillė.

Thirrje pėr qetėsi

Nė njė situatė tė tillė personalitetet drejtuese tė Kosovės, ato civile dhe ushtarake, vendore dhe ndėrkombėtare, kanė vendosur qė, pėrmes apeleve, tė qetėsojnė mbėshtetėsit dhe kundėrshtarėt e pavarėsisė sė Kosovės.

Nė kėtė kuadėr duhet parė edhe takimi i sė martės ndėrmjet kryetarit tė qeverisė, Hashim Thaēi, shefit tė UNMIK-ut, Ruecker dhe komandantit tė KFOR-it, De Marnhak.

Kryeministri Thaēi ka deklaruar se qeveria e Kosovės gjatė gjithė kėtyre ditėve ka qenė nė kontakt tė vazhdueshėm mė autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė, me KFOR-in dhe UNMIK-un dhe se situata ėshtė nėn kontroll tė institucioneve tė Kosovės.

Shefi i UNMIK-ut, Ruecker, ndėrkaq ka deklaruar se UNMIK-u ishte i vendosur qė tė zbatonte mandatin e vet ekzekutiv, qoftė nė polici, qoftė nė dogana, qoftė nė drejtėsi edhe nė veri tė Kosovės.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier De Marnhak, pas kėtij takimi tha:

"Unė po pėrsėris se KFOR-i ėshtė i gatshėm tė reagojė dhe ne kemi plane pėr veprim tė mėnjėhershėm,"- tha zoti De Marnak.

Por sipas tij, pėr momentin nuk ka arsye qė tė ndėrhyjė KFOR-i pėr tė rivendosur autoritetin e administratės ndėrkombėtare nė veri.

Komandanti i KFOR-it ka thėnė se forca qė komandon ai ėshtė nė bashkėpunim tė ngushtė me policinė e UNMIK-ut dhe policinė e Kosovės, pėr tė ndėrhyrė, nėse kėrkohet njė gjė e tillė.

BE pas UNMIK-ut

Ndėrkohė merret vesh se misioni i ri i BE-sė qė do tė ketė rreth 1800 veta, do tė fillojė tė instalohet qė nga java qė vjen, mirėpo ai nuk do tė funksionalizohet deri nga mesi i qershorit tė kėtij viti.

Pėr tre ose katėr muajt e ardhshėm,do tė vazhdojė tė funksionojė misioni i OKB-sė, UNMIK.

Nė fakt situate relativisht e ndėrlikuar e sigurisė pas protestave serbe, tė cilat janė mbėshtetur edhe nga qeveria nė Beograd, ka bėrė qė tė ketė edhe njė mobilizim tė faktorit ndėrkombėtar.

Shtypi i Prishtinės shkruan se tashmė ėshtė krijuar njė grup drejtues ndėrkombėtar pėr Kosovėn 'International Steering Group', ku do tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė 15 shteteve.

Merret vesh se takimi i parė i kėtij grupi, qė ka pėr detyrė tė pėrcjellė zbatimin e pakos sė presidentit Ahtisaari, do tė mbahet tė enjten nė Vjenė.