http://www.bbcalbanian.com

Pajaziti: KFOR ruan kufirin

Ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovė, Zenun Pajaziti, thotė se kufinjtė e Kosovės janė tė sigurtė dhe ato po ruhen nga policia dhe trupat paqėruajtėse tė NATO-s.

Kjo deklaratė e ministrit Pajaziti, dhėnė BBC-sė, pason sulmin e protestuesve serbė ndaj tri pikave kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, qė u bėnė kėtė javė, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjes sė saj ndėrkombėtare nga disa shtete.

Dy pika kufitare nė veri tė Kosovės u shkatėrruan tė martėn, kur turma e serbėve i vuri flakėn atyre, duke detyruar policinė dhe shėrbimin doganor tė tėrhiqet, ndėrsa tė enjten disa qindra serbė depėrtuan nga Serbia nė zonėn neutrale tė kufurit me Kosovėn me Merdarė dhe sulmuan me gurė policinė kosovare.

Violeta Hyseni bisedoi me Ministrin e Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, dhe fillimisht i kėrkoi njė reagim pėr incidentin e djeshėm nė Merdarė.

Zenun Pajaziti: Jemi tė vetėdijshėm se ka frustrime nga ana e njė pjese tė popullatės tė pakėnaqur me vendimin tonė me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Po ashtu ka frustrime edhe tė njerėzve qė janė manipuluar nga dikush.

Sido qė tė jetė, Shėrbimi Policor i Kosovės, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i kanė qenė tė angazhuar maksimalisht qė tė jenė tėrė kohėn nė menaxhimin e kėsaj situate dhe kjo ėshtė tejkaluar dhe besoj qė gjithēka do tė jetė nė rregull nė atė pikė.

BBC: Gjatė kėsaj jave dy pika kufitare u dogjėn, ndėrsa patėm edhe incidentin e fundit nė Merdarė. Sa tė sigurta, sa tė mbrojtura janė kufinjtė e Kosovės?

Zenun Pajaziti: Kufinjtė e Kosovės, janė tė sigurtė, territori i Kosovės ėshtė i sigurtė. Forcat e sigurisė nė Kosovė, KFOR-i, policia e UNMIK-ut, policia jonė, janė tė organizuara mirė pėr tė mbrojtur territorin e Kosovės.

Me rastin e akteve tė tilla vandaliste qė janė zhvilluar nė dy pikat kufitare me Serbinė, kemi tė bėjmė me njė aktivitet, i cilin ėshtė zhvilluar duke pėrfshirė njė numėr tė madh tė popullatės, grave, fėmijėve, me ē'rast intervenimi ynė ka qenė mė shumė i kushtėzuar pėr ta mbrojtur shėndetin dhe jetėn e secilit qytetar, se sa pėr tė mbrojtur nga djegja dy objektet, tė cilat unė besoj qė sė shpejti do t'i rindėrtojmė, do t'i kemi tė gatshme.

Situata momentale ėshtė nėn presion tė njė pakėnaqėsie tė njė pjese tė qytetarėve, kemi njė pjesė po ashtu tė frustruar tė qytetarėve nga zhvillimet e fundit.

Ne shpresojmė qė sa mė shpejt gjithēka do tė jetė e normalizuar.

BBC: Zoti ministėr, Shėrbimi Policor i Kosovės dhe policia e UNMIK-ut u detyruan nė tėrhiqen nga dy pikat kufitare nė veri dhe tė ndėrhynte NATO.

Kush do t'i mbrojė kufinjtė e Kosovės, NATO apo policia kosovare?

Zenun Pajaziti: Ne jemi tė interesuar ta kuptojmė situatėn e kėtyre ditėve sa mė mirė.

Ne e kemi pasur parasysh qė duhet tė kujdesemi nė kėtė situatė tė frustrimeve tė mos shkaktojmė ndonjė telashe mė tė madhe sidomos tė ruajmė jetėn e qytetarėve pa dallim, por edhe tė shėrbyesve tanė, tė pjesėtarėve tė policisė, prandaj janė marrė masat, KFOR-i ėshtė nė kufi prapė, policia e ka hapur prapė kufirin pėr ta zhvilluar kalimin normalisht.

Nė ditėt nė vijim ne do tė shohim t'i normalizojmė edhe ēėshtjet tjera qė kanė tė bėjnė me pjesėmarrjen e policisė nė tėrėsi si dhe me pjesėmarrjen nė kufi tė Shėrbimit Doganor.

BBC: Zoti ministėr ka patur njoftime se disa pjesėtarė serbė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės nuk janė paraqitur nė vendet e tyre tė punės prej ditės sė shpalljes sė pavarėsisė?

Zenun Pajaziti: Pjesėtarėt serbė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės nė pjesėn veriore janė ende atje, ata kanė preferuar qė mė tutje urdhėrat t'i marrin vetėm nga UNMIK-u.

Ne shpresojmė qė ata e bėjnė kėtė nga situata tė presionit dhe kėrcėnimeve qė janė shume serioze jo vetėm pėr ta, por pėr tė gjithė ata qė janė lojalė ndaj institucioneve tė Kosovės dhe kėto kėrcėnime vijnė nga grupe tė ndryshme qė veē ekzistojnė atje.

Jemi tė informuar, jemi tė vetėdijshėm pėr tė gjitha kėto, mendoj qė ata (serbėt) sė shpejti nga kalimi I kėsaj periudhe tranzitore dhe euforie, do ta kuptojnė se ėshtė shumė keq qė tė bėjnė veprime qė mund tė ēojnė nė situata tė palakmueshme.

BBC: A ka pjesėtarė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės qė ka vendosur ta braktisė kėtė institucion prej kur Kosova ka shpallur pavarėsinė?

Zenun Pajaziti: Zyrtarisht ne nuk kemi informacione tė tilla.