BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 29 shkurt 2008 - 09:05 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
'Kufiri nuk duhet tė pengojė njohjen'
 
Harta e Kosovės
Harta e Kosovės
Autoritetet nė Prishtinė i kanė bėrė thirrje Shkupit zyrtar qė tė zgjidhin problemin e pėrcaktimit tė vijės kufitare mes dy vendeve pasi Maqedonia ta njohė pavarėsinė e Kosovės.

Autoritetet kosovare kanė kėrkuar nga Maqedonia qė tė mos vėrė kushte pėr njohjen e shtetit tė Kosovės, pasi kjo e fundit ka kėrkuar krijimin e njė komisioni tė pėrbashkėt pėr pėrcaktimin e vijės kufitare.

Zyrtarėt kosovarė kanė theksuar se ēėshtja e kufirit me Maqedoninė do tė zgjidhet sipas paketės sė zotit Ahtisaari qė parasheh krijimin e njė komisioni tė pėrbashkėt teknik, brenda 120 ditėsh, pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe mandati i tij duhet tė pėrfundojė njė vit pas krijimit tė tij.

Problemi i kufirit mes Kosovės e Maqedonisė, u pėrshkallėzua nė vitin 2001 kur Shkupi zyrtar dhe qeveria e atėhershme e Beogradit nėnshkruan njė marrėveshje tė pėrbashkėt qė pėrcaktonte vijėn kufitare, me tė cilėn mbi 2500 hektarė tė Kosovės i kaluan Maqedonisė.

Marrėveshja e pranua nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė nė vitin 2002, por ajo u kundėrshtua fuqishėm nga institucionet kosovare dhe vetė banorėt e vijės kufitare me Maqedoninė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>