BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 27 shkurt 2008 - 10:14 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Qetësi e brishtë në Kosovë
 

 
 
Protestues serb duke vendosur të ashtuquajturën 'Kutija e Pandorës' para trupave të UNMIK-ut
Protestues serb duke vendosur të ashtuquajturën 'Kutija e Pandorës' para trupave të UNMIK-ut
Ndërsa numri i shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës, tashmë ka kaluar shifrën 20, duke përfshirë këtu edhe Polononë që të martën konfirmoi njohjen e saj, serbët në Kosovë dhe në Beograd në forma të ndryshme kane vazhduar ta kundërshojnë atë.

Pas protestave të dhunshme gjatë javës së kaluar, protestat e fundit të organizuara në Mitrovicë, kanë qenë krejtësisht ndryshe nga ditët e mëparshme.

Për të parën herë që nga 17 shkurti, kur u bë shpallja e pavarësisë së Kosovës, protestuesit serbë të martën nuk gjuajtën me gurë, nuk përdorën mjete piroteknike dhe nuk ushtruan dhunë.

Lojë futbolli e imagjinuar

Pakënaqësinë e tyre ata e shprehën me një lojë futbolli, ku janë ndeshur ekipet imagjinare të mbështetësve të pavarësisë së Kosovës dhe kundërshtarëvë të saj, por duke pasur një arbitër amerikan, të pozicionuar keq kundër serbëve, siç e kishin menduar organizatorët e lojës protestuese të futbollit.

Në këtë ndeshje futbolli, organizatorët shpallën fitues ekipin e kundërshtarëve të pavarësisë.

Zëdhënësi rajonal i shërbimit policor të Kosovës, Besim Hoti, tha se protesta kaloi e qetë dhe se numri i protestuesve kishte qenë shumë më i vogël se ditëve të tjera.

Shqetësim

Megjithëse nuk është pranuar publikisht, institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe misionin civil të OKB-së, UNMIK, misionin në ardhje të BE-së, EULEX dhe forcën paqëruajtëse të NATO-s, KFOR, kanë manifestuar një lloj shqetësimi, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të mundshëm të situatës në vendbanimet serbe.

 ...KFOR-i është i gatshëm të reagojë dhe ne kemi plane për veprim të mënjëhershëm.
 
gjenerali Xavier De Marnhak

Dy ditë më parë, protestues serbë lënduan rreth 20 policë të Shërbimit Policor të Kosovës, dhe këta të fundit u përmbajtën nga përdorimi i mjeteve të dhunës për të shtypur protestuesit me arsyetimin se nuk kanë pasur urdhër për një gjë të tillë.

Thirrje për qetësi

Në një situatë të tillë personalitetet drejtuese të Kosovës, ato civile dhe ushtarake, vendore dhe ndërkombëtare, kanë vendosur që, përmes apeleve, të qetësojnë mbështetësit dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kuadër duhet parë edhe takimi i së martës ndërmjet kryetarit të qeverisë, Hashim Thaçi, shefit të UNMIK-ut, Ruecker dhe komandantit të KFOR-it, De Marnhak.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar se qeveria e Kosovës gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, me KFOR-in dhe UNMIK-un dhe se situata është nën kontroll të institucioneve të Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut, Ruecker, ndërkaq ka deklaruar se UNMIK-u ishte i vendosur që të zbatonte mandatin e vet ekzekutiv, qoftë në polici, qoftë në dogana, qoftë në drejtësi edhe në veri të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier De Marnhak, pas këtij takimi tha:

"Unë po përsëris se KFOR-i është i gatshëm të reagojë dhe ne kemi plane për veprim të mënjëhershëm,"- tha zoti De Marnak.

Por sipas tij, për momentin nuk ka arsye që të ndërhyjë KFOR-i për të rivendosur autoritetin e administratës ndërkombëtare në veri.

Komandanti i KFOR-it ka thënë se forca që komandon ai është në bashkëpunim të ngushtë me policinë e UNMIK-ut dhe policinë e Kosovës, për të ndërhyrë, nëse kërkohet një gjë e tillë.

BE pas UNMIK-ut

Ndërkohë merret vesh se misioni i ri i BE-së që do të ketë rreth 1800 veta, do të fillojë të instalohet që nga java që vjen, mirëpo ai nuk do të funksionalizohet deri nga mesi i qershorit të këtij viti.

Për tre ose katër muajt e ardhshëm,do të vazhdojë të funksionojë misioni i OKB-së, UNMIK.

Në fakt situate relativisht e ndërlikuar e sigurisë pas protestave serbe, të cilat janë mbështetur edhe nga qeveria në Beograd, ka bërë që të ketë edhe një mobilizim të faktorit ndërkombëtar.

Shtypi i Prishtinës shkruan se tashmë është krijuar një grup drejtues ndërkombëtar për Kosovën 'International Steering Group', ku do të marrin pjesë përfaqësues të 15 shteteve.

Merret vesh se takimi i parë i këtij grupi, që ka për detyrë të përcjellë zbatimin e pakos së presidentit Ahtisaari, do të mbahet të enjten në Vjenë.

 
 
LOKALE
Pse Rusia kundërshton pavarësinë e Kosovës?
26 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Sfidat e Kosovës së Pavarur
26 shkurt 2008 | Rajoni
Samarxhiq viziton Kosovën
25 shkurt 2008 | Rajoni
BE tërheq personelin nga Mitrovica
25 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>