BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 26 shkurt 2008 - 14:22 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Sfidat e Kosovės sė Pavarur
 
Kosovarėt festojnė nė sheshin Skėnderbej, Tiranė (arkiv)
Kosovarėt festojnė nė sheshin Skėnderbej, Tiranė.
Pavarėsia e Kosovės do tė sjellė paqe dhe stabilitet nė rajonin e Ballkanit u deklarua nė Tiranė gjatė njė forumi ku u diskutua pėr sfidat me tė cilat do tė pėrballet Kosova pas shpalljes sė pavarėsisė.

Nė delegacionin kosovar, i pari qė viziton Shqipėrinė pas shpalljes sė pavarėsisė dhe qė kryesohej nga kryetari i parlamentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, mori pjesė edhe ministri i Transporteve i qeverisė sė Kosovės Fatmir Limaj.

Zoti Limaj i tha BBC-sė nė shqip se njohja ndėrkombėtare e shtetit tė Kosovės pėr momentin ėshtė njė nga sfidat kryesore.

 Jemi shumė tė kėnaqur me ecurinė e deritanishme.
 
Fatmir Limaj, ministri kosovar i Transporteve

"Jemi shumė tė kėnaqur me ecurinė e deritanishme," tha zoti Limaj, ndėrsa shtoi se po synohet anėtarėsimi nė disa mekanizma ekonomikė ndėrkombėtarė sikurse janė FMN-ja dhe Banka Botėrore.

Ministri i Transportit i Kosovės tha se njohja e pavarėsisė ėshtė e mirepritur nga tė gjitha vendet, por ajo merr njė kuptim tė veēantė kur bėhet nga vendet fqinje.

Pėr zotin Limaj ka qėnė e kuptueshme sjellja e vendeve si Kroacia dhe Maqedonia, por tha ai "tani ato duhet tė hedhin hapin e njohjes sė Kosovės."

Kujdes pėr pakicat

Nė forum mjaft prej tė pranishmėve vlerėsuan se njė nga sfidat e Kosovės do tė jetė edhe qėndrimi ndaj minoriteteve, veēanėrisht ndaj minoritetit serb.

 Ndėrtimi i marrėdhenieve me shtetin shqiptar ėshtė njė nga interesat parėsore tė Kosovės
 
Fatmir Limaj, ministri kosovar i Transporteve

Zoti Limaj tha me kėtė rast se "ka marrė fund koha kur nė Kosovė ka patur qytetarė tė rendit tė dytė. Kosova do tu japė shanse tė barabarta tė gjithė qytetarėve tė saj" tha ai.

Ekonomia sfidė

Por padyshim njė nga sfidat mė tė mėdha pėr Kosovėn do tė mbetet zhvillimi ekonomik i saj.

Me njė ekonomi kryesisht tė varur nga shkėmbimet tregėtare veēanėrisht me vendet fqinje, ministri kosovar i Transporteve Limaj thotė se do tė synohet krijimi i njė ekonomie tė tregut tė lirė, por edhe do tė vendosen prioritete bashkėpunimi me vendet fqinje.

"Ndėrtimi i marrėdhenieve me shtetin shqiptar ėshtė njė nga interesat parėsore tė Kosovės” tha zoti Limaj.

Pak muaj mė vonė, nė qershor, komuniteti ndėrkombėtar pritet tė organizojė njė konferencė donatorėsh pėr Kosovėn.

Zoti Limaj thotė se synimi i autoriteteve kosovare ėshtė tė thithin rreth 1 miliardė dollarė investime.

Ndėr projektet ai veēoi ato tė infrastrukturės, ku mė kyesoret janė segmentet rrugore Morinė–Prishtinė dhe Prishtinė–Shkup.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake