|
BE tėrheq personelin nga Mitrovica
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Misioni civil i Bashkimit Evropian ka mbyllur zyrėn e tij nė veri tė Mitrovicės dhe ka tėrhequr stafin e tij pas tensionimit
tė gjendjes atje me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Zėvendėskryeministri i Kosovės, Ramė Manaj, i ka thėnė BBC-sė se tėrheqja e misionit evropian nga pjesa veriore e Mitrovicės ėshtė e pėrkohshme. Ndėrkaq politikani serb, Oliver Ivanoviq, thotė se serbėt e konsiderojnė tė jashtėligjshėm praninė e BE-sė nė Kosovė dhe e vlerėson tėrheqjen e kėtij misioni nga pjesa veriore e Mitrovicės si hap tė duhur. Pezullim i pėrkohshėm
Tensionimi i gjendjes nė qytetin e ndarė etnikisht ka bėrė qė misioni i BE-sė tė pezullohet pėrkohėsisht, kanė thėnė zyrtarė tė kėtij misioni. Prania e Bashkimit Evropian po kundėrshtohet nga serbėt nė veri tė Kosovės, tė cilėt thonė se ai ėshtė i jashtėligjshėm. Njė mjet shpėrthyes u hodh javėn e kaluar para ndėrtesės ku ishte e vendosur zyra e Bashkimit Evropian. Udhėheqėsit lokalė serbė kanė thėnė se nuk e duan misionin e BE-sė dhe kanė kėrcėnuar se do ta bojkotojnė atė. Zėdhėnėsi i misionit civil tė Bashkimit Evropian nė Kosovė, Andy McGuffie, tha pėr BBC-sė se tėrheqja e stafit ėshtė bėrė pėr shkaqe sigurie. "Ne kemi njė staf tė pėrzier nė veri tė Mitrovicės, ndėrkombėtarė dhe vendorė, rreth 10 persona gjithsej dhe, siē e dini, ka kufizime tė lėvizjes pėr tė gjitha organizatat ndėrkombėtare pėr shkak tė situatės sė sigurisė, pra nuk bėhet fjalė vetėm pėr BE-nė, por edhe pėr UNMIK-un, OSBE-nė etj.
Ne kemi zhvendosur stafin tonė derisa tė pėrmirėsohet situata. Ne kemi pėr qėllim ta mbajmė tė hapur zyrėn tonė nė veri tė Mitrovicės", tha Andy McGuffie, zėdhėnės i misionit tė BE-sė nė Kosovė. Ai nuk ishte nė gjendje tė thotė kur planifikon Bashkimi Evropian tė rikthehet nė veri tė Mitrovicės. Sipas tij e tėra do tė varet nga situata e sigurisė. Zėvendės-kryeministri i Kosovės, Ramė Manaj, beson se tėrheqja e misionit tė Bashkimit Evropian nga pjesa veriore e Mitrovicės do tė jetė afatshkurtėr. "Ėshtė njė tėrheqje kohėshkurtėr, besoj, me tė vetmin qėllim, tė sigurisė sė njerėzve pėrballė njė euforie rrezikuese tė qytetarėve serbė tė grumbulluar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Mendoj se kjo tėrheqje do tė jetė vėrtetė e pėrkohshme dhe pas qetėsimit tė gjendjes, misioni i BE-sė do tė kthehet sėrish dhe do tė ketė shtrirje nė gjithė territorin e Kosovės", u shpreh zėvendės-kryeministri Manaj. Politikani serb, Oliver Ivanoviq, thotė se serbėt e konsiderojnė tė jashtėligjshėm praninė e BE-sė nė Kosovė dhe e vlerėson tėrheqjen e kėtij misioni nga pjesa veriore e Mitrovicės si hap tė duhur.
"Mendoj se tėrheqja e BE-sė ėshtė njė hap praktik sepse tensionet janė shumė tė larta, misioni i Bashkimit Evropian nuk ėshtė i mirėseardhur. Serbėt e pėrjetojnė atė si mision qė ka mundėsuar pavarėsinė e Kosovės dhe me kėtė nuk mund tė pajtohen. Serbėt mendojnė se pavarėsia e Kosovės e shpallur nga ana e Kuvendit ėshtė njė hap i njėanshėm nė kundėrshtim me rezolutėn 1244 dhe vet fakti qė misioni i BE-sė nuk e ka marrė pėlqimin nga ana e Kėshillit tė Sigurimit, por ėshtė gjithashtu njė hap i njėanshėm, bėn qė tek serbėt tė ketė njė disponim negativ ndaj kėtij misioni.
Mendoj se ėshtė mirė qė BE-ja ėshtė tėrhequr nga veriu i Mitrovicės, ndėrsa a do tė kthehet kėtė duhet t'ia lėmė kohės", tha zoti Ivanoviq. Zėvendės-kryeministri i Kosovės, Ramė Manaj thotė se kjo situatė nuk mund tė zgjasė shumė nė veri tė Mitrovicės. Sipas tij nuk ka rrezik pėr ndarje tė Kosovės dhe institucionet shtetėrore do ta shtrijnė pushtetin e tyre edhe nė Kosovėn Veriore tė banuar me shumicė serbe. "Jo nuk ka rrezik pėr ndarje, sepse para se gjithash Kosova ėshtė njohur shtet i pavarur dhe sovran nga njė numėr i konsiderueshėm
i vendeve, vazhdon njohja ende dhe do tė jetė njė numėr i madh iu vendeve qė do ta njohin sovranitetin e Kosovės.
Por drejtuesi i Listės Serbe pėr Kosovė e Metohi, Oliver Ivanoviq thotė se serbėt nė veri tė Mitrovicės nuk do ta njohin kurrė pavarėsinė e Kosovės dhe kjo sipas tij do tė ndikojė qė qyteti i Mitrovicės tė mbetet i ndarė edhe pėr njė kohė tė gjatė. "Mendoj se Mitrovica prej vitit 1999 ka njė pozitė tė posaēme dhe ėshtė njė problem specific. Kėtu nuk ka zgjidhje tė shpejtė dhe situata e tillė, ēfarė ėshtė sot, do tė zgjasė. Serbėt nė veri kanė njė pozitė tė fortė politike dhe gjeografike dhe pėr kėtė qėllim mendoj se kėtu ėshtė vėshtirė tė ndryshojė diēka pėrderisa nuk ndryshon disponimi i serbėve, ndėrsa unė mendoj se qasja e serbėve ndaj pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė ndryshojė kurrė. Ne kėtė pavarėsi nuk e kemi dashur, ne kėtė pavarėsi nuk e pranojmė dhe mendoj se ky qėndrim ndaj pavarėsisė sė Kosovės, do tė kthehet nė pėrgjithėsi si qėndrim ndaj Prishtinės", deklaroi zoti Ivanoviq.
Ndėrkohė kreu i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Gerry Galluci, nuk ka dashur tė komentojė tėrheqjen e misionit tė Bashkimit Evropian nga pjesa veriore e qytetit. Ai ka thėnė se stafi i UNMIK-ut mbetet edhe mė tutje nė veri. Administratori rajonal i Mitrovicės thotė pėr BBC-sė se komunitetet nė kėtė qytet i kanė shprehur nė mėnyrėn e tyre ndjenjat e tyre pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, shqiptarėt duke festuar nė jug, ndėrsa serbėt duke protestuar. Ai thotė se ėshtė pėr t'u lavdėruar sic ka thėnė ai sjellja demokratike dhe paqėsore e qytetarėve. "Duke pasur parasysh ngjarjet emocionale qė kanė ndodhur ditėve tė fundit, mendoj se ajo qė e kemi parė kėtu ėshtė e jashtėzakonshme, kryesisht situata ka qenė e qetė. Ka pasur disa shpėrthime, por ato kanė ndodhur edhe nė 2 vitet e fundit sa kam qenė unė kėtu nė Mitrovicė. Unė do tė thoja qė situata ka mbetur e qetė", tha zoti Gallucci. Ndėrkohė serbėt nė veri tė Mitrovicės po vazhdojnė protestat e tyre ditore kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Pjesėmarrja e protestuesve ka qenė mė e ultė gjatė fundjavės.
Protestat e serbėve nė veri tė Mitrovicės, sipas paralajmėrimeve do tė zgjasin njė muaj. Pėr shkak tė tensionimit tė gjendjes, nga burgu i Mitrovicės qė ndodhet nė veri tė qytetit janė evakuuar tė burgosurit shqiptarė dhe stafi korrektues, ndėrsa policia nuk po lejon punėtorėt shqiptarė tė gjykatave tė shkojnė nė vendet e tyrė tė punės. Edhe Shėrbimi Policor i Kosovės ka larguar policėt shqiptarė nga stacioni policor nė veri. Atje tani ndodhen vetėm policėt serbė tė Kosovės, tė cilėt po refuzojnė tė marrin urdhėra nga eprorėt e tyre shqiptarė, ndėrsa po bashkėpunojnė me policinė e Kombeve tė Bashkuara. Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, |
LOKALE
Pavarėsia e Kosovės17 shkurt 2008 | Analiza
Rusia thekson mbėshtetjen pėr Serbinė25 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Medvedev e Lavrov tė hėnėn nė Beograd24 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Rice rikonfirmon mbėshtetjen amerikane23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Protesta tė tjera kundėr pavarėsisė sė Kosovės23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Ambasada amerikane largon njė pjesė tė stafit23 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Shpėrthim nė Mitrovicė22 shkurt 2008 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||