BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 22 shkurt 2008 - 10:23 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Shpërthim në Mitrovicë
 

 
 
Pamje e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë
Njoftimet thonë se nga ky incident nuk ka të lënduar.
Një mjet shpërthyes u hodh të enjten në mbrëmje në veri të Mitrovicës, në oborrin e ndërtesës së Gjykatës së Qarkut.

Njoftimet thonë se nga ky incident nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më herët disa qindra serbë, punonjës të gjykatave paralele serbe, kanë protestuar para gjykatave, duke tentuar të futen brenda ndërtesës.

Policia nuk ka lejuar punonjësit shqiptarë të gjykatave të shkojnë në vendet e tyre të punës për shkaqe sigurie.

Ndërkohë Shërbimi Policor i Kosovës gjeti të enjten edhe tre mjete shpërthyese të paaktivizuara në veri të Mitrovicës.

Protesta të serbëve të Kosovës

 Kufinjtë e Kosovës, janë të sigurtë, territori i Kosovës është i sigurtë.
 
Zenun Pajaziti, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës

Serbët kanë vazhduar për të katërtën ditë me radhë protestat e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës.

Një grup prej rreth 400 protesuesish, simbolikisht e kanë shpallur të vdekur presidentin amerikan, George Bush, liderin e parë botëror që njohu pavarësinë e Kosovës, një ditë pas shpalljes së saj.

Protestuesit kanë sulmuar kameramanin e televizonit shqiptar Top Channel, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Kanë vazhduar protestat e serbëve në kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Pas shkatërrimit këtë javë të dy pikave kufitare në veri të Kosovës, një grup serbësh, të ardhur nga Serbia, u deportuan të enjten në zonën neutrale të kufirit me Kosovën në Merdarë.

 Kufinjtë e Kosovës, janë të sigurtë, territori i Kosovës është i sigurtë.
 

Ata kanë hedhur gurë në drejtim të policisë së Kosovës dhe i vunë flakën disa shenjave të komunikacionit si dhe dy fushave që ishin në krahë të urës afër kufirit.

Një pjesëtar i njësisë speciale të Shërbimit Policor të Kosovës ka mbetur i lënduar.

Situata është qetësuar në orët e pasditës pas ndërhyrjes së forcës paqëruajtëse të NATO-s.

Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, i tha BBC-së se kufijtë e Kosovës janë të sigurtë dhe nuk do të lejohet askush t'i rrezikojë ato.

"Kufijtë e Kosovës, janë të sigurtë, territori i Kosovës është i sigurtë. Forcat e sigurisë në Kosovë, KFOR-i, policia e UNMIK-ut, policia jonë janë të organizuara mirë për të mbrojtur territorin e Kosovës," tha ministri Pajaziti.

 
 
LOKALE
Dënohen sulmet kundër ambasadave
21 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>