BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 21 shkurt 2008 - 10:48 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Serbët mblidhen në Beograd kundër Kosovës
 

 
 
Protestë në Beograd
Në kryeqytetin serb Beograd po mbërrijnë pjesëmarrës të shumtë për të marrë pjesë në mitingun me moton "Kosova është Serbi", që është paralajmëruar të fillojë pas dite në orën 17-të.

Në tubim pritet të flasë kryeministri serb Vojisllav Koshtuncia dhe udhëheqësi i radikalëve opozitarë, Tomisllav Nikoliq.

Skenari i këtillë, bie ndesh me angazhimin e presidentit Boris Tadiq, i cili ndodhet për një vizitë të papritur në Rumaninë fqinje e që u angazhua që në këtë tubim të mos flasin përfaqësues të partive dhe të pushtetit, por personalitete publike nga jeta shkencore, kulturore e sportive.

Nga tubimi është distancuar edhe Çedomir Jovanoviq, udhëheqësi i partisë liberaldemokratike, selia e së cilës dhe shtëpia e vetë atij, ditëve të kaluara u gjetën në shënjestër të sulmeve të qindra protestuesve agresivë.

Në prag të protestës, organizatorët kanë bërë thirrje që ajo të kalojë pa incidente.

Në Strazburg ndërkaq, një zyrtar i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, theksoi se, "në këtë moment emotiv për Serbinë, e kupton retorikën e prerë dhe kërcënuese të disa politikanëve, por praktika duhet të jetë pasojë e arsyes dhe vlerave evropiane".

Hendeku i thellë midis këtyre dy kategorive të sjelljes është vulë në skenën politike serbe që për shumëçka të rikujton atë të para 20 vjetëve kur retorika për Kosovën dhe shqiptarët ishte gati plotësisht i njëjtë.

 
 
LOKALE
Ndërhyrje e NATO-s pas trazirave
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Parlamenti serb kundërshton pavarësinë
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Protesta në Beograd kundër pavarësisë
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbët bojkotojnë institucionet
18 shkurt 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>