BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 20 shkurt 2008 - 17:23 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kosova shtet i qytetarit
 
Skulptura Newborn nė qendrė tė Prishtinės
Skulptura Newborn nė qendrė tė Prishtinės
Shqipėria ka vendosur marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn pasi kuvendi i Kosovės shpalli pavarėsinė.

Tani ekzistojnė nė Ballkan krah njėri-tjetrit dy shtete shqiptare.

Analisti shqiptar Albert Rakipi thotė pėr BBC-nė se ekzistenca e dy shteteve me kombėsi tė njėjtė nuk ėshtė njė precedent dhe se "raste tė tilla ka nė historinė moderne tė botės."

Me zotin Rakipi bisedoi korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė Aleksandėr Furrxhi:

BBC: Si e vlerėsoni proēesin e deritashėm tė njohjes sė Kosovės si shtet i pavarur?

Albert Rakipi: Ėshtė krejtėsisht e qartė qė rasti Kosovės ėshtė njė nga rastet e jashtėzakonshme tė pėrgjigjes sė menjėhershme dhe tė reagimit tė menjėhershėm tė komunitetit ndėrkombėtar, tė shteteve anėtarė tė OKB-sė, pėr ta njohur.

Duhet tė kujtoj se i menjėhershėm ka qenė reagimi i Francės, i cili ka qenė shumė i rėndėsishėm, po tė mbajmė parasysh faktin qė vetėm 17 vjet mė parė Franca zyrtare thoshte qė duhet tė mbėshtesim Serbinė, Jugosllavinė, sepse ajo ka qenė me ne, nė 100 vjetėt e fundit nė dy luftra.

Ndėrkaq kemi parė dhe hezitimin e disa nga vendet anėtare tė BE-sė, ose tė vendeve tė tjera, por duhet tė kuptojmė se njė numėr vendesh europiane qė hezitojnė pėr ta njohur, kanė arsyet e tyre tė brendshme.

Projekti i pavėrsisė sė Kosovės ėshtė njė projekt qė bazohet nė tė drejtat e njeriut, lirinė e njė populli dhe ėshtė nga ana tjetėr njė mėsim pėr tė gjithė shtetet, ku shumicat absolutisht nuk mund tė ēoj nė dhunė sistematike ose spastrim etnik mbi pakicat.

BBC: Zoti Rakipi, Shqipėria ishte ndėr vendet e para qė e njohu si shtet Kosovėn, pra kemi 2 shtete shqiptarė nė Ballkan, tė cilėt do tė kenė kėtej e tutje marrėdhėnie diplomatike.

Ėshtė njė rast i veēantė nė kuptimin diplomatik tė fjalės, duket si e ēuditshme qė tė ketė marrėdhėnie diplomatike midis 2 shteteve shqiptare. Si e shihni ju kėtė?

Albert Rakipi: Shqipėria nuk ėshtė vetėm njė vend fqinjė me Kosovėn. Mund tė duket jo shumė normale, jo nga pikėpamja ligjore sepse tashmė kemi njė realitet tė ri politik, Kosova ėshtė njė shtet i pavarur, dhe pavarėsisht nga lidhjet dhe nga historia, pavarėsisht nga fakti qė tė dy popujt i takojnė njė kombi, marrėdhėniet e ardhshme qė do tė vendosen, do tė jenė marrėdhėnie midis dy shteteve.

Ka qenė pak e pajustifikuar fakti qė gjatė 5-6 viteve tė fundit, ose pas rėnies sė Millosheviēit, Shqipėria ka mbajtur njė nivel pothuajse tė ulėt nė nivelin diplomatik.

Nuk shoh asgjė tė ēuditshme qė tė ekzistojnė dy shtete shqiptare, raste tė tilla ka nė historinė moderne tė botės.

Duhet tė mbajmė parasysh faktin qė shteti i ri i Kosovės nuk ėshtė njė shtet qė do bazohet mbi kombin, mbi etnicitetin, por ėshtė njė shtet qė do bazohet mbi qytetarin, qė do tė thotė qė dhe pakica serbe, dhe pakicat e tjera do tė jenė pjesė e institucionive.

BBC: Zoti Rakipi orėt e fundit po tregojnė se nė Mitrovicė ka tension, ka patur disa akte dhune, ka njė nervozizėm nė radhėt e popullsisė serbe atje. Si mendoni ju ēfarė ndikimi mund tė kenė ngjarje tė tilla, nė kėtė proēes?

Albert Rakipi: Nė fillim doja tė thoja se reagimi i Serbisė ėshtė njė reagim normal, duke pėrjashtuar gjuhėn pak tė vjetėr tė kryeministrit Koshtunica dhe deri diku dhe tė presidentit Tadiē.

Tė gjitha palėt, tė gjithė aktorėt politik nė Serbi, si qeveria dhe opozita pėrgjithėsisht kanė reflektuar njė lloj vetpėrmbajtje duke mos e pranuar pavarėsinė e Kosovės, po kėrkojnė ta analojnė atė pėrmes njė graundi ligjor, pėrmes mjeteve paqėsore siē janė deri diku protestat nė Beograd.

Sipas meje, suksesi i njė shteti multietnik nė Kosovė, do tė vendoset nė Mitrovicė.

Pra njė politikė mė e ashpėr e Serbisė, nėse Serbia do tė vijojė tė inkurajojė institucionet paralele, sidomos nė Mitrovicė, dhe nėse do tė inkurajojė veprimet e dhunshme pėr tė penguar funksionimin e shtetit, kontrollin e atij territori nga autoritetet lokale, qeveria e Kosovės dhe nga forcat e sigurisė, atėherė do tė kemi vėrtet njė problem serioz, jo vetėm mbi pikėpamjen e sigurisė, por edhe pėr funksionimin e shtetit tė ri tė Kosovės.

BBC: Njė sfidė e madhe dhe e rėndėsishme, pėr shtetin e ri tė Kosovės mbetet padyshim antarėsimi nė organizatat ndėrkombėtare dhe nė radhė tė parė nė OKB.

Por me njė Kėshill Sigurimi ku Rusia ėshtė anėtare e pėrhershme, kjo prespektivė nuk duket e qartė. Si mundet Kosova ose ēfarė prespektive mund tė ketė aderimi i Kosovės nė kėto organizata ndėrkombėtare?

Albert Rakipi: Nuk ėshtė rasti i vetėm nė historinė moderne tė kėsaj organizate, Kina ėshtė njė nga rastet dhe sot ėshtė anėtare e Kėshillit tė Sigurimit.

Megjithatė sipas meje kjo nuk do tė pėrbėjė ndonjė problem serioz nė funksionimin e shtetit tė Kosovės.

Do tė kėrkojė njė kohė, megjithatė unė besoj se kjo nuk ėshtė sfida e legjitimitetit ndėrkombėtar tė Kosovės, pėr arsyen e thjeshtė sepse aktorėt mė tė rėndėsishėm strategjik tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare e kanė njohur dhe po vijon nė mėnyrė spektakolare, njohja ndėrkombėtare nga vendet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara.

Sfida reale sipas meje pėr shtetin e ri tė Kosovės ka dy dimensione.

E para ėshtė vendosja e kontrollit legjitim tė qeverisė sė Kosovės nė tė gjithė territorin, sepse tashmė jo mė si mė parė, nuk mund tė lejojnė tė funksionojnė institucionet paralele.

E dyta janė ēėshtjet ekonomike, tė cilat janė mjaft tė mprehta sepse pavarėsia nuk ėshtė magjia qė mund tė zgjidhė njė numėr ēėshtjesh ekonomike qė kanė tė bėjnė me kuotat e varfėrisė, tė papunėsisė, me nivelin e ulėt tė investimeve.

Nga ana tjetėr zgjidhja pėrfundimtare e statusit besoj, qė do tė krijoi njė realitet, njė ambient krejtėsisht tjetėr dhe pėr investimet dhe pėr adresimin e ēėshtjeve ekonomike, me tė cilat qytetarėt ndeshen ēdo ditė nė Kosovė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake