BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 19 shkurt 2008 - 10:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Udhėheqja kosovare mirėpret njohjen
 

 
 
Ambasadorja amerikane Tina Kajdanov me kryeministrin Thaēi dhe Presidentin Sejdiu
SHBA ishte ndėr vendet e para qė njohėn Kosovėn
Udhėheqja shqiptare nė Prishtinė ka shprehur kėnaqėsinė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe ėshtė pėrpjekur ta sigurojė komunitetin ndėrkombėtar se Kosova do tė jetė shtet demokratik.

Tė hėnėn nė mbrėmje kanė mbėrritur nė presidencėn e Kosovės letrat e para tė njohjes sė shtetit tė ri.

Ato i janė dorėzuar presidentit nga pėrfaqėsuesit e deritanishėm tė zyrave tė SHBA-sė, Britanisė dhe Francės.

Nė mesazhet e krerėve shteteve njohėse tė Kosovės shprehet dhe angazhimi qė duhet tė ketė shteti i ri nė respektimin e pakicave dhe ndėrtimin e shtetit ligjor.

Zotime

Presidenti Fatmir Sejdiu pėrsėriti zotimet qė bėhen edhe nė deklaratėn pėr shpalljen e pavarėsisė.

"Do tė bėjmė punė qė Kosova tė jetė shtet demokratik, i vlerave dhe standarteve mė tė larta dhe i respektit pėr qytetarėt e komuniteteve pakicė," tha z. Sejdiu.

Ndėrkohė, kryeministri Hashim Thaēi tha se qeveria e Kosovės ishte nė bisedime dhe po bėnte pėrpjekje tė vazhdueshme pėr njohje sa mė tė shpejtė.

Thaēi tha se sfida e momentit ishte ngritja e shėrbimit diplomatik tė Kosovės dhe aplikimi pėr anėtarėsim nė OKB dhe organizma tė tjerė ndėrkombėtarė.

Kundėrshtim

Por shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė konsideruar e pavlefshme nga parlamenti i Serbisė, i mbledhur tė hėnėn nė mbrėmje.

Me tė njėjtėn kėrkesė nė tė njėjtėn kohė iu drejtua Kėshillit tė Sigurimit dhe presidenti serb, Boris Tadiq qė ndodhet nė Nju-Jork.

Kėshilli i Sigurimit nuk ka marrė dot ende njė qėndrim pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

Kosova u njoh vetėm njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė nga tre vendet anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit - SHBA-ja, Britania e Madhe, dhe Franca.

Por nė mbledhjen e posaēme tė KS tė hėnėn nė mbrėmje, shpallja e pavarėsisė u kundėrshtua nga dy anėtarėt e tjerė tė pėrhershėm, Rusia dhe Kina.

Rusia, aleate tradicionale e Serbisė, prej kohėsh e ka bėrė tė ditur qėndrimin e saj kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

Ndėrkohė dhe disa vende tė Bashkimit Evropian kanė bėrė tė ditur se nuk do ta njohin pavarėsinė e Kosovės: Spanja, Rumania dhe Qipro.

Nga vendet fqinje, Kosovėn e ka njohur vetėm Shqipėria.

Greqia tha se do tė vendosė mė vonė lidhur me njohjen e pavarėsisė.

Prishtina ka njoftuar se harta e njohjes sė Kosovės ėshtė zgjeruar dhe me vende tė tjera si Gjermania, Italia, Austria, Finlanda, Belgjika.

 
 
LOKALE
"Pavarėsia - hapi i duhur", thotė Bush
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Reagime pas shpalljes sė pavarėsisė
19 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbėt bojkotojnė institucionet
18 shkurt 2008 | Rajoni
Shqipėria njeh Kosovėn
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Serbėt e Kosovės reagojnė pas pavarėsisė
18 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>