|
Serbėt bojkotojnė institucionet
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Disa deputetė serbė tė Kuvendit tė Kosovės kanė vendosur tė bojkotojnė punėn e institucioneve nė Prishtinė, nė shenjė proteste
me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
Pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike Serbe dhe tė asaj Popullore e kanė konsideruar tė pavlefshėm miratimin e deklaratės sė pavarėsisė nė Kuvendin e Kosovės. Kryetari i Partisė Demokratike Serbe, Sllavisha Petkoviq ka deklaruar se asgjė spektakulare nuk ka ndodhur nė Parlament. "Dje nuk ėshtė shpallur pavarėsia, as nuk ėshtė fituar shteti i Kosovės, t'i qartėsojmė kėto dy gjėra," tha zoti Petkoviq. "Dje ėshtė miratuar njė deklaratė qė ėshtė shumė e paqartė, sepse shtet i pavarur ėshtė ai qė ėshtė anėtar i OKB-sė, Kėshillit tė Evropės, OSBE-sė, ndėrsa me deklaratėn e djeshme, Kosova nuk do tė jetė kurrė pjesė e kėtyre institucioneve," tha deputeti Petkoviq. Deputetėt serbė nuk kanė marrė pjesė nė seancėn e djeshme tė Kuvendit nė tė cilėn ėshtė miratuar deklarata e pavarėsisė dhe simbolet shtetėrore. Deputeti Mihajlo Shqepanoviq nga Partia Popullore Serbe ka thėnė se pėrfaqėsuesit serbė nuk kanė dashur tė marrin pjesė nė kėtė seancė, nė tė cilėn "ata nuk kanė pasur mundėsi tė shprehin kundėrshtimin e tyre pėr pavarėsinė e Kosovės". Ai ka thėnė se miratimi i deklaratės sė pavarėsisė me aklamacion i ka detyruar deputetėt serbė tė mos jenė tė pranishėm nė sallė. "Ne e kemi ditur se ata do tė miratojnė kėtė deklaratė pa neve, por ne kemi dashur qė sė paku tė themi mendimin e atyre njerėzve qė kanė votuar pėr ne," tha zoti Shqepanoviq. "Ne pėrfaqėsojmė ata njerėz dhe kemi obligim qė tė shprehim zėrin e tyre. Kemi dashur t'i themi nė Parlament jo miratimit tė deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės," deklaroi Shqepanoviq. Edhe dy ministrant serbė nuk kanė qenė tė pranishėm nė mbledhjen e qeverisė sė Kosovės. Udhėheqėsit kosovarė kanė shfaqur bindjen se pėrfaqėsuesit serbė do tė kthehet nė instiutucionet e Kosovės pas pak ditėsh kur tė pushojnė emocionet pėr shpalljen e pavarėsisė. Protesta serbe Disa mijėra serbė kanė protestuar nė vendbanimet e tyre kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Ata kanė hedhur poshtė deklarimin e pavarėsisė nė Kuvendin e Kosovės, duke e konsideruar atė si shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Protesta mė e madhe ėshtė mbajtur nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė tė cilėn kanė marrė pjesė rreth 7 mijė qytetarė. Nė Graēanicė, 5 km larg Prishtinės, pėrfaqėsues politik tė serbėve u kanė apeluar bashkėqytetarėve tė tyre qė tė qėndrojnė nė Kosovė dhe siē kanė thėnė ata "tė mos bien pre e provokimeve tė shqiptarėve". Peshkopi Artemije ka ftuar serbėt e zhvendosur tė kthehen nė pronat e tyre, ndėrsa nga masa e protestuesve ka kėrkuar tė mos braktisin Kosovėn. "Vendimet e askujt nuk munden tė na ndajnė nga Kosova," ka thėnė peshkopi Artemije. "Vetėm nėse ne vet e lėshojmė kėtė tokė tė shenjtė, ajo nuk do tė jetė mė kurrė serbe. Kėtė nuk duhet ta lejojmė," tha ai. Pėrfaqėsuesi i qeverisė sė Serbisė nė Kosovė, Goran Arshiq e ka vlerėsuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės si dhunim tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe vjedhje tė njė pjese tė territorit tė Serbisė. "Nė kėtė moment ne kemi obligim qė t'i kryejmė detyrat tona qė i kemi bėrė deri dje, tė mos reagojmė nė provokimet e shqiptarėve dhe tė qėndrojmė kėtu sikur tė mos ketė ndodhur asgjė gjatė ditės sė djeshme nė Prishtinė," tha zoti Arshiq. "Vetėm duke qėndruar ne kėtu, mbijeton shteti i Serbisė dhe ka mė shumė mundėsi pėr tė mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e kėsaj hapėsire," tha ai. Zėdhėnėsi i policisė, Veton Elshani ka njoftuar se protestat e serbėve kanė pėrfunduar tė qeta. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||