|
Shqetėsimet ligjore pėr njohjen e Kosovės
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njohja e pavarėsisė sė Kosovės ngre pyetje serioze mbi tė drejtėn ndėrkombėtare, duke vėnė nė vėshtirėsi edhe diplomacinė.
SHBA-ja dhe shumė vende europiane pranojnė se Kosova nuk duhet tė vazhdojė tė jetė mė zyrtarisht pjesė e Serbisė. Ata do tė njohin njė formė tė kufizuar pavarėsie pėr Kosovėn dhe rekomandojnė raportin raportin e hartuar nga i dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari. BE-ja ėshtė duke dėrguar nė Kosovė njė mision tė madh pėr mbrojtje tė rendit dhe drejtėsisė. Ai pėrbėhet nga 1800 policė dhe punonjės drejtėsie, pėrfshirė gjykatės, tė cilėt nė fakt po zėvendėsojnė praninė e tanishme tė Kombeve tė Bashkuara. Serbia nga ana e saj, e mbėshtetur fuqishėm nga Rusia, kundėrshton pavarėsinė e Kosovės. Serbia dhe Rusia argumentojnė se nuk ka njė miratim nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė pėr njė lėvizje tė tillė dhe se palėt duhet tė vazhdojnė negociatat deri nė arritjen e njė marrėveshjeje. Serbia ka ofruar autonomi pėr Kosovėn, por jo pavarėsi. Pra, cilat janė argumentat ligjore pro dhe kundėr njohjes sė pavarėsisė? Argumentat 'Pro' Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nė 1999, kontrollin atje e mori Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Nė Rezolutėn 1244 tė datės 10 Korrik 1999, urdhėrohej tėrheqja e trupave tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, sikurse njihej atėherė, nga Kosova dhe qė Kosova tė kalonte nė administrim tė Kombeve tė Bashkuara. Problemi qėndron pikėrisht nė faktin se, megjithė kėrkesėn pėr njė zgjidhje politike tė krizės nė Kosovė, nuk specifikohej se pėr ēfarė zgjidhjeje bėhej fjalė. Ndėrmarrja e veprimeve pėr tė zbatuar njė status pėrfundimtar nė njė situatė tė tillė ėshtė mė tepėr nė pėrputhje me synimet e shprehura nė Rezolutėn 1244 se sa vazhdimi i pėrpjekjeve pėr tė bllokuar ēdo lloj rezultati tė pritshėm.
Dukumenti gjithashtu shton se njė qasje e tillė 'do tė mundėsojė, mė tepėr se sa do tė frustrojė, pėrfundimin e procesit tė statusit final, siē parashihet nga Rezoluta 1244.' Kjo i hap rrugėn njohjes ndėrkombėtare. Nė pėrgjithėsi, kur njė entitet shfaqet si shtet, nė terma tė sė drejtės ndėrkombėtare, mund tė merret njė vendim politik pėr njohjen e tij. Trupat e NATO-s nėn komandėn e KFOR-it vijojnė tė kenė mandatin qė u njeh Rezuluta 1244. Pėrsa i takon ligjshmėrisė sė misionit tė BE-sė, argumenti ėshtė se asgjė nuk mund ta ndalojė BE-nė tė zėvendėsojė misionin e Kombeve tė Bashkuara, tė cilit rezoluta i referohet thjesht si 'prani civile dhe ushtarake'. Madje rezoluta sugjeron se Kosova mund tė ftojė BE-nė tė marrė kėtė rol. Dokumenti bėn interpretimin e preambulės sė Rezolutės 1244 pėr Kosovėn si pjesė e Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe pėr "integritetin territorial" tė Jugosllavisė si tė padetyrueshėm pėr zbatim. Argumentat 'Kundėr' Kundėrargumenti nga Rusia dhe Serbia ėshtė i thjeshtė. Serbia, si shtet sovran, nuk ka rėnė dakord tė lejojė Kosovėn tė jetė e pavarur, ngaqė rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit nuk e autorizon shkėputjen e Kosovės nga Serbia. Prandaj, sipas Beogradit, pavarėsia e saj ėshtė e jashtligjshme. Edhe disa vende anėtare tė BE-sė, Greqia, Spanja, Qipro, Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania nuk bien dakord me argumentin e mėsipėrm pro pavarėsisė, edhe pse ato nuk e kanė kundėshtuar misionin e BE-sė. Serbia dhe Rusia gjithashtu thonė se rezoluta 1244 nė vetvete nuk autorizon pavarėsinė. Ata i referohen Nenit 10 i cili autorizon "autonomi substanciale brenda Republikės sė Federatės Jugosllave" pėr Kosovėn, duke nėnkuptuar, sipas tyre, se Rezoluta 1244 e bllokon pavarėsinė. Ata, gjithashtu argumentojnė se Rezoluta 1244 bėn fjalė pėr organizata ndėrkombėtare tė cilat duhet tė vendosen nė Kosovė, "nėn kujdesin e Kombeve tė Bashkuara, gjė tė cilėn njė mission i BE-sė nuk mund ta ketė. Ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, u shpreh kėshtu mė datė 12 shkurt. "Kėtu bėhet fjalė pėr pėrmbysjen e themeleve tė sė drejtės ndėrkombėtare, pėr pėrmbysjen e atyre parimeve tė cilat pas pėrpjekjesh tė mėdha dhe me koston e vuajtjeve, gjakut dhe sakrificės sė vetė vendeve europiane janė fituar dhe pėrdorur mė pas si bazament i vetė ekzistencės sė saj." "Kėtu bėhet fjalė pėr pėrmbysjen e atyre parimeve mbi tė cilat qėndron Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė, atyre parimeve mbi tė cilat bazohen dokumentet themelore tė OKB-sė." Parimi kryesor tė cilit i referohet ai ėshtė se kufijtė mund tė ndryshojnė vetėm me marrėveshje. Sipas Rusisė dhe Serbisė, meqenėse nuk ka njė marrėveshje, nuk duhet tė ketė njė njohje tė pavarėsisė. |
LOKALE
Festimet nė Mitrovicė do tė jenė ndryshe17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Kosova feston nė vigjilje tė pavarėsisė17 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Atmosferė festive nė Prishtinė17 shkurt 2008 | Rajoni
Beogradi kritikon misionin e BE-sė16 shkurt 2008 | Rajoni
Beogradi pėrgatit masat kundėr pavarėsisė16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
Fillon festa e pavarėsisė16 shkurt 2008 | Faqja Kryesore
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||