|
Struktura etnike e Kosovės
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė analizat e politologėve ėshtė thėnė shpesh se shqiptarėt dhe serbėt gjatė historisė janė munduar tė manipulojnė me faktorin
etnik me qėllim tė pėrfitimeve politike.
Qė nga koha e ish-mbretėrisė jugosllave ka pasur projekte tė ndryshme pėr ndryshimin e strukturės etnike tė Kosovės. Pėrqindjet e popullsisė kanė lėvizur varėsisht nga zhvillimet nė terren, por shqiptarėt gjithmonė kanė qenė shumicė e konsiderueshme.
Regjistrimi i parė i popullsisė qė u bė pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė vitin 1948, flet se 23 pėrqind e popullsisė nė Kosovė kanė qenė serbė, ndėrsa 69 pėrqind ishin shqiptarė. Demografėt thonė se pėrqindja mė e lartė e popullsisė serbe nė Kosovė shėnohet nė regjistrimin e vitit 1961. Sipas tė dhėnave tė asaj kohe, 23.6 pėrqind e banorėve tė Kosovės ishin serbė. Demografi Rifat Blaku flet pėr atė qe ai e quan politikė favorizuese serbe. "Ndiqej njė politikė krejtėsisht favorizuese pėr serbėt dhe njė politikė diskriminuese, lėnie nėn margjina dhe si qytetarė tė rendit tė dytė, pėr shqiptarėt," thekson zoti Blaku. Ndryshim i strukturės etnike Historianėt ndėrkaq thonė se nė periudhėn prej vitit 1945 deri me 1965 nė Kosovė janė sjellė rreth 64.000 qytetarė me prejardhje sllave.
Struktura e popullsisė nė Kosovė filloi tė ndryshonte pas vitit 1966, e posaēėrisht pas nxjerrjes sė Kushtetutės tė vitit 1974, e cila u jepte shqiptarėve gati tė drejta tė barabarta me popujt e tjerė nė Jugosllavi. Zoti Blaku thotė se disa serbė, duke mos u pajtuar me barazinė etnike, filluan tė shpėrngulen nga Kosova. Struktura nacionale e popullsisė nė vitin 1981 nė Kosovė ishte: shqiptarė 77,4%, serbė 13,2%, malazezė 1,7% dhe turq 0,8%. Azem Vllasi ka qenė funksionar i lartė nė ish-Jugosllavi. Ja ēfarė thotė ai pėr shpėrnguljen e serbėve nga Kosova nė vitet 70-tė e 80-tė. "Atėherė nga propaganda dhe politika serbe thuhej se po shpėrngulen serbėt pėr shkak tė presioneve tė shqiptarėve, mirėpo tė gjitha analizat qė bėheshin atėherė tregonin se shpėrngulja mė e madhe e serbėve nga Kosova ndodhte pėr arsye ekonomike", thotė zoti Vllasi. Politikani serb i Kosovės, Momēillo Trajkoviq, thotė se arsyet e shpėrnguljes sė serbėve nga Kosova kanė qenė jo vetėm tė natyrės ekonomike, por edhe politike. "Nė vitin 1981 edhe pse shqiptarėt kanė patur pothuajse shtetin e tyre, sipas Kushtetutės sė vitit 1974, proceset nė Kosovė kanė qenė mjaft tė rėnda, ka patur shpėrngulje tė mėdha tė serbėve. Sigurisht qė shpėrnguljet janė bėrė pėr shkaqe ekonomike, por edhe nėn presionin e shqiptarėve, sepse njėra nga tezat e tyre ka qenė se Kosova do tė bėhet republikė vetėm nėse do tė ketė sa mė pak serbė, sepse atėherė ka qenė e rėndėsishme pėrqindja e popullsisė pėr t'u realizuar kėrkesa pėr shkėputjen e Kosovės nga Serbia dhe Jugosllavia, pėrkatėsisht qė Kosova tė jetė Republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė sė atėhershme", u shpreh njėri nga udhėheqėsit komunistė tė Kosovės, Momēillo Trajkoviq.
Zoti Trajkoviq thotė se komunistėt nė Beograd nuk kanė mundur tė parandalojnė shpėrnguljen e serbėve nga Kosova. "Mė 1983-84, domethėnė pas vitit 1981, kur u mbajtėn demonstratat e shqiptarėve, filloi buja serbe. Serbėt kėrkonin ndėrprerjen e kėsaj politike. Nė njė lėvizje tė tillė, ekzistonin opsione tė ndryshme, prej atyre qė kanė patur qėllimin mė tė mirė, qė tė parandalohej shpėrngulja e popullsisė. Njė qasje tė tillė e kishin edhe komunistėt shqiptarė. Ata thonin se kjo shpėrngulje duhet tė ndalet dhe atėherė flitej pėr kthimin e atyre qė ishin zhvendosur pėr shkak tė presionit. Njė ambient tė tillė e kanė shfrytėzuar lėvizje tė ndryshme ideologjike edhe nė Beograd, edhe nė Serbi, duke krijuar mundėsinė qė gjėrat tė komplikohen mė shumė", deklaroi Momēillo Trajkoviq, njėri nga ish- funksionarėt serbė nė Kosovė. Pas rrėnimit tė autonomisė sė Kosovės nė vitin 1989, pushteti serb filloi zbatimin e projekteve pėr popullimin e Kosovės me serbė. Pėr kėtė qėllim ndėrtoi tė paktėn pesė vendbanime kolektive, duke vendosur edhe mbi njė mijė serbė dhe malazezė tė Shqipėrisė nė Kosovė. Gazetari Zenun Ēelaj jep hollėsi tė kėtyre projekteve. "Serbia hartoi plane pėr rikolonizimin e Kosovės dhe hartoi plane pėr ndėrtimin e vendbanimeve pėr ata serbė. Ato gjurmė i kemi edhe sot afėr Vushtrrisė, Gjakovės dhe nė ato pjesė ku popullsia ishte mė e pastėr etnikisht, Serbia donte tė fuste serbė. Nė Deēan ata erdhėn me numėr tė kufizuar dhe u larguan natyrisht kur shpėrtheu lufta", thotė gazetari Ēelaj. Dėshmitarėt e kėsaj periudhe thonė se serbėt qė ktheheshin nga Serbia nė Kosovė pas viteve tė 90-ta kishin privilegje tė mėdha. Atyre u sigurohej njė vend pune, u jepej banesė apo ndonjė parcelė, kredi afatgjata pa kamatė si dhe pėrfitime tė tjera, ndėrkohė qė shqiptarėt largoheshin dhunshėm nga vendet e tyre tė punės. Edhe avokati Azem Vllasi, ish-shef i partisė nė Kosovė, thotė se nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar, kishte lėvizje tė mėdha tė serbėve qė vinin nga republikat ish-jugosllave nė Kosovė. "Prej vitit 1990 deri mė 1999 prej tė gjitha pjesėve tė Serbisė dėrgoheshin njerėz nė Kosovė nė shėrbim policor, nė administratė apo punė tė tjera dhe ishin tė detyruar qė, nėse shėrbenin dy muaj nė Kosovė, ta paraqisnin vendqėndrimin kėtu", deklaron z.Vllasi. Sipas historianėve lufta nė Kroaci dhe pėrndjekjet e serbėve nga atje, reflektuan nė ndryshimin e strukturės etnike nė Kosovė. Sipas tė dhėnave statistikore, brenda njė kohe tė shkurtėr nė Kosovė, u vendosėn rreth 14 mijė serbė tė ardhur nga Kroacia e Bosnja. Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, po planifikonte tė sillte nė Kosovė edhe mijėra serbė tė tjerė. Por e gjithė kjo u ndėrpre pėr shkak tė konfliktit tė fundit. Tėrheqja e forcave ushtarake e policore tė Serbisė nga Kosova morri me vete edhe njė valė tė madhe tė refugjatėve serbė. Disa prej tyre u dėbuan, ndėrsa njė numėr syresh u larguan nga frika e hakmarrjes sė shqiptarėve. Kjo bėri qė tė ndryshojė pasqyra etnike e Kosovės, kėtė herė nė dėm tė serbėve. Milivoje Janiēeviq, rreth tė gjashtėdhjetave, ėshtė njėri nga tė zhvendosurit serbė nga Kosova. Zoti Janiēeviq bashkė me familjen e tij 11 anėtarėshe tani jeton nė Batoēinė, njė qytezė afėr Kragujevcit nė Serbi. "Fqinjėt kanė ardhur tė mė thonė qė tė largohem pėr 2-3 ditė, unė kam shkuar nga Kaēaniku nė Ferizaj dhe aty kam qėndruar tre ditė, prej aty na kanė dėbuar pastaj. Pėrndryshe nė Kacanikun e Vjetėr, jam rritur me shqiptarė dhe nuk kam patur kurrė probleme. Jam nisur nė Serbi. Nuk kam dashur tė largohem sepse nė Serbi nuk kam pasur askėnd tė familjes. Kam shkuar pa dėshirė", shprehet ai. Shtėpia e Milivoje Janiēeviqit nė Kaēanikun e Vjetėr ėshtė shkatėrruar pas luftės nė Kosovė. Ky qytetar serb thotė se serbėt ia kanė vrarė vajzėn e tij, e cila punonte si infermiere nė Kosovė nė kohėn e luftės. Zoti Janiēeviq thotė se traumat qė ka pėsuar gjatė periudhės sė konfliktit, e pengojnė tė kthehet pėr tė jetuar nė Kosovė. "Unė do tė isha kthyer nė Kosovė, sikur ta kisha vajzėn gjallė, por atė e kanė vrarė njerėzit tanė, serbėt. Ēka tė them mė shumė", deklaron z.Janiqeviq. Autoritetet nė Kosovė nuk kanė shifra tė sakta qė flasin pėr numrin e tė zhvendosurve serbė nė periudhėn e pasluftės. Zyrtarėt nė Beograd kanė thėnė sė numri i tė shpėrngulurve serbė nga Kosova ishte rreth 250 mijė. Por kėto tė dhėna janė hedhur poshtė nga zyrtarėt vendorė e ndėrkombėtarė nė Prishtinė. Fatmir Sheholli ėshtė zėdhėnės nė Ministrinė pėr Kthim dhe Komunitete nė Qeverinė e Kosovės. "Rreth 160 mijė serbė tė zhvendosur nga Kosova janė nė Serbi. Nė Mal tė Zi kemi gjithsej rreth 17 mijė tė zhvendosur, prej tyre 60 pėrqind janė serbė, pra nė Mal tė Zi gjenden nėntė deri nė dhjetė mijė serbė", thotė z.Sheholli. Qeveria e Kosovės dhe donatorėt ndėrkombėtarė kanė dhėnė miliona euro pėr kthimin e serbėve tė zhvendosur, por rezultatet janė shumė tė vogla. Kjo pėr shkak tė politizimit tė ēėshtjes sė kthimit nga ana e Beogradit, thotė zėdhėnėsi i Ministrisė pėr Kthim dhe Komunitete, Fatmir Sheholli. "Arsyet pėr kėtė duhet t'i kėrkojmė kryesisht nė mosbashkėpunimin dhe nė aspektin e asaj qė Beogradi zyrtar nuk ka dashur tė punojė nė koncept tė mirėfilltė tė kthimit tė tė zhvendosurve, por ka politizuar shumė me kėtė ēėshtje", vlerėson ai. Situata e pasluftės nė Kosovė ka ndikuar edhe nė lėvizjen e brendshme tė popullsisė serbe. Mijėra serbė qė janė zhvendosur nga pronat e tyre nė pjesė tė ndryshme tė vendit, pas vitit 1999 janė pėrqėndruar nė Kosovėn Veriore, ku aktualisht pėrbėjnė shumicėn e popullsisė. Ata kanė ruajtur lidhjet e tyre me Beogradin zyrtar, kanė organizuar institucione paralele, ndėrsa janė distancuar nga strukturat legjitime tė Kosovės. Kosova ėshtė i vetmi vend nė Evropė ku nuk ka pasur njė regjistrim tė popullsisė pėr mė shumė se 25 vjet, kėshtu qė askush nuk e di me saktėsi se sa banorė ka ajo. Por bazuar nė regjistrat qė janė bėrė pėr zgjedhjet nė Kosovė, besohet se pėrqindja e popullsisė aktualisht ėshtė mbi 90 pėrqind shqiptarė dhe mė pak se 10 pėrqind tė tjerė, duke pėrfshirė kėtu edhe serbėt qė pėrbėjnė pjesėn dėrmuese tė kėtij dhjetė pėrqindėshi. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||