BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 12 shkurt 2008 - 17:13 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Basha nė Londėr pėr Kosovėn e NATO-n
 
Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Basha nė intervistė me BBC-nė
Ministri i jashtėm, Lulėzim Basha me gazetarin Sokol Gruda
"Shqipėria vazhdon tė mbėshtesė njė axhendė emancipuese ne Ballkan, marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt, marrėdhėnie tė mira edhe me Serbinė, pavarėsisht prej pozicioneve tona krejtėsisht tė kundėrta pėrsa i pėrket Kosovės."

Nė njė intervistė pėr BBC-nė, Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Lulėzim Basha, foli pėr "njė atmosferė optimizmi tė justifikuar" pėrsa i pėrket shpresės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO nė Samitin e Bukureshtit nė muajin prill.

"Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO dhe nė BE janė objektiva madhore e ndėrkombėtare dhe asgjė nuk mund tė ndėrpresė rrugėtimin tonė drejt tyre, " tha zoti Basha.

Pas njė takimi tė zotit Basha me Sekretarin e Jashtėm britanik, David Miliband, Sokol Gruda i BBC-se e pyeti shefin e diplomacisė shqiptare se ēfarė ishte diskutuar nė atė takim pėr Kosovėn?

Lulėzim Basha: Me sekretarin Miliband kemi diskutuar gjerėsisht pėr pėrgatitjet qė ka bėrė establishmenti politik nė Prishtinė pėr pėrgatitjet nė nivel rajonal nė mėnyrė qė shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe ngjarjet qė do tė pasojnė t'i shėrbejnė edhe mė tej stabilitetit e paqes nė rajon dhe, ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, t'i shėrbejnė hapjes sė njė perspektive europiane dhe euro-atlantike pėr gjithė rajonin.

Nė kėtė kuadėr, veēanėrisht kemi folur pėr pėrpjekjet e vazhdueshme tė autoriteteve kosovare pėr tė siguruar gjithė qytetarėt e Kosovės, me theks tė veēantė pjestarėt e minoritetit serb, se Kosova e pavarur do tė jetė shtėpia e gjithė atyre qė e thėrrasin shtėpi dhe qė Kosova e pavarur ėshtė nje shans jo vetėm pėr kosovarėt, pėr qytetarėt e Kosovės, por pėr gjithė rajonin, pėr tė ēliruar energji pozitive dhe pėr t'u ndarė pėrfundimisht nga e kaluara.

Sekretari Miliband dhe ministri Basha
Miliband dhe Basha diskutuan pėr procesin e pavarėsimit tė Kosovės

BBC: Nė kėtė kuadėr, a u bisedua me zotin Miliband se ēfarė pret Britania nga Shqipėria me rastin e shpalljes sė pavarėsisė se Kosovės?

Lulėzim Basha: Sigurisht qė kemi folur pėr rolin e Shqipėrisė nė kėtė proces.

Mendoj qė ka qenė i pashmangshėm diskutimi i tė gjitha mundėsive qė Shqipėria ofron nė kėtė javė kritike dhe nė kohėn pas saj. Kjo me qėlllim vazhdimin e mbėshtetjes sė pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar pėr njė Ballkan tė qetė, i cili ecėn me hapa tė sigurtė drejt perspektivės europiane dhe euro-atlantike.

Nė veēanti kemi folur pėr rolin e Shqipėrisė si njė forcė moderatore, si njė zė i arsyes, si njė influencė pozitive nė Prishtinė dhe me gjerė. Kemi folur nė veēanti pėr respektimin e tė drejtave tė minoriteteve, por edhe tolerancėn e ndėrsjelltė, fetare e ndėr-etnike qė karakterizon historikisht Shqipėrinė dhe modelin qė kjo sjell pėr Ballkanin nė tėrėsi.

BBC: Zoti ministėr, pėr shkak tė qėndrimit ndaj pavarėsisė sė Kosovės, pritet nga Serbia qė tė ketė ndoshta edhe njė embargo ekonomike.

Ēfarė do tė bėjė Shqipėria, konkretisht, nėse jemi para njė embargoje serbe ndaj Kosovės?

Lulėzim Basha: Embargoja e deklaruar apo e presupozuar, nė radhė tė parė, ėshtė njė masė e cila i drejtohet opionionit tė brendshėm publik serb.

Si e tillė, efekti i saj mbi Kosovėn, nėqoftėse do tė ecet me hapa tė tillė, do tė jetė minimal.

Kosova rrethohet nga fqinjė tė tjerė tė cilėt kanė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr tė vazhduar nė mėnyrė tė pandėrprerė lidhjet me Kosovėn, lėvizjen e lirė tė njerėzve, tė mallrave dhe tė shėrbimeve.

Nė kėtė kuadėr Shqipėria i ka marrė tė gjitha masat.

Unė kam qėnė para dy tė djelash nė Prishtinė ku u kam pėrcjellė autoriteteve nė Prishtinė tė gjitha mesazhet e kryeministrit Berisha. Pjesė e rėndėsishme e mesazheve kanė qėnė tė gjitha masat qė Shqipėria ka marrė, po merr dhe do tė marrė nė dobi tė mbajtjes plotėsisht tė lirė tė linjave komunikuese pėr Kosovėn, atyre tė transportit, energjetikės, etj., si dhe sigurimit intensiv tė komunikimit tregtar, tė furnizimit me energji dhe lėvizjes sė lirė midis dy vendeve.

Po kėshtu autoritetet e Prishtinės kanė patur kontakte tė ngushta me autoritetet e Shkupit e tė Podgoricės.

Nėqoftėse do tė ketė njė lėvizje, e cila mendoj se do tė ishte fatkeqe, nga Beogradi pėr tė ushtruar presion mbi Kosovėn, kjo nė radhė tė parė do tė dėmtonte imazhin ndėrkombėtar tė Serbisė. Sė dyti, dyti do tė dėmtonte vetė ekonominė serbė, sepse Kosova dhe gjithė fqinjėt e saj do tė jenė plotėsisht nė gjendje ta pėrballojnė kėtė situatė me sukses tė plotė.

BBC: A do tė ketė ndryshim nė marrėdhėniet e deritanishme diplomatike tė Shqipėrisė me Serbinė nė rastin e mosnjohjes nga Serbia tė shtetit tė ri tė Kosovės?

Lulėzim Basha: Shqipėria vazhdon tė mbėshtesė njė axhendė emancipuese ne Ballkan, marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt, marrėdhėnie tė mira edhe me Serbinė, pavarėsisht prej pozicioneve tona krejtėsisht tė kundėrta pėrsa i pėrket Kosovės.

Ne besojmė, gjithashtu, se e ardhmja e Kosovės, sikurse e ardhmja e ēdo vendi tjetėr nė rajon, ėshtė e ardhmja europiane dhe auro-atlantike.

Sigurisht, ēdo shtet nė kėtė udhėtim do tė bėjė zgjedhjet e veta dhe duhet tė kalojė sfidat e veta.

Nė kėtė kuadėr, ne nuk urojmė dhe as nuk dėshirojmė pėrkeqėsim tė marrėdhėnieve me Beogradin zyrtar. Ne shpresojmė pėr njė angazhim konstruktiv me Beogradin, pėr t'i shėrbyer edhe mė tej paqes dhe stabilitetit nė rajon, si dhe perspektivės europiane e euoro-atlantike tė tė gjithė rajonit.

BBC: Meqė po flasim pėr marrėdhėniet rajonale, shumė shkurt, a mund tė na shpjegoni metamorfozėn e ditėve tė fundit tė ēėshtjes sė liberalizimit tė vizave me Maqedoninė?

Lulėzim Basha: Mund tė them vetėm se jam shumė i lumtur qė pėrpjekjet diplomatike tė ministrisė tė jashtme, tė autoriteteve shqiptare, pėrpjekjet diplomatike tė tė dy vendeve kanė dhėnė njė rezultat pozitiv. Ai konsiston nė njė projekt-marrėveshje pėr liberalizimin e plotė tė lėvizjes mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė, e cila pritet tė finalizohet nė ditėt dhe javėt qė vijnė gjatė vizitės sė kryeministrit maqedonas nė Tiranė.

Mendoj se ky ėshtė njė lajm i mirė, jo vetėm pėr Shqipėrinė dhe Maqedoninė, por edhe pėr dashamirėt e tė dy vendeve nė Bruksel, veēanėrisht nė vigjilje tė samitit tė Bukureshtit, ku shpresohet qė tė dy vendet tė marrin ftesėn pėr anėtarėsim.

BBC: Zoti ministėr, nėse pėr Kosovėn po numėrohen orėt e fundit drejt pavarėsisė, pėr Shqipėrinė po numėrohen ditėt e fundit drejt Samitit tė Bukureshtit, tė cilin ju sapo e pėrmendėt. Keni pasur njė axhendė pak tė thuhet intensive gjatė kohėve tė fundit. Vini nga Konferenca pėr Politikat e Sigurisė nė Munih. Ėshtė diskutuar atje edhe pėr ēėshtjet e zgjerimit tė NATO-s me vendet e reja tė "Adriatik 3-shit", ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Por mesazhet kanė qenė disi kontradiktore. Pak mė herėt ėshtė thėnė se nuk ka garanci pėr pranimin e Shqipėrisė. Ju keni mesazhe mė pozitive?

Lulėzim Basha: Mendoj se ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė palėt e pėrfshira nė kėtė procesi se procesi po ecėn pėrpara.

Mesazhet janė pėrditė e mė pozitive. E rėndėsishme ėshtė tė theksohet se procesi ėshtė nė vazhdim.

Ėshtė detyra e kryetarėve tė shteteve, tė qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s qė nė Samitin e Bukureshtit si pikė kryesore tė axhendės tė konfirmojnė edhe njėherė zgjerimin e kėsaj aleance nė Europėn jug-lindore. Ėshtė prerogativ i tyre, ėshtė e drejta e tyre dhe, deri nė kėtė moment, ėshtė mirė qė fokusi i qeverive tona, i vendeve tona tė vazhdojė tė mbetet tek reformat. Ato do tė vazhdojnė pa u ndalur deri nė atė moment dhe do t'i vazhdojnė edhe mė tej, pas samitit.

Ndėrkohė, mund tė them se kemi konstatuar vazhdimisht qė atmosfera e qarqeve vendimmarrėse nė raport me perspektivėn, pra mundėsinė e marrjes se ftesės nga ana e Shqipėrisė, ėshtė nė njė progresion tė dukshėm dhe tė pėrditshėm.

BBC: E pranoj qė po ju drejtoj njė pyetje hipotetike, por nėse ftesa pėr anėtarėsim nuk bėhet nė Samitin e Bukureshtit nė prill, ku do t'i kėrkoni shkaqet?

Lulėzim Basha: Mendoj se ky ėshtė moment pėr tė ecur pėrpara, qė mbi njė atmosferė optimizmi tė justifikuar tė vazhdojmė pėrpjekjet tona deri nė Samitin e Bukureshtit e mė tej.

Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO dhe nė BE janė objektiva madhore e ndėrkombėtare dhe asgjė nuk mund tė ndėrpresė rrugėtimin tonė drejt tyre.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>