http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 29 janar 2008 - 10:04 CET

Kryeministri shqiptar për Kosovën

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka deklaruar në Tiranë se Shqipëria është e gatshme t'i japë mbëshetjen e parë dhe të plotë Kosovës pas aktit të shpalljes së pavarësisë.

Deklaratën e tij zoti Berisha e bëri të hënën gjatë një seance të parlamentit shqiptar:

“Shqipëria vetë është e përgatitur me një sërë masash për të balancuar çdo lloj bllokade apo embargoje që mund të imagjinohen nga mendje të nxituara në Beograd,”- tha zoti Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare u bëri thirrje autoriteteve serbe që të pranojnë me qetësi pavarësinë e Kosovës, të heqin dorë nga përpjekjet kundër këtij akti veçanërisht nga manipulimi me grupet ekstremiste.