BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Tadiq: Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova.
 
Tadiq
Tadiq
Presidenti I Serbisë, Boris Tadiq u ka premtuar serbëve të Kosovës se Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova.

Zoti Tadiq ka vizituar sot Cërnicën, një enklavë serbe në rajonin e Gjilanit në Kosovë, tre ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Presidenti I Serbisë, Boris Tadiq tha sot se autoritetet serbe do të përkujdesen për mbetjen e serbëve në Kosovë.

Kandidanti democrat për president të Serbisë, gjatë vizitës që i ka bërë një enclave serbe në rajonin e Gjilanit, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.

"Unë e di që shteti duhet të përkujdeset për qytetarët e vet çdo herë e më shumë, për neve në Kosovë, për ekzistencën tonë dhe për identitetin tonë, për atë se këtu duhet të jemi edhe në rrethanat më të vështira. Sa më përket mua unë gjithnjë do të mbroj ekzistencën tonë në Kosovë, gjithnjë do të punoj që të shmang cdo lloj dhune", tha zoti Tadiq, para serbëve të mbledhur në fshatit Cërnicë në Kosovën Lindore.

Vizita e z.Tadiq në Kosovë u bë në mbyllje të fushatës për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Udhëheqësit shqiptarë kanë paralajmëruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës pas përfundimit të votimeve në Serbi, më 3 shkurt.

Të dy kandidatët për president të Serbisë, demokrati Tadiq dhe radikali Nikoliq, kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në enklavat serbe në Kosovë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>