BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 23 janar 2008 - 09:52 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Kryeministri Thaçi në Bruksel
 
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Bruksel ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të BE-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Para nisjes, zoti Thaçi u prononcua edhe për mundësinë e shpalljes së pavarësisë:

"Data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është koordinuar me miqtë ndërkombëtarë dhe kjo ditë do të shpallet në parlamentin e Kosovës dhe jo në aeroport,"- tha kryeministri Thaçi në përgjigje të insistimit të gazetarëve që të thotë datën e saktë të vendimit formal për pavarësinë e Kosovës.

 Publikimi i datës së pavarësisë do të jetë një befasi shumë e shpejtë.
 
Hashim Thaçi

Ai shtoi se publikimi i datës së pavarësisë do të jetë një befasi shumë e shpejtë:

"Në Bruksel do të diskutojmë për të ardhmën e Kosovës dhe për ardhjen e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Unë do të prezantoj qëndrimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës, se Kosova është e gatshme për shtet,”- tha të martën z. Thaçi.

Në fakt akoma nuk dihet nëse Misioni i Bashkimit Evropian do të vendoset para vendimit formal të pavarësimit të Kosovës, apo pas tij. Mirëpo pavarësisht prej kësaj, institucionet në Kosovë, do të duhej që të kryenin përgatitjet e tyre për të filluar se funksionuari si shtet.

Zoti Thaçi tha se Kosova ishte e gatshme për këtë, mirëpo shumë procese të brendëshme që lidhen me statusin akoma janë në fazën zhvillimore.

Kadri Kryeziu, njëri nga anëtarët e Komisonit për hartimin e kushtetutës i ka thënë BBC-së, se Kosova nuk mund ta ketë kushtetutën e saj, të paktën edhe për dy muaj të tjerë, aq sa nevojiten për debatin publik, që është i domosdoshëm për miratimin e kushtetutës.

 
 
LOKALE
Krasniqi: pavarësia në shkurt
22 janar 2008 | Rajoni
Vollebaek kërkon afrim te pakicat
15 janar 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>