BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 18 janar 2008 - 06:03 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Ish kreu i OKB-së në Kosovë flet për BBC-në
 

 
 
Soren Jessen-Petersen
Soren Jessen-Petersen
Ish kreu i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Soren Jessen-Petersen i ka thënë BBC-së se brenda një periudhe të shkurtër kohore, udhëheqësit kosovarë do ta shpallin pavarësinë e Kosovës, e cila do të njihet shpejt nga një numër vendesh të BE-së dhe SHBA-ja.

Por sipas tij, ky zhvillim do të mund të çojë në një periudhë të vështirë e të tensionuar të marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë.

Zoti Jessen-Petersen ka thënë se udhëheqja e Kosovës me deklaratën për pavarësinë do ta marr përkushtimin për ta zbatuar planin e Martti Ahtisaarit.

Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zotin Jessen-Petersen dhe fillimisht e pyeti se çka pas mbledhjes së fundit, të dështuar të KS të OKB-së.

Jessen-Petersen: Mendoj se ka qenë e qartë që nga takimi i 19 Dhjetorit se KS nuk do të mund të marr një vendim rreth kësaj çështjeje dhe për këtë arsye duhet të ecim përpara jashtë KS të OKB-së. Nga ajo që shoh dhe dëgjoj, unë besoj se skenari tani është vendosur.

 Në një moment të duhur do të ketë një shpallje të pavarësisë nga udhëheqja e Kosovës e cila do të njihet, fillimisht, nga shtetet kryesore evropiane, nga SHBA-ja dhe jam i sigurt edhe nga të tjerët dhe pastaj edhe vendet e tjera do të përcjellin këtë hap. Unë mendoj se këtë do ta shohim brenda pak muajsh.
 
Jessen-Petersen

Në një moment të duhur do të ketë një shpallje të pavarësisë nga udhëheqja e Kosovës e cila do të njihet, fillimisht, nga shtetet kryesore evropiane, nga SHBA-ja dhe jam i sigurt edhe nga të tjerët dhe pastaj edhe vendet e tjera do të përcjellin këtë hap. Unë mendoj se këtë do ta shohim brenda pak muajsh.

BBC: Por para kësaj, a besoni se misioni i BE-së, që do të zëvendësojë atë të OKB-së, do të vendoset në Kosovë në të njëjtën kohë kur të shpallet pavarësia?

 Mos të harrojmë se BE-ja është tashmë në Kosovë. Tani ne duhet të procedojmë mbi bazën e 1244, pra të Rezolutës ekzistuese dhe se BE-ja është një nga lojtarët kryesorë në situatën aktuale.
 
Jessen-Petersen

Jessen-Petersen: Mos të harrojmë se BE-ja është tashmë në Kosovë. Tani ne duhet të procedojmë mbi bazën e 1244, pra të Rezolutës ekzistuese dhe se BE-ja është një nga lojtarët kryesorë në situatën aktuale.

Tani është çështja të jepet një rol i ri për BE-në. Por ata janë në Kosovë tashmë. Mendoj se nuk është çështja e zëvendësimit të UNMIK-ut me misionin e BE-së.

Por është çështja që BE-ja, në një formë tjetër, në udhëheqje dhe kryesisht në atë të rendit dhe të ligjit, të bashkëjetojë me praninë e zvogëluar të OKB-së. Unë besoj se të dyja organiztata do të bashkëjetojnë.

BBC: Dhe atëherë do të shohim një përplasje të BE-së dhe të Rusisë?

Jessen-Petersen: Ne i kemi parë deklaratat publike por çështja është nëse kjo do të jetë një përplasje diplomatike dhe me siguri se nuk do të jetë përplasje ushtarake. Çështja është se cfarë forme do të merr përplasja, sic e quani.

Mendoj se kjo do të çojë në një periudhë shumë të tensionuar dhe të vështirë të marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë. Por në anën tjetër unë jam i lehtësuar të shoh se shumë shtete të BE-së dhe në veçanti shtetet kryesore evropiane e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që Rusia të drejtojë politikën evropiane në Kosovë.

BBC: Zoti Jessen-Petersen a është plani Ahtisaari i ndërlidhur me Rezolutën 1244?

Jessen-Petersen: Është e qartë se udhëheqja e Kosovës do të shpall pavarësinë dhe me këtë deklaratë do ta marr përkushtimin për ta zbatuar planin e Martti Ahtisaarit. Gjithashtu pres që me këtë deklaratë ata të ftojnë praninë e bashkësisë ndërkombëtare. E gjithë kjo do të ishte me siguri në përputhje me Rezolutën 1244.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>