BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 17 janar 2008 - 07:18 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Moska dhe Serbia kundër pavarësisë
 
Salla e Këshillit të Sigurimit
Presidenti serb Tadiç tha se nuk do të ndjekin rrugën e dhunës
Moska ka thënë se Kosova kurrë nuk do pranohet si shtet nga Kombet e Bashkuara apo organizma të tjera politike ndërkombëtare nëse shpall pavarësinë.

I dërguari i posaçëm rus përkrahu presidentin serb, Boris Tadic, i cili i ri-theksoi Këshillit të sigurimit se Beogradi nuk do të pranojë kurrë një Kosovë sovrane.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i tha Këshillit se pavarësia ishte e domosdoshme për suksesin rajonal.

 Serbia nuk do të përdorë dhunën dhe luftën.
 
Boris Tadiç

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkura tha se bisedimet kishin mbetur në vend dhe kishte ardhur koha për të marrë vendim.

Negociatat e të organizuara me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, mes udhëheqësve shqiptarë dhe serbë për statusin e Kosovës, nuk sollën rezultat në nëntor.

Kosova ka qënë nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara që në vitin 1999, kur sulmet e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara bënë që forcat serbe të largohen nga Kosova.

Kosovar me flamur
Shumica e kosovarëve nuk shohin të ardhmen si pjesë e Serbisë

Shqiptarët përbëjnë 90% të popullsisë dhe zoti Thaçi, i Partisë Demokratike dhe kryeministër tha se shpallja e pavarësisë është çështje kohe.

Qëndrimi rus

Si anëtare e përhershme, me të drejtë veto në Këshillin e Sigurimit të përbërë nga 15 kombe, Rusia ka fuqinë për të bllokuar çdo kërkesë nga Kosova për t'u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

 "[Shqiptarët e Kosovës] nuk do të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara, nuk do të bëhen anëtarë të institucioneve politike ndërkombëtare nëse ata ndjekin rrugën e deklaratave të njëanshme
 
Vitali Çurkin

"[Shqiptarët e Kosovës] nuk do të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara, nuk do të bëhen anëtarë të institucioneve politike ndërkombëtare nëse ata ndjekin rrugën e deklaratave të njëanshme," u tha gazetarëve i dërguari i posaçëm rus, Vitali Çurkin.

Presidenti i Serbisë i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe do të 'ruante integritetin e tij territorial me të gjitha format demokratike, argumentet ligjore dhe diplomaci'.

" Serbia nuk do të përdorë dhunën dhe luftën, " shtoi ai , duke kërkuar për " kompromis të pranueshëm nga të dyja palët".

Zoti Tadiç tha se njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të kishte "pasoja te paparashikueshme për rajone të tjera që përballen me separatizëm etnik."

 Ne shtrënguam duart si udhëheqës të dy vendeve të pavarura.
 
Hashim Thaçi

Ai shtrëngoi duart me zotin Thaçi. Ky i fundit me pas i tha një gazetari:

"Ne shtrënguam duart si udhëheqës të dy vendeve të pavarura."

I dërguari i posaçëm, Zalmay Khalilzad, tha se Këshilli i Sigurimit nuk kishte arritur të zgjidhte mosmarrëveshjen në lidhje me Kosovën dhe nuk kishte me rol në vendimin për e statusin e saj.

"Sigurisht që zgjidhja e fundit për problemin që ka rajoni është integrimi në institucionet më të gjera europiane dhe veçanërisht në Bashkimin Europian" shtoi ai.

Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, Joachim Reucker, i cili i raportoi Këshillit të Sigurimit për gjendjen në Kosovë në tre muajt e fundit dhe përparimet e arritura në përmbushjen e standardeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare, u deklaroi gazetarëve në Nju Jork se përparimet e mëtejme në Kosovë varen nga zgjidhja e statusit.

Ai tha se Kosova është e gatshme të lëvizë drejt zgjidhjes së statusit.

"Unë nuk dua të spekuloj tani çfarë do të ndodhë ose jo në javët e ardhshme. UNMIK-u nuk e ka mandatin të komentojë për statusin.

Natyrisht ne nuk jemi as të verbër, as të shurdhër. Sa i përket statusit me një dozë maturie kemi një angazhim të matur me Ekipin Planifikues të Bashkimit Evropian, kemi KFOR-in në Kosovë që kujdeset për situatën e sigurisë…", tha zoti Reucker.

Ndërkohë në Kosovë nuk ka patur reagime rreth seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo për shkak se seanca ka përfunduar shumë vonë, përkatësisht pas mesnatës, sipas kohës lokale, dhe reagimet e para priten gjatë të enjtes.

Ajo që mund të thuhet tani për tani është se askush në Kosovë nuk ka pritur që Këshilli i Sigurimit të marrë ndonjë vendim për statusin e Kosovës.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Vollebaek kërkon afrim te pakicat
15 janar 2008 | Rajoni
Noel Malcolm, historian
14 janar 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>