BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 16 janar 2008 - 10:40 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Debat pėr Kosovėn nė KS tė OKB-sė
 
Salla e Kėshillit tė Sigurimit tė KB-sė
Nė debat do tė diskutohet pėr raportin e fundit pėr Kosovėn
Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė mėrkurėn diskuton pėr Kosovėn. Ambasadorėt e Kėshillit tė Sigurimit ranė dakord mė herėt pėr formatin e kėsaj mbledhjeje pėr tė qenė pjesėrisht e hapur, pasi mė parė nuk ishin pajtuar qė mbledhja tė ishte krejtėsisht e mbyllur.

Mbledhja trajton raportin tre mujor tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, i cili ndodhet nė njė vizitė zyrtare nė Madrid.

 ...do tė mbroj interesat e Serbisė dhe, edhe njė herė, do tė pėrsėris se Serbia, absolutisht, nuk e pranon asnjė lloj pavarėsie pėr Kosovėn...
 
Boris Tadiq

Shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Joackim Ruecker, do tė paraqesė njė raport tė zgjeruar pėr situatėn dhe proceset nė Kosovė.

Besohet se ky do tė jetė raporti i fundit i njė pėrfaqėsuesi tė Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, pasi ai do tė zėvėndėsohet shumė shpejt nga misioni i Bashkimit Evropian

Nė seancėn e tė mėrkurės do tė flasė edhe presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, i cili ka deklaruar se atje do tė kundėrshojė pavarėsinė pėr Kosovėn dhe do tė mbrojė interesat e Serbisė.

Ai ka thėnė se do tė hapė dialogun me mbėshtetėsit e pavarėsisė sė Kosovės, pėr t'i bindur ata qė tė heqin dorė nga njė zgjidhje e tillė.

"Nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit do tė hedh dritė mbi perspektivėn e statusit tė Kosovės, duke pasur parasysh gjithė politikėn rajonale dhe, normalisht, do tė mbroj interesat e Serbisė. Edhe njė herė do tė pėrsėris se Serbia, absolutisht, nuk e pranon asnjė lloj pavarėsie pėr Kosovėn dhe do ta shfuqizojė ēfarėdo vendimi tė tillė dhe do tė nisė proceset juridike dhe diplomatike kundėr njė vendimi tė tillė," tha presidenti serb.

 Mendoj se ky raport do tė jetė raporti i fundit, raporti i suksesshėm qė i hap perspektivė edhe vendimit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės
 
Hashim Thaēi, kryeministri i Kosovės

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaci, ka thėnė se nė Nju Jork, do tė flasė pėr pėrparimet qė janė bėrė nė Kosovė dhe pėr domosdoshmėrinė qė statusi i Kosovės tė zgjidhet me urgjencė.

"Do tė kemi njė prezantim tė progresit, tė suksesit tė institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės dhe mendoj se ky raport do tė jetė raporti i fundit, raporti i suksesshėm qė i hap perspektivė edhe vendimit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės", tha kryeministri i Kosovės.

Kjo ėshtė hera e parė qė kryeministri i sapozgjedhur i Kosovės do tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Pritet qė edhe nė kėtė mbledhje tė ketė mospajtime ndėrmjet vendeve perėndimore qė kryesohen nga Shtetet Bashkuara dhe Rusisė, pėr tė ardhmen e misionit tė OKB-sė ne Kosovė dhe pėr vendosjen e misionit tė BE-sė nė Prishtinė.

Vendet pėrendimore nuk kanė arritur qė tė miratojnė njė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit, sipas sė cilės do tė zėvėndėsohej Rezoluta 1244 dhe do tė vendosej misioni i ri i BE-sė.

Ato tani po provojnė qė kėtė proces ta zgjidhin jashtė Kėshillit tė Sigurimit.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovės
17 gusht 2006 | Analiza
Noel Malcolm, historian
14 janar 2008 | Rajoni
Vollebaek kėrkon afrim te pakicat
15 janar 2008 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>