|
Vollebaek kėrkon afrim te pakicat
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Komisioneri i OSBE-sė pėr pakicat kombėtare, Knut Vollebaek, ka thėnė se agjencitė ndėrkombėtare kanė hartuar planet emergjente
pėr periudhėn e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Nė njė intervistė me BBC-nė, zoti Vollebaek ka deklaruar se njė numėr i pjesėtarėve tė pakicės serbe mund tė vendosė tė largohet nė rast tė ndryshimit tė statusit aktual tė Kosovės. Por ai i ka bėrė thirrje qeverisė kosovare qė t'i afrohet bashkėsive tė vogla etnike, e veēanėrisht serbėve tė Kosovės, pėr tė garantuar jetesėn e tyre nė Kosovė. Njė pjesė e serbėve tė Kosovės kanė paralajmėruar se mund tė zhvendosen, nė rast se Kosova shpallė pavarėsinė e saj. Por autoritetet nė Prishtinė janė zotuar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave dhe kanė paralajmėruar zbatimin e ligjeve qė dalin nga paketa Ahtisaari, e cila ofron garanci tė fuqishme pėr pakicėn serbe nė Kosovė. Me zotin Knut Vollebaek bisedoi Arbėr Vllahiu. BBC: Si e vlerėsoni gjendjen e tė drejtave tė pakicave?
Knut Vollebaek: Mė lejoni qė nė fillim tė them se nuk jam kėtu tė diskutoj pėr statusin dhe kjo nuk ėshtė nė mandatin tim. Unė u kam thėnė edhe autoriteteve, por edhe pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė ndryshme se nė fushėn nė tė cilėn unė punoj, marrėdhėniet ndėretnike, duhet tė fillojnė tė punojnė qė tani dhe nuk duhet tė presin deklarimin e statusit. Duke udhėtuar nėpėr Kosovė unė jam takuar me njerėzit qė janė tė shqetėsuar, me njerėzit qė janė tė pasigurtė pėr tė ardhmen e tyre. Unė jam i shqetėsuar me faktin se ka njė dallim nga ajo qė dėgjon nė Prishtinė. Unė jam shumė i kėnaqur me atė qė mė thanė kryeministri dhe presidenti, por unė gjithashtu ju thashė se gjėja kryesore tani ėshtė zbatimi i fjalėve qė kanė thėnė dhe nė shumė mėnyra edhe tė kornizės qė e kanė. Kėtu na duhet ta ndjekim nga afėr situatėn dhe tė jemi tė pėrfshirė nė zbatim sepse kjo do tė jetė gjėja kryesore nė tė ardhmen. BBC: Ambasador ju e takuat udhėheqjen e re kosovare. Ėshtė e gatshme ajo qė tė punojė nė fushėn e tė drejtave, posaēėrisht tė pakicave?
Knut Vollebaek: Mendoj se deklaratat e tyre janė shumė tė mira. Kisha njė takim shumė tė mirė me kryemninistrin si dhe me presidentin qė e takova nga fundi i javės sė kaluar. Qė tė dy janė shumė tė angazhuar nė deklaratat e tyre se duan t'u afrohen tė gjitha komuniteteve nė Kosovė. Dhe unė jam i gėzuar qė tė dėgjoj njė gjė tė tillė. Por gjatė takimit me pėrfaqėsuesit, jo vetėm tė serbėve por edhe tė komuniteteve tė tjera tė vogla nė enklava, ata mė treguan pėr vėshtirėsitė qė kanė me autoritetet lokale. Dhe mendoj se ky do tė jetė njė fakt i rėndėsishėm qė kryeministri dhe presidenti t'u drejtohen administratės lokale, udhėheqjes lokale dhe kryetarėve tė komunave tė jenė tė hapur dhe tė merren me komunitetet e vogla nė rajonet e tyre, qė ata tė ndjehen edhe tė sigurtė, por edhe se mund tė adresojnė ēėshtjet e tyre qė janė tė rėndėsishme pėr ta nė atė mjedis. BBC: Ju keni takuar serbėt dhe unė besoj se keni biseduar me ta edhe pėr periudhėn qė i pret ata dhe Kosovėn, pra atė tė statusit. A patė frikė nė mesin e serbėve se si tė jetojnė pėr shembull nė njė vend tė pavarur?
Knut Vollebaek: Mendoj se ka dallime nė mesin e serbėve ashtu si ka edhe nė mesin e tė gjithė neve. Kam takuar serbė qė qartė e thonė se ky ėshtė vendi ynė se duan tė jetojnė kėtu ku kanė jetuar edhe mė parė dhe se duan tė jenė pjesė e kėtij komuniteti. Mendoj se ėshtė me rėndėsi qė qeveria t'u ndihmojė atyre qė ta pėrmbushin dėshirėn dhe ėndėrrėn e tyre nė kėtė shoqėri. Kam takuar edhe serbė qė thonė se nėse ndryshon statusi do tė ikin. Ka shumė frikė, dhe mendoj se ėshtė me shumė rėndėsi qė qeveria t'u ofrohet atyre dhe t'i sigurojė se ēfarėdo qė do tė ndodhė, ata supozohet tė jenė pjesė e kėtij komuniteti. Ata kanė jetuar kėtu pėr shumė vjet, janė pasuri e komunitetit dhe i mbetet qeverisė qė tė dėshmojė se kjo ėshtė e mundur.
Dua qė tė them se secilin qė kam takuar thotė se ėshtė shumė i varur nga prania e bashkėsisė ndėrkombėtare. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e komuniteteve tė ndryshme me tė cilėt jam takuar thonė se e prania ndėrkombėtare nė tė ardhmen ėshtė e domosdoshme pėr zhvillimin paqėsor tė vazhdueshėm tė shoqėrisė. Dhe ėshtė prandaj shpresė imja dhe njė porosi pėr tė gjithė se duhet tė ketė njė prani tė fuqishme ndėrkombėtare nė tė ardhmen. BBC: Pra kjo do tė thotė se vetėm prania ndėrkombėtare do tė mund tė garantonte paqen nė tė ardhmen? Knut Vollebaek: Nuk do tė thosha vetėm ajo, por e kemi parė nė tė kaluarėn se ėshtė e dobishme qė tė kemi vėzhgues ndėrkombėtarė. Kjo ėshtė ajo qė ne nė zyrėn e Komisionerit tė Lartė bėjmė nė shumicėn e vendeve dhe e kemi parė se ka qenė e dobishme nė shoqėritė qė kanė konflikte ose mosmarrėveshje ndėretnike. Mendoj se kemi situatė tė ngjashme edhe nė Kosovė. Kur kam qenė nė krye tė OSBE-sė nė vitin 1999, kam deklaruar se mund tė kemi nevojė pėr njė prani prej mė shumė se 20 vjetėsh dhe kanė kaluar vetėm 8 vjet e mendoj se ėshtė ende shumė herėt qė bashkėsia ndėrkombėtare tė largohet. BBC: Ambasador. Po, a ka bashkėsia ndėrkombėtare njė plan emergjent nė prag tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės? Knut Vollebaek: Duhet tė pyesni pėrfaqėsues tė ndryshėm, por jam i sigurt se unė kam edhe plane normale por edhe emergjente. Mandati im megjithatė ėshtė i kufizuar nė kėtė aspekt, por unė po e diskutoj kėtė me pėrfaqėsues tė ndryshėm dhe tė organizatave tė ndryshme qė janė kėtu. Jam siguruar se pėr situata tė ndryshme, rezultate tė ndryshme dhe skenarė tė ndryshėm, ata po planifikojnė dhe kėto janė pritjet e mia. BBC: Sa i keni inkurajuar serbėt tė kthehen nė Kosovė? Knut Vollebaek: Ky ėshtė qėllim kryesor i aktivitetetit tonė. Kjo ėshtė diēka qė ne e diskutojmė me serbėt qė janė tė zhvendosur dhe ne gjithashtu kemi diskutuar kėtė edhe me autoritetet lokale kėtu, sepse duhet tė bisedohet se si pranohen ata, por gjithashtu edhe me qeverinė nė Beograd. Kur e vizitova Beogradin nė shtator ne gjithashtu e diskutuam edhe gjendjen pėr personat e zhvendosur. Ne jemi duke e adresuar kėtė ēėshtje, e dimė se ėshtė e vėshtirė, e dimė gjithashtu se ka patur pak tė kthyer. Kjo ėshtė njė sfidė e vazhdueshme, por ne jemi nė dijeni tė problemit. |
LOKALE
E ardhmja e Kosovės17 gusht 2006 | Analiza
BE-ja pėrgatitet pėr misionin nė Kosovė10 janar 2008 | Rajoni
Rruga e Serbisė nė BE-sė nuk varet nga statusi i Kosovės09 janar 2008 | Rajoni
Zhvillimet nė Shqipėri nė vitin 200704 janar 2008 | Rajoni
"Kosova ėshtė rast unik dhe jo precedent"04 janar 2008 | Rajoni
Perspektivat e Mitrovicės pėr vitin 200802 janar 2008 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||