BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 11 janar 2008 - 17:31 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Presidenti Topi flet pėr BBC-nė
 
Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi duke folur me Seladin Xhezairin nė emisionin e BBC-sė Zigzag
Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi duke folur pėr BBC-nė
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi iu pėrgjigj pyetjeve tė dėgjuesve tė BBC, nė emisionin "Zigzag", tė transmetuar tė premten nė programin BBC Sot.

BBC: Miq tė nderuar pėrshėndetje nga Tirana! Bashkėbiseduesi ynė dhe juaji, sikurse kemi paralajmėruar sot ėshtė Presidenti i Shqipėrisė, zoti Bamir Topi.

Ky emision realizohet nė zyrėn e Presidentit. Unė jam Seladin Xhezairi. Zoti Topi mirėserdhėt nė "Zigzag"!

Presidenti Topi: Faleminderit pėr ftesėn! Ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė jem me dėgjuesit tuaj.

BBC:
Zoti President, nė kėtė program, fjalėn kryesore e kanė dėgjuesit dhe lexuesit e faqes sonė tė internetit www.bbc.co.uk/albanian. Deri sot kur po regjistrojmė kėtė bashkėbisedim kemi marrė, nuk e teproj nėse them, njė numėr rekord pyetjesh qė ju adresohen Juve e qė kanė tė bėjnė me realitetin dhe perspektivėn shqiptare. Prandaj le t'iu pėrgjigjemi pa vonesė!

Edvini nga Tirana shkruan se ėshtė student. Uron pėr detyrėn dhe shtron kėtė pyetje: "Fundvitin qė lamė pas dy sondazhe tė bėra ju nxorėn personalitetin e vitit. Si ndihet Presidenti pas kėtyre vlerėsimeve tė cilat e rikonfirmojnė si politikan tė parapėlqyer tė shqiptarėve?

Presidenti Topi: Natyrisht mė vjen mirė pasi tė marrėsh konsiderata pozitive nė aspektin njerėzor gjithmonė ėshtė e pėlqyeshme pėr individin. Por unė nuk do ta konsideroja thjesht nė planin personal, do t'i jepja nota mjaft institucionale kėtij vlerėsimi, pasi kyēi i suksesit pėr njė pozicion tė caktuar ėshtė pikėrisht filozofia e punės nė ekip dhe mbi tė gjitha komunikimi me publikun, i cili kurrėsesi nuk duhet tė mungojė, pėrkundrazi duhet tė jetė i natyrshėm, pavarėsisht nga pozicioni qė okupon nė njė moment tė caktuar.

BBC: Besoj se i njėjti dėgjues do tė mbetet i kėnaqur edhe me pėrgjigjen pėr pyetjen tjetėr se kujt ia dedikoni kėtė popullaritet qė e gėzoni ndėr shqiptarėt. Zoti President, le tė kalojmė fillimisht tek ēėshtja e Kosovės. Pas zgjedhjeve tė Kosovės tashmė ėshtė bėrė dhe konstituimi i institucioneve tė reja, me mandat tė ri ėshtė edhe homologu juaj, zoti Fatmir Sejdiu. Edhe ai, edhe Kryeministri Hashim Thaēi, si dhe Kryeparlamentari i Kosovės, zoti Jakup Krasniqi thonė se sfida kryesore ka pėr tė qenė statusi i Kosovės. Cili ėshtė parashikimi juaj, si kanė pėr tė ecur punėt, ndėrkohė qė Rusia dhe Serbia kundėrshtojnė pavarėsinė e propozuar nga Presidenti finlandez Marti Ahtisari?

Presidenti Topi: Pėrpara se tė kaloj nė parashikimin tim, i cili kurrėsesi nuk mund tė jetė personal, do tė doja qė tė uroja me rastin e konstituimit tė institucioneve tė Kosovės edhe njė herė Presidentin e rimandatuar, zotin Sejdiu, Kryeministrin, zotin Thaēi, Kryeparlamentarin, zotin Krasniqi. Unė kam patur njė komunikim telefonik me z. Sejdiu menjėherė pas rizgjedhjes sė tij, si edhe me z. Thaēi dhe z. Krasniqi pas marrjes sė mandatit. Ėshtė njė moment historik pėr Kosovėn dhe ajo ē'ka ndodhi dje nė Kosovė, pikėrisht konstituimi i institucioneve ėshtė do tė thoja njė element i qenėsishėm qė vjen natyrshėm, si njė hallkė paraprake e asaj qė presin tė gjithė, pikėrisht pavarėsinė e Kosovės. Unė mendoj qė gjithēka po ecėn nė njė shtrat normal, gjithēka ėshtė e parashikuar qė tė ecė nė kėtė mėnyrė.

Pas zgjedhjeve demokratike tė zhvilluara nė Kosovė nė 17 nėntor tė vitit qė sapo lamė pas dhe sidomos pas njė administrimi tė admirueshėm tė gjithė situatės politike dhe institucionale nė Kosovė nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e politikės kosovare, vjen momenti kur klasa politike kosovare, institucionet demokratike tė ndėrtuara nė Kosovė dhe sidomos filozofia e ndėrtimit tė koalicionit, qė merr nė konsideratė edhe interesat e pakicave, e bėn qė Kosova tashmė tė jetė plotėsisht nė kondicionin e marrjes sė statusit tė pavarėsisė.

Asgjė nuk ka qenė jashtė parashikimit edhe pėrsa i pėrket sjelljes sė Rusisė, e cila nė mėnyrė permanente ka qenė nė filozofinė e saj tradicionale nė mbėshtetje tė filozofisė sė Serbisė sė Madhe, gjė qė do tė thoja qė nuk ėshtė nė sintoni me atė psikologji tė re tė politikės botėrore. Kjo ėshtė arsyeja qė qoftė Rusia, qoftė Serbia kanė mbetur nė njė binom tė izoluar, ndėrkohė qė numri i shteteve qė janė nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, sigurisht duke iu referuar planit tė z. Ahtisari, janė gjithmonė nė rritje, aq sa dhe politika e Bashkimit Europian gjithnjė e mė shumė po konsiderohet si njė politikė e vendosur nė bllok, pa diskutuar pastaj shtete tė tjera dhe nė mėnyrė tė veēantė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė kanė qenė lokomotiva e kėtij pprocesi pėr marrjen e statusit tė pavarėsisė. Mendoj qė ėshtė realisht ēėshtje ditėsh dhe them ēėshtje ditėsh duke iu referuar pikėrisht atij momenti qė u konsumua dje nė Parlamentin e ri tė Kosovės, ku gjithēka u fut nė standardet e dėshiruara nga perėndimi.

BBC: Zoti President, pėrmendėt Serbinė e Madhe. Ēfarė iu thoni atyre qė thonė se pavarėsimi i Kosovės do tė thoshte, nė fakt do tė shėnojė njė hap drejt asaj qė ata e quajnė Shqipėri e Madhe?

Presidenti Topi: Juve besoj e keni nė konsideratė gjuhėn politike tė tė gjithė liderėve shqiptarė qofshin kėta nė Shqipėri, qofshin nė Kosovė. Pikė e referimit tashmė pėr vendet tona dhe besoj edhe pėr pjesėn dėrrmuese tė vendeve ballkanike ėshtė familja euroatlantike, ē'ka do tė thotė qė marrja nė konsideratė e standardeve tė integrimit, hapja e kufijve do tė presupozonte qė sikurse ka ndodhur ai proces i natyrshėm nė familjen europiane, nė vendet mė tė qytetėruara tė Europės, tė cilat i kanė realizuar kėto lėvizje dekada mė parė, ajo presupozohet tė ndodhė edhe nė vendet ballkanike, ku hapja e kufijve, arritja e standardeve dhe besoj sintonizimi i politikave nacionale me ato tė familjes europiane dhe mė gjerė euroatlantike do tė bėjė qė ēdo njeri tė ndjehet qytetar i Europės, ē'ka do tė thotė qė tė gjitha aludimet qė kanė tė bėjnė me atė qė ju shtruat nė pyetjen tuaj nuk kanė sens tė diskutohen sot.

BBC: Pėr Kosovėn kemi edhe njė pyetje tė regjistruar! Le ta dėgjojmė! Mirėdita Zoti Topi, unė jam Behar Kryeziu nga Prishtina. Dėshiroj t'ju pyes a do ta njohė Shqipėria pavarėsinė e Kosovės nėse Kosova e shpall nė mėnyrė tė njėanshme atė, apo do tė presė sinjalin nga shtetet e tjera perėndimore?

Presidenti Topi: Unė ju falėnderoj pėr pyetjen! Pozicioni i Shqipėrisė ndaj pavarėsisė sė Kosovės nė mėnyrė tė natyrshme dhe gati organike ka qenė mjaft i qartė, ka qenė elokuent dhe i padiskutueshėm nė ēdo kohė. Ēėshtja shtrohet nėse Shqipėria do ta njohė e para nga pikėpamja e reagimit diplomatik, apo do tė jetė nė vijim tė reagimit tė shteteve tė Bashkimit Europian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Unė ju siguroj qė nėse ka njė dėshirė po aq tė zjarrtė sa ekziston nė Kosovė ekziston tek ēdo shqiptar, pavarėsisht se ku jeton, nėse jeton nė Shqipėri, jeton nė Kosovė, jeton nė Maqedoni, jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pra ėshtė njė dėshirė qė nuk ka nevojė tė komentohet. Problemi ėshtė nė sensin diplomatik. Edhe liderėt politikė kosovarė dhe ne natyrisht kėtu nė Shqipėri kemi thėnė qė gjithēka do ta pėrputhim me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me Bashkimin Europian dhe po tė kishte qenė pėr tė operuar jashtė terrenit diplomatik besoj qė kjo pyetje qė ju bėni, me shumė dashamirėsi po jua them nuk do tė kishte vend.

BBC: Kalojmė nė pyetjet qė lidhem me realitetin shqiptar. Ilir Lushaj nga Shtetet e Bashkuara shtron dy pyetje: E para "ē'mund tė thoni rreth faktit qė vizioni i politikės shqiptare aktualisht ėshtė vetėm sot pėr sot. Fakti qė Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet mė tė korruptuara, ku krimi", - thotė ai, - "ėshtė tepėr i lartė dhe drejtėsia vazhdon tė ecė me njė kėmbė gjatė kėtyre viteve, ndėrsa dihet se kohėt e vėshtira kėrkojnė edhe veprime tė vėshtira"?

Presidenti Topi: Unė ndaj pėrgjithėsisht kėtė shqetėsim me qytetarin qė drejton pyetjen. Por do tė thoja qė nė komunikimin publik sot disa elementė amplifikohen mė shumė seē duhet. Vėrtet konstatohen simptoma tė qarta tė korrupsionit administrativ nė Shqipėri, por unė mendoj qė korrupsioni ēdo ditė tentohet tė luftohet nė mėnyrė institucionale. Por pėr tė qenė transparent me ndjesitė jo thjesht tė Presidentit, por nė radhė tė parė tė qytetarit, ky korrupsion pėr fat tė keq ekziston, ekziston nė fusha tė ndryshme tė jetės, por e rėndėsishme ėshtė qė duhet tė ketė njė sistem frontal tė tė gjithė institucioneve tė politikės nė mėnyrė qė lufta kundėr korrupsionit tė mos mbetet si njė element retorik, por tė jetė pjesė e atij plan veprimi ku gjėrat nga deklaratat duhet tė jenė nė elementė konkretė tė zbatimit. Unė mendoj qė ky korrupsion, i cili realisht ekziston, ekziston pak a shumė nė filozofinė e njė pjese tė madhe tė shoqėrisė. Me kėtė rast nuk dua tė bėj fajtor ata qė pėrfshihen nė mėnyrė pasive, ose janė tė detyruar qė tė futen nė marrėdhėnie korruptive, por do tė thoja qė gjithėsecili, ēdo qytetar shqiptar, duhet tė lajmėrojė me zė tė lartė ēdo fenomen korruptiv.

Nė radhė tė parė pėr tė krijuar njė klimė psikologjike, qė korrupsioni nė Shqipėri nuk duhet tė luftohet thjesht me deklarata politike, por duhet tė jetė pjesė e jetės sė qytetarit. Unė besoj qė ka iniciativa qė vijnė nga forume tė qytetarėve, nga zyra pėr mbrojtjen e qytetarėve dhe mė pak zėra konkretė vijnė nga personazhe tė njohura tė jetės publike, tė cilėt mund tė jenė pjesė e kėtij fronti. Mendoj qė ka progres, por mė shumė duhet bėrė dhe elementė konkretė unė mund t'jua them ka jo vetėm nė fushėn e shėndetėsisė, ku besoj ėshtė momenti mė i dhimbshėm, ku bluzat e bardha shpeshherė futen nė kėto pozicione jo tė kėndshme dhe pikėrisht me pjesėn qė ėshtė mė nė nevojė. E dyta ėshtė ēėshtja e pronave, qė ėshtė ēėshtje madhore nė Shqipėri.

BBC: Pėr pronat gjithashtu kemi marrė disa pyetje tek tė cilat do tė kalojmė pas pak. Ndėrkohė, kur ėshtė fjala pėr shqetėsimet e qytetarėve. Ylli Dosku nga Nju Jorku, duke iu referuar reformave nė drejtėsi, nevojės sė reformave nė drejtėsi, pėrmend rastin e njė gjyqtari tė njohuri tė tij kėtu nė Shqipėri, i cili, sipas Yllit, megjithėse me njė rrogė vjetore jo mė tė lartė se 10 mijė dollarė kishte krijuar njė pasuri 15 herė mė tė madhe se ai qė jeton dhe punon nė Amerikė. Pyetja ėshtė, "a ka mundėsi kontrollimi i fletėve tė deklarimit tė pasurisė dhe nga ana tjetėr tė krijohet njė komision hetimi pėr kėta abuzues tė ligjit qė po ia nxijnė faqen Shqipėrisė?", - thotė dėgjuesi.

Presidenti Topi: Kur diskutojmė pėr fenomenin e korrupsionit kjo merr trajtėn e njė sindrome qė kap tė gjitha institucionet. Pra, nė rast se themi se a do tė ketė supervizion nga institucioni i kontrollit tė pasurive, sigurisht kur themi se duhet tė ketė supervizion do tė marrim edhe anėn tjetėr qė edhe aty jo gjithēka shkon mirė, jo gjithēka trajtohet me objektivitet, pasi ėshtė e pamundur qė edhe ky institucion tė mos jetė kapur nga elementė tė korrupsionit. Nėse do e diskutojmė nė sensin e sindromės sė korrupsionit. Por nga ana tjetėr mund t'ju them qė korrupsioni sot, edhe nė ato forma qė shfaqet, shfaqet nė mėnyrėn mė tė sofistikuar.

Po mundohem tė jem sa mė i drejtėpėrdrejtė me detyrimin qė ka Presidenti i Republikės pėr tė qenė komunikues dhe i drejtėpėrdrejtė me qytetarėt. Jo tė gjitha pasuritė vihen nė emėr tė personit qė okupon njė pozicion tė caktuar. Ka metoda tė sofistikuara, ku ia kalojnė personave tė tjerė, duke fshehur nė kėtė mėnyrė pasurinė reale. Por shqetėsimi i qyetarit ėshtė i drejtė, ėshtė njė fenomen qė konstatohet nė mjaft raste, kur njerėzit qė zėnė njė pozicion tė caktuar sidomos nė administratė dhe nė gjyqėsor e kanė tė pamundur nė asnjė lloj rrethane qė tė justifikojnė pikėrisht atė qė kanė akumuluar duke ditur qė rroga ėshtė e pėrcaktuar. Kjo tė jep tė drejtėn qė nė mėnyrė alternative tė pohosh se korrupsioni nė drejtėsi ėshtė njė element i dukshėm.

BBC: Zoti President le tė dėgjojmė tani njė pyetje qė lidhet me pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr t'u pėrfshirė nė familjen euroatlantike. "Jam Suljeman Morina nga Zvicra. Kam kėtė pyetje pėr z. President. I nderuar zoti President Topi, a jeni optimist se dy sfidat kryesore pėr shqiptarėt, hyrja nė NATO dhe nė Bashkimin Europian do tė realizohet gjatė mandatit tuaj"?

Presidenti Topi: Faleminderit zoti Morina pėr pyetjen! Unė mendoj qė njėrėn prej sfidave ne e kemi shumė tė afėrt. Pikėrisht ajo qė ka tė bėjė me marrjen e ftesės nė Samitin e Bukureshtit qė do tė zhvillohet nė prill, pra mbas 3 muajsh. Janė bėrė tė gjitha pėrpjekjet dhe politika shqiptare nė pėrgjithėsi, qoftė mazhoranca dhe opozita kanė demostruar njė vullnet tė ri pėr tė plotėsuar ato detyrime tė fundit qė kanė tė bėjnė me vazhdimin e reformave, qoftė nė fushėn e drejtėsisė, qoftė nė problemet elektorale. Besoj qė ėshtė njė rast i veēantė, ku klasa politike shqiptare dhe sidomos vullneti i shoqėrisė shqiptare ėshtė nė tregues kaq tė lartė. Parlamenti shqiptar nė unison, por edhe 94% e popullsisė nė sondazhe shprehet pėr nevojėn e integrimit nė NATO.

Besoj se edhe mė ndihmėn e partnerėve dhe atij vullneti tė vrullshėm diplomatik qė ne kemi pasur nė funksion tė integrimit nė NATO, besoj qė kjo ėshtė njė sfidė e cila do tė kalohet me sukses. Ēėshtja e integrimit nė Bashkimin Europian pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė njė ēėshtje qė konsiderohet mė afatgjatė, qė ka tė bėjė me plotėsimin e standardeve, jo thjesht nė vullnetet politike dhe nė ēėshtjet politike, por janė standarde administrative, janė standarde ekonomike qė kėrkojnė mė shumė kohė. Unė do tė isha i lumtur qė tė isha shumė optimist qė kjo gjė tė zhvillohej brenda mandatit qė kam unė si President, por dėshiroj t'ju them qė duhet tė jemi mė objektiv. Besoj qė sfida e parė e integrimit nė NATO realizohet shumė shpejt, e dyta kėrkon pak mė shumė kohė.

BBC: Quhem Gent Metaj. Ky mesazh vjen nga Brukseli. Aktualisht jam punonjės i administratės belge, pėr ta pėrforcuar jam atashe i kabinetit i njėrit prej kryetarėve tė grupit parlamentar tė Parlamentit tė Brukselit. Zoti President, pyetja ime konsiston nė njė reflektim dhe njė konstatim qė kam bėrė pėrgjatė njė takimi qė ju keni pasur nė fundin e vitit tė kaluar me emigrantėt nė Bruksel, ku meraku i emigrantėve ishte i mėposhtmi. Nė fakt ju erdhėt nė krye tė Republikės sė Shqipėrisė si President i saj i zgjedhur nga Partia Demokratike, pra keni qenė njė ndėr figurat mė kryesore tė PD-sė, tanimė nė postin e Presidentit. Meraku i emigrantėve nė atė kohė ishte nėse do tė mundnit ju si President i ri i Republikės sė Shqipėrisė tė humbisnit komplet lidhjet politike qė keni pasur me PD-nė pėr t'u bėrė President i tė gjithė shqiptarėve dhe jo i njė partie politike dhe i njė personi tė veēantė. Pas disa muajsh qė juve jeni nė postin e Presidentit tė Republikės, cili ėshtė mendimi juaj, cili ėshtė konstatimi juaj nė lidhje me kėtė merak tė emigrantėve?

Presidenti Topi: Zoti Metaj, nė fakt juve kėtė pyetje duhet t'ia drejtoni vetes dhe emigrantėve nė pėrgjithėsi se cila ėshtė ndjesia e tyre pėr mėnyrėn e sjelljes institucionale tė Presidentit, sepse bindja ime qė nė momentin e ndėrmarrjes sė kėsaj sfide pėr tė ardhur nė postin e Presidentit tė Republikės, ka qenė nė radhė tė parė me vetveten, sepse Presidenti i Republikės detyrimisht, jo thjesht pėr shkak tė detyrimit tė tij kushtetues, duhet tė jetė President i tė gjithėve, duhet tė jetė midis palėve, kur duhet, duhet tė jetė mbi palėt, pra unė kėtė problem e konsideroj tė ezauruar qė nė fillimin e marrjes sė ftesės pėr tė zhvilluar njė garė nė Parlament pėr t'u zgjedhur President. Tashmė ėshtė njė gjė, e cila ēdo ditė e mė shumė konsolidohet, janė mė shumė terrene tė tjera paragjykuese qė vazhdojnė ta gjykojnė nė kėtė mėnyrė, unė jam i bindur qė do tė jem gjithmonė nė perfeksionim tė ushtrimit tė detyrės nė pozicionin e Presidentit, pėr tė qenė President i tė gjithėve dhe i shkėputur nga "background"-et partiake.

BBC: Besoj se me kėtė pėrgjigje mbetet i kėnaqur edhe dėgjuesi ynė nga Kanadaja, Petro Vidhi, si dhe Bashkim Shala nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ndėrkaq, Hajredin Nasufaga nga Tirana, zoti President, ka dėrguar kėtė pyetje: "Pėrpara se tė bėheshit President nė njė prononcim pėr media jeni shprehur se 'PD ėshtė e larguar nga qėllimi pėr tė cilėn u krijua dhe se i ka braktisur interesat e shtresave qė pėrfaqėson, se lidershipi i PD-sė pėrbėhet nga njerėz qė udhėhiqen nga interesa tė ngushta vetjake'. Tanimė qė u zgjodhėt President, a i qėndroni kėsaj deklarate"?

Presidenti Topi: Unė zoti Nasufaga e kam shprehur nėse nuk gaboj nė njė intervistė tė zhvilluar nė muajin qershor tė vitit 2007 dhe i jam referuar njė konteksti tė caktuar lidhur me zhvillimet politike nė Shqipėri dhe me atė ē'ka unė kam pasur nė funksion tė njė analize qė kam bėrė pėr qeverisjen dhe pėr misionin e Partisė Demokratike nė atė kohė kur jam shprehur. Sigurisht, e gjithė kjo terminologji nuk kap nė bllok Partinė Demokratike, kam thėnė pėr elementė tė caktuar qė janė edhe me peshė nė PD dhe ėshtė nė parimet e mia qė atė qė them nė njė kohė nuk e zhbėj nė njė kohė tjetėr. Kėto kritika mund tė jenė tė vlefshme nė ēdo kohė, por sigurisht me detyrėn qė kam sot si President i Republikės edhe pėr tė qenė nė koherencė me atė qė shpreha nė pėrgjigjen e pyetjes paraprake qė do t'i largohem marrėdhėnieve tė karakterit partiak, qoftė edhe me Partinė Demokratike, do tė thoja qė kėto vėrejtje nė kohėn qė unė i kam bėrė sigurisht sipas kėndvėshtrimit tim kanė qėndruar dhe nėse do t'i kthehem vlerėsimit nė retrospektivė pa lidhje me pozicionin tim ato qėndrime kanė qenė solide tė miat dhe i konfirmoj pėr kontekstin me tė cilin jam shprehur.

BBC: Jemi me programin "Zigzag". Mysafir i yni dhe bashkėbiseduesi juaj sot ėshtė zoti Bamir Topi, Presidenti i Shqipėrisė. Ky emision ėshtė i regjistruar. Zoti President, vazhdojmė me pyetjet e dėgjuesve tanė. Florenc Rama nga Durrėsi shkruan: "Njė nga kushtet qė i janė vėnė Shqipėrisė nga Bashkimi Europian janė kartat e identitetit. Pse nuk po bėhen kėto karta? Pse mungon vullneti politik i tė dy krahėve pėr pajisjen e shqiptarėve me to? Pėr t'u pajisur nuk duhen as pesė minuta," - mendon Florenci.

Presidenti Topi: Florenci kėtė pyetje ta orientojė tek ekzekutivi, sepse detyrimin pėr tė bėrė kartat e identitetit e ka qeveria shqiptare. Nuk besoj se ėshtė ēėshtje e vullneteve tė ndryshme politike pėr kėtė punė, por ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė sikurse thashė me detyrimin qė ka qeveria pėr tė plotėsuar qytetarėt me kartat e identitetit. Do tė thoni ju, qėndron Presidenti indiferent. Pėrkundrazi, unė sigurisht qė kam qenė i hapur dhe do tė vazhdoj tė jem gjithmonė nė ndjekje tė kėtij problemi, qė ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr shqitparėt dhe pėr imazhin e Shqipėrisė.

BBC: Zyhdi Reēi nga Detroiti, tė thuash nė njė farė mėnyre vė nė dyshim deklaratat e juaja kur flisni pėr prokurorė tė pavarur, kėshilltarė tė pavarur, sepse sot kėta i caktoni ju.

Presidenti Topi: Jo, duhet tė kesh njohuri tė mjaftueshme pėr ndėrtimin e shtetit, duhet tė kesh njohuri tė mjaftueshme pėr pozicionin insitucional dhe kushtetues tė Presidentit. Presidenti nė rastin e gjyqtarėve ėshtė vetėm nė fazėn e dekretimit, sepse ju e dini qė ėshtė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė qė funksionon si njė strukturė kolegjiale, ndonėse nė krye tė kėtij kėshilli ėshtė Presidenti i Republikės, ai, sipas Kushtetutės ka tė drejtėn vetėm tė njė vote. Pra, duke pėrdorur njė term latinisht ėshtė "primus inter paris", pra ėshtė 'i pari mes tė barabartėve', ē'ka do tė thotė qė edhe Prokuroria funksionin mbi bazėn e njė ligji dhe Presidenti ėshtė vetėm ai qė bėn natyrisht dekretim, qė nuk do ta konsideroja thjesht njė proces formal, por do ta konsideroja njė proces substancial nė kuadrin e tė gjithė bashkėpunimit institucional. Pra unė nuk jam ekskluziv nė detyrėn time.

BBC: Zoti President, keni marrė njė letėr tė gjatė nga Gėzim Aliko nga Toronto i Kanadasė, i cili thotė se ju ka shkruar edhe Juve. Gėzimi ngre shqetėsimin pėr dėmtimin e varreve pėr qėllime pėrfitimi dhe pėr kėtė pėrmend shkatėrrimin e varrit tė babait tė tij. Si u pėrgjigjeni letrave qė vijnė nė adresėn tuaj me probleme dhe me halle qė edhe nuk janė nė kompetencat e Presidentit tė Republikės?

Presidenti Topi: Unė vlerėsoj ndjeshmėrinė e Gėzimit. Ėshtė njė ndjeshmėri qytetare dhe besoj qė ka kapur njė temė qė duhet marrė nė konsideratė nga tė gjithė. Sė pari kujdesi dhe memoria pėr familjarėt qė nuk janė mė nė kėtė botė tė gjallė ėshtė detyrimi i parė i familjarėve, por duhet tė jetė njė detyrim edhe pėr pushtetin vendor, sepse sipas ligjit qė ekziston sot, tė gjitha varrezat, qofshin kėto pranė qyteteve dhe qėndrave tė mėdha urbane, qofshin pranė komunave janė nė kompetencė tė pushtetit vendor, por natyrisht nė bashkėpunim edhe me strukturat qėndrore. Tė dhunosh varret besoj nga individė tė papėrgjegjshėm, kjo pėrbėn njė pėrgjegjėsi edhe pėr strukturat e shtetit qė duhet tė jenė nė ndjekje tė kėtij problemi.

Nuk mund t'ju them njė rast specifik, sepse nuk e di pėr ku bėhet fjalė, por nė parim ndaj shqetėsimin tim me atė tė Gėzimit qė shteti nė pėrgjithėsi, strukturat e pushtetit vendor duhet tė kenė njė planifikim tė qartė edhe pėr perspektivėn e varrezave kudo ku ato ndodhen. Pėr ta ilustruar mund tė them kėtė qė nė Tiranė po kalohet shifrėn e 1 milionė banorėve dhe pėr fat tė keq sot ende nuk ka njė perspektivė tė qartė tė varrezave tė reja, sepse njerėzit qė do tė lindin dhe do tė vdesin dhe kuptohet kur qyteti pesėfishohet dhe kur kapaciteti i varrezave ekzistuese ėshtė nė ezaurim, kjo tregon qė detyrimisht duhet tė ketė mendime dhe veprime energjike qė bashkė me qytetin duhet tė ketė edhe varreza tė reja. Pra unė mendoj qė ēėshtja e interesimit tė qytetarit nuk ka tė bėjė thjesht me njė ndjesi personale, por besoj qė tė jep shansin pėr tė trajtuar edhe njė problem qė i takon shtetit edhe pushtetit vendor.

BBC: Jam Merita Gashi nga Shkupi. Pėrshėndes Presidentin e Shqipėrisė, zotin Bamir Topi. Doja nga ai qė tė japė njė vlerėsim pėr marrėdhėniet nė relacionin Shqipėri - Maqedoni. Nė tė shumtėn e rasteve ato cilėsohen shumė tė mira sidomos nė rrafshin politik, por kėshtu sigurisht qė nuk ndodh edhe nė bashkėpunimin ekonomik. Ē'ka duhet tė bėjnė dy shtetet qė bashkėpunimi ekonomik tė jetė nė shkallėn e duhur?

Presidenti Topi: Shqipėria dhe Maqedonia janė dy shtete fqinje dhe besoj kanė bėrė mjaft progres gjatė viteve tė fundit. Shqipėria dhe Maqedonia, pėrveē marrėdhėnieve bilaterale janė edhe nė kuadrin e nismave rajonale dhe tė Kartės sė Adriatikut pėr t'u anėtarėsuar nė NATO, por edhe nė BE. Besoj qė nė nivel politik kėto marrėdhėnie kanė ardhur duke u forcuar. Ndaj tė njėjtin shqetėsim me ju sa i pėrket intensitetit tė marrėdhėnieve ekonomike. Duket sikur kėto dy vende nuk po gjejnė njė bashkėpunim substancial, por kanė mbetur mė shumė si territore tranzit dhe mendoj qė e ardhmja e vendeve tona nė integrimin rajonal dhe atė europian do t'i japė mė shumė shanse qė tė kualifikojnė orientimet ekonomike dhe tė specializojnė nė mėnyrė tė detajuar marrėdhėniet qė deri nė kėtė fazė janė mė shumė nė shkėmbimin e produkteve bujqėsore dhe mė shumė nė shpenzimin e fundjavave, apo tė sezonit turistik.

BBC: "Jam Remzi Rexhepi-Ēajani. Zoti President, si do tė veproni tani qė dihet se janė vėnė vizat pėr shtetasit shqiptarė nga shteti maqedonas. Por kam njė nėnpyetje kur tani dihet se nė pushtet ėshtė Partia Demokratike Shqiptare, si do tė veproni ju tani"?

Presidenti Topi: Faleminderit zoti Rexhepi! Ēėshtja ėshtė mjaft e ndjeshme. Padyshim qė kjo pėrbėn njė shqetėsim tė madh pėr qytetarėt, qytetarėt e Shqipėrisė, por edhe ata tė Maqedonisė. Unė mendoj qė ėshtė njė veprim i nxituar i palės maqedonase, sepse ka njė klimė paradoksale.

Ndėrkohė qė Brukseli lehtėson regjimin e vizave me Shqipėrinė, edhe pėr vende tė cilat kanė qenė mjaft hermetike pėr lėvizjen e shqiptarėve, sot ēuditėrisht Maqedonia hedh ide pėr tė forcuar regjimin e vizave, ndėrkohė qė nga lėvizja e lirė e njerėzve midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė ka pasur vetėm tė mira, njerėzit kanė komunikuar mė lirisht, biznesi ėshtė zhvilluar mė shumė, turizmi mė shumė dhe besoj kėto hapa retrogradė qė vijnė nga segmente tė caktuara tė politikės maqedonase natyrisht qė nuk do tė kenė shansin qė tė implementohen, sepse kuptohet qė edhe Shqipėria edhe Maqedonia janė pjesė e politikave europiane, tė cilat do t'i japin padyshim dhe detyrimin qė kufijtė tė vijnė duke e liberalizuar lėvizjen e tyre dhe jo tė hermetizohen, sikurse ka ndodhur nė kohėn e izolimit. Por politika shqiptare, institucionet shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė Ministria e Jashtme dhe qeveria, por pse jo edhe Presidenti do tė jenė tė angazhuar fuqishėm qė kjo ēėshtje tė rikthehet nė normalitet.

BBC: Pyetja nė vazhdim na rikthen nė problemet nė realitetin e brendshėm shqiptar, le ta dėgjojmė: "Zoti President i Shqipėrisė, pak kohė mė parė ju reaguat shumė ashpėr lidhur me atė qė Agjensia e Kompensimit dhe Kthimit tė Pronave po bėn me pronat e qytetarėve. Ju lutem, ēfarė ėshtė bėrė deri tani nė kėtė drejtim"? Lidhur me pronat na shkruan edhe Ajet Delaj nga Nju Jorku dhe ju pyet se a jeni ju zoti President si garant i Kushtetutės qė tė gjithė ata funksionarė tė shtetit tė cilėt pas vitit 98 shkelėn Kushtetutėn, kryesisht kur ėshtė fjala pėr tė drejtėn e qytetarėve shqiptarė pėr tė poseduar pronat e trashėguara dhe tė grabitura nga regjimi komunist tė pėrfundojnė nė burg? Si e shikoni kėtė ēėshtje?

Presidenti Topi: Ēėshtja e pronave nuk ėshtė fokusuar thjesht tek Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit tė Pronės, pasi ēėshtja qė ka tė bėjė me kthimin e pronave ėshtė njė ēėshtje mjaft komplekse. Kjo ėshtė njė ēėshtje e akumuluar kohė pas kohe dhe nuk kam trajtuar ēėshtje tė ndryshimit tė ligjit, por kam diskutuar pėr zbatimin me rigorozitet tė ligjit, ajo qė kėrkohet edhe nga Institucioni i Presidentit. Abuzime ka pasur me ligjin 7501, abuzime ka pasur nėpėr hipoteka, abuzime ka pasur nėpėr arshiva dhe kėto qė po ju them i kam mbi bazėn e tė dhėnave tė akumuluara.

Sigurisht shpėrdorime me pronat e qytetarėve kanė ardhur edhe nė nivelet e pushtetit vendor. Pra, ėshtė pėr fat tė keq njė problem i gjeneralizuar, sepse nuk kap thjesht ēėshtje qė kanė tė bėjnė me qendrėn e Tiranės, ka probleme nė bregdet, ka probleme nėpėr komuna. Fakti qė njė pjesė e kėtyre njerėzve sot janė nė dyert e drejtėsisė presupozon qė shteti ka filluar tė funksionojė edhe mbi bazėn e kėtij shqetėsimi madhor. Unė do tė jem shumė i angazhuar qė ta ndjek procesin brenda kompetencave tė mia, por kėto gjėra duhet tė ecin paralelisht edhe me reformimin e sistemit tė drejtėsisė, sepse ēėshtja e pronave ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me tė drejtėn legjitime tė qytetarit pėr tė kėrkuar tė drejtėn e tij, pra pėr tė kėrkuar drejtėsinė. Pėr tė kėrkuar drejtėsinė nuk mjafton tė shkosh nė zyrat e shtetit, por mjaft ēėshtje qė kanė tė bėjnė me deformimin e problemit tė pronės vijnė edhe si pasojė e vendimeve jo tė drejta qė jepen nė sistemin e drejtėsisė. Ju siguroj qė po punohet me shumė intensitet pėr tė parė nė radhė tė parė se si ėshtė situata reale, pėr tė bėrė diagnostikimin e sėmundjes dhe pastaj pėr tė shėruar atė qė mund tė shėrohet.

BBC: Kemi edhe dy pyetje nga Shtetet e Bashkuara. Gjergji Cakra: "A do tė kėrkojė Presidenti hapjen e dosjeve tė '97-s"?

Presidenti Topi: Ēėshtja e dosjeve nuk ka tė bėjė me vullnetin e Presidentit, por ēėshtja e dosjeve ėshtė njė vullnet qė projektohet nė Parlament. Ju e dini qė ka pasur mjaft debate pėr problemin e dosjeve, unė rezervohem tė shprehem nė kėtė pozicion qė jam, por po t'i kthehemi memories, do tė shikoni qė unė jam prononcuar nė mėnyrė tė qartė pėr problemin e dosjeve dhe besoj qė vetė politika shqiptare, sidomos politika nė Parlament duhet t'i japė zgjidhje kėtyre problemeve qė sot nuk janė mė njė kompetencė, apo njė ēėshtje qė i takon Presidentit.

BBC: Njė pyetje na vjen nga Kosova dhe ka tė bėjė me: "Unė jam Reshat Bubaci prej Prizreni. Kam dėshirė tė di se a ka ndonjė prapavijė tjetėr, natyrisht pėrveē eventualitetit Tiranė-Prishtinė pėr rrugėn Durrės-Kukės-Morinė, apo janė dhe pengesa tė natyrės tjetėr?

Presidenti Topi: Faleminderit pėr pyetjen! Besoj qė pėr ēdo shqiptar tė ndershėm rruga Durrės-Morinė ėshtė njė rrugė, e cila normalisht duhej tė ishte realizuar dekada mė parė, por pėr shkak tė politikės sė izolimit, pėr shkak tė asaj politike qė nė mėnyrė tė qėllimshme ėshtė bėrė qė Shqipėria dhe nė mėnyrė tė veēantė, veriu i Shqipėrisė tė mbetet i izoluar, tė mbetet larg nga Kosova. Unė mendoj qė kjo ėshtė rruga, besoj, qė duhet t'i bashkojė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė jo thjesht nė aspektin njerėzor, por pėr t'i dhėnė mundėsi hapjes sė tregjeve tė reja tė komunikimit, pėr t'i dhėnė mundėsi kėtij komunikimi qė ėshtė vital pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė dhe kur juve me tė drejtė hidhni dyshimin nėse ka prapavijė. Unė nė kėndvėshtrimin tim sigurisht qė aprovoj njė pjesė tė asaj qė ju dyshoni. Kjo ėshtė njė rrugė, e cila ėshtė e pamundur qė tė mos ketė pasur edhe segmente qė nuk e kanė dėshiruar, por ju siguroj qė sot politika institucionale e Shqipėrisė dhe ēdo shqiptar i thjeshtė i painfluencuar nga presione tė jashtme, ju siguroj qė ėshtė mėse i bindur qė kjo do tė jetė rruga e sė ardhmes qė do tė bashkojė Shqipėrinė dhe Kosovėn nė tregjet dhe nė familjen europiane.

BBC: Unė quhem Avni Dervishi jam magjistėr i shkencave politike dhe kėshilltar politik nė Parlamentin e Suedisė, nė Stokholm. Kam njė pyetje pėr zotin President. Pyetja ime ėshtė kjo, nė mesin tuaj ju keni kėshilltarė politikė tė fushave tė ndryshme. A keni ndonjė kėshilltar shqiptar qė vjen nga diaspora, qė janė intelektualė dhe qė kanė punuar e punojnė nė institucione tė ndryshme perėndimore?

Presidenti Topi: Faleminderit! Unė i nderuar bashkėatdhetar e kam filluar punėn si President i Republikės, duke gjetur njė staf politik, sigurisht duke pasur edhe njė staf administrativ, i cili sipas ligjeve tė shtetit gėzon statusin e nėpunėsit civil. Pra, nė aksesin qė ka Presidenti, ai ndėrron stafin politik dhe nė stafin politik kuptohet qė janė kėshilltarėt qė janė tė domosdoshėm pėr aktivitetin e Presidentit. Unė jam munduar qė tė bėj vlerėsime komplekse pėr individėt dhe mbi tė gjitha kam vlerėsuar edhe eksperiencėn e tyre dhe do tė ishte gjithmonė tregu i hapur nėse do tė ketė njerėz shumė cilėsorė qė vijnė edhe nga diaspora, duke ju siguruar qė ka njerėz po aq cilėsorė qė jetojnė nė Shqipėri. Ju siguroj qė do tė isha i hapur pėr tė bėrė zgjedhjen mė tė mirė midis intelektualėve shqiptarė, pavarėsisht nėse jetojnė nė Shqipėri, apo aktualisht jetojnė jashtė Shqipėrisė.

BBC: Pyetja e fundit zoti President lidhet me marrėdhėniet shqiptaro-greke. "Pėrshėndetje nga Prishtina, quhem Menduh Gashi. Doja ta pyesja Presidentin Topi lidhur me kontekstin e pronave ēame nė Greqi. Aktualisht, ky problem duket se ėshtė anashkaluar disi. A ka mundėsi qė zoti President, pėrfaqėsues i unitetit tė kombit, qė tė inicojė kėtė ēėshtje me palėn greke dhe pėrfundimisht ēėshtja e pronave tė ēamėve tė zgjidhet?

Presidenti Topi: Zoti Gashi, ju falenderoj pėr pyetjen! Mė lejoni qė t'ju kontestoj pikėrisht nė atė qė ēėshtja e pronave tė shqiptarėve, ku futen edhe pronat e ēamėve tė jetė anashkaluar. Nė vizitėn time zyrtare nė Greqi ka qenė njė ndėr termat e referencės sė bisedimeve, por sigurisht nuk mund ta mohoj qė nė epiqendėr tė bisedės ka qenė ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės, ka qenė ēėshtja e integrimit nė NATO dhe nė komunikimin zyrtar dhe diplomatik ka gjėra qė vendosen mė nė evidencė nė funksion tė kohės dhe tė konjukturės, por ju siguroj me ndjeshmėrinė qė ka shteti shqiptar, me ndjeshmėrinė time personale si individ, kėtė ēėshtje e kam trajtuar si njė ēėshtje tė sė drejtės ndėrkombėtare tė individėve pėr pronėn dhe i kam trajtuar si ēėshtje tė pronave tė shqiptarėve nė Greqi, duke iu referuar nė mėnyrė eksplicite protokollit tė miqėsisė dhe nenit 15 qė e qartėson qė ėshtė pikėrisht ēėshtja e pronave tė ēamėve nė trojet e tyre natyrale.

BBC: Pėrmendėt Kosovėn, zoti President, krejtėsisht nė fund kemi marrė disa pyetje qė kanė njė emėrues tė pėrbashkėt se kur Presidenti shqiptar zyrtarisht do tė vizitojė Prishtinėn.

Presidenti Topi: Tashmė ėshtė zyrtarizuar. Me ftesė tė zotit Ryker dhe tė zotit Sejdiu, i cili u rikonfirmua pėr njė mandat pesėvjeēar si President i Kosovės, unė do tė vizitoj Kosovėn nė datė 25, 26 dhe 27 janar, ē'ka do tė thotė pas dy javėsh. Ndihem i lumturuar qė do tė jem nė Kosovė nė njė moment historik pėr Kosovėn, kur Kosova mė shumė se kurrė ėshtė nė prag tė marrjes sė statusit tė pavarėsisė dhe besoj se komentet pėr kėtė vizitė janė tė tepėrta. Jam i mbushur me emocion pėr kėtė vizitė kėshtu qė unė mezi e pres kėtė vizitė, e cila po pėrgatitet me mjaft kujdes.

BBC: Zoti President, ju faleminderit qė ishit mysafir i programit tonė "Zigzag".

President Topi: Ishte kėnaqėsi pėr mua!

BBC: Ishte Presidenti shqiptar Bamir Topi nė "Zigzag"-un e regjistruar mė 10 janar 2008. Nė realizimin e emisionit morėn pjesė dhe kolegėt Fatos Ahmati dhe Aleksandėr Furxhi. Unė jam Seladin Xhezairi.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake